Skënder Jashari
Bëhen gati dy muaj që bota tronditet me agresionin rus në Ukrainë, derisa bota arabe duket që verbërisht mbështet Putinin. Për fat të mirë të Rusisë, shumica e ushtarëve rus që janë përdorë në agresionin në Ukrainë, janë musliman të Rusisë. Por askush nga bota arabe a edhe islamike nuk e ngritë zërin, ndoshta edhe nuk e kuptojnë, që Rusia është duke i përdorë qëllimisht muslimanët, sidomos muslimanët etnik të Rusisë, për t’i spastru etnikisht, për të zvogëlu gjasat që etnitë e tilla të ngriten kundër Rusisë etj. Rusia ka problem serioz me etnitë minoritare që janë 193 grupe etnike, e mbi gjitha ka pasur problem tejet serioz me muslimanët, derisa gjasat edhe më të mëdha dhe kërcënimet potenciale në të ardhmen i kanosen nga muslimanët. Prandaj Rusia, me rastin e agresionit në Ukrainë, është duke i përdorë muslimanët etnik të Rusisë, për t’a zvogëlu potencialin luftarak dhe kërcënimet potenciale që mund t’i ndodhin në të ardhmen asaj.
Identiteti rus, është farkëtuar gjatë shekujve me konfrontime, bashkëjetesë dhe bashkëpunim me muslimanët.[1] Rusia është e përbërë kryesisht me krishterizmin ortodoks, ku sipas cenzusit të 2010-ës, 47.4% janë ortodoks, prej tyre 41.1% besojnë në krishterizmin ortodoks rus, dhe 4.1% nuk janë të përcaktuar për cilin krishterizëm, derisa 1.5% besojnë në krishterizmin ortodoks, kurse katolik më pak se 0.1%, protestant rreth 0.2%.[2] Rusia ka popullatën më të madhe muslimane në Europë, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, e që janë rreth 14 milion me plotë 10% të popullatës,[3] apo në disa burime jepet deri në 20 milion të etnive të ndryshme.[4] Kurse sipas kryemyftiut të Rusisë Ravil Gaynetdin, thotë se ka 25 milion musliman në Rusi.[5] Edhe pse shtet laik i normuar edhe në kushtetutën e saj, Rusia njeh 4 tradita fetare të vendit, mes tyre krishterizmin( ortodoks), judaizmin, budizmin dhe islamizmin.[6] Mirëpo fal “mbështetjes” së Kremlinit për Islamin, supozohet që në vitin 2050, në Rusi, muslimanët të përbëjnë nga 1/3 e popullësisë deri në 1/2.[7]
Islamizmi në disa pjesë të Rusisë, ishte shfaqur përpara krishterizmit,[8] e që në vitin 2000, muslimanët e Rusisë festonin 14 shekuj të ardhjes së Islamit në vendin e tyre,[9] e që për dallim nga muslimanët e Europës që janë kryesisht emigrant, muslimanët e Rusisë janë popullatë etnike autoktone.[10] Muslimanët e Rusisë, i përkasin më shumë se 40 grupeve etnike, si Tataërëve të Vollgës, Tatarëve të Siberisë, Çeçenëve, Ingushëve, Bashkorëve, Dagestanëve, Balkarëve, Avarëve, Karaçajve, Lezginëve, Kabardinëve dhe shumë të tjera etni. Muslimanët e Rusisë praktikojnë kryesisht islamin suni, kurse Çeçenët dhe Ingushët, praktikojnë medhhebin Shafi, derisa shi-itët janë minoritet.[11]
Edhe pse popullata muslimane në Rusi është e shpërndarë në tërë territorin e kësaj federate, por se muslimanët etnik, janë dominues në 7 nga 21 republikat, si në Bashkortostan, Tataristan, Çeçeni, Ingusheti, Dagestani, Kabardino-Balkari, dhe Karaçai-Çerkezi,[12] derisa në qytetet si në Moskë, komuniteti islam është rreth 2 milion ose 20% e totalit, në Shën Petersburg është rreth 700.000 prej 4.78 milion banorë.[13] Derisa hapësira të koncentruara me musliman ka edhe në Lindjen e Largët përfshirë Omsk, Tjumen, Tobosk, Novosibirsk, Vladivostok, Khabarovsk dhe Urengoi.[14]
Islami është një forcë e rëndësishme në Rusi dhe Kisha Ortodokse Ruse ka raporte të shkëlqyera me Islamin, që datojnë që prej 700 vite më parë, e që edhe sot të dy këto fe, ballafaqohen me fenomenet e fundit, edhe pse ortodoksët kanë frikën e ringjalljes së ekstremizmit islamik anti-krishter, siç ishte shfaqur në luftën sovjetike në Afganistan dhe pastaj edhe në konfliktet tjera regjionale që shpien në rënijen e Bashkimit Sovjetik.[15] Edhe për dy dekadat e pastajme, shihet rritje e nacionalizmit në disa hapësira me shumicë islamike, gjithashtu rritja e nacionalizmit edhe tek rusët, por për të cilat ende politikëbërësit rus nuk merren seriozisht.[16] E në këtë rast duket sheshazi që Putini në mënyrën më brutale është duke trajtuar këtë problem, duke i përdorë muslimanët e sidomos muslimanët etnik për agresion në Ukrain.
Historikisht Rusia ka përdorur islamizmin për qëllime të saj qoftë kundër minoriteteve të tjera, kundër fqinjëve( si rasti kundër Ukrainës), për mbajtje të pushtetit( përdorimi i Kadirovcëve për mbajtjen nën pushtim të Çeçenisë) etj. Fryma hegjemoniste, shoveniste, ekspansioniste ruse, e kombinuar me totalitarizmin dhe autoritarizmin e regjimeve të një pas njëshme të saj, daton që nga viti 1715, kur Car Pjetëri i Madh, deklaronte ”që preferonte të shihte mes kombeve tona muhamedanizmin dhe paganizmin më shumë sesa hebrejt. Ata janë mashtrues dhe hileqar. Përpjekja ime është ta zhduk të keqen e jo ta shumëzojë atë”.[17]
Pastaj për të vazhduar me Katarinën e Madhe e cila e sponsorizoi islamizmin dhe klerikët islamik,[18] e që islamikët i ishin lojalist ndaj saj sesa ndaj osmanëve.[19] Gjatë sundimit të Katarinës së Madhe 1762-1796, e centralizoi administratën islamike, duke e sjellur nën udhëheqjen e shtetit, e që me pak ndryshime edhe gjatë Bashkimit Sovjetik deri në ditën e sotme ekziston.[20] Madje qeveria e Katerinës, miratoi ligje islamike për çështjet e martesës, familjes, moralit publik, e që shpeshherë anëtarët e komunitetit të mullave dhe xhamive ktheheshin në polic carist që denonconin fqinjët e tyre për kryerje të tradhëtisë bashkëshortore, apo mos ndjekje të namazit, duke u bë islami shtyllë të rendit perandorak konservativ.[21]
Pas rënijes së Bashkimit Sovjetik, filloi një rilindje a riislamizim edhe në Rusi, shkuan për studime teologjike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, e që këta klerikë radikal zakonisht ishin nga vendet islamike etnike të Rusisë, si nga Kabardino-Balkaria, Dagestani, etj.[22] Në këtë rast mund të shihet me lehtësi, që dërgimi për studime në “universitetet teologjike islamike” me ideologji radikale-vehabiste, nga vendet etnike muslimane të Rusisë, ishte e qëllimshme nga ndikimi i drejtëpërdrejt a i tërthortë i institucioneve të sigurisë së Rusië, për t’i shfrytëzu për qëllime të saj.
Kurse pas Erës së Bashkimit Sovjetik, organizatat islamike, nuk kanë qenë gjatë nën kontrollin e shtetit, por ato fituan statusin e organizatave private, derisa kryekëput kontrollohen nga institucionet e sigurisë së Rusisë, e që u ngritën tre organe kryesore që veprojnë në këtë federatë, e që konkurojnë mes vete për influencë në komunitetin islam, derisa hoxhallarët sfidojnë njëri-tjetrin për supremaci duke akuzuar për ekstremizëm dhe herezi dhe duke apeluar shtetin rus dhe policinë që të ndëryjnë kundër njëri-tjetrit,[23] pra luftojnë e shkatërrohen mes vete. Derisa predikime konservatore e radikale islamike vijnë edhe në Rusi kryesisht nga migrantët musliman nga Azia qendrore dhe Kaukazi, krahasuar me interpretimet konservative të islamit nga Rusia.[24] Vehabistët kërkojnë pastrimin e Islamit, derisa tradicionalistët kërkojnë ruajtjen e traditave të tyre islamike, kjo ka bërë që të ketë një mori vrasjesh mes tyre dhe dhunë.[25]
Nga një anketë e vitit 2010, 73% e mohonin ekstremizmin fetar dhe politik, derisa në Dagestan 97% kurse në Çeçeni 86%, kurse në Kabardino-Balkari 39%,[26] duke treguar sheshazi që ekstremizmi dhe terrorizmi islamik i shkonte për interes Rusisë. E që kishin ndodhur 4 komplote të mëdha që shënjestronin imamët e lartë sufi në Dagestan, nga salafistët që në tetor 2011 deri në fund të nëntorit 2014, 3 prej imamëve ishin vrarë, e që ishin të motivuar kryesisht nga feja, por edhe për motive shtesë politike.[27] Pra terroristët islamik shënjestronin islamistët më liberal( tradicionalist).
Prandaj Rusia fshehtas nxitë radikalizmin dhe terrorizmin islamik, kundër muslimanëve tradicionalist etnik të Rusisë, e që pasi të kryhen akte terroriste, del në mbrojtje të viktimave, duke sulmu pastaj brutalisht radikalët dhe terroristët islamik. Kështu u mbyllën e u ndaluan organizata islamike, si: MexhlisulShura Supreme ushtarake e Forcave të Bashkuara të Muxhahedinëve të Kaukazit, Kongresi Popullor i Ishkerisë dhe Dagestanit, Baza( e Al Kaidës), Osbat al-Ansar, al-Jihad( al-Masri), Al-Gama’a al-Islamiyya, Vëllazëria Muslimane, Lashkar-e-Taiba, Talebanët, Lëvizja muslimane e Uzbekistanit( ose Partia islamike e Turkmenistanit), Jamiat al-Islah al-Idzhtimai, Jamiatlhya at-Turath al-Islami, al-Haramain, poashtu edhe ndalime u bënë edhe nga autoritetet regjionale duke ndaluar operimin e organizatave të tilla në territorin e tyre.[28]
Askush më shumë sesa regjimi i Putinit, nuk e ka përdorë islamizmin, duke u prezentu njëherit si mbrojtës i tij, derisa në prapavijë si vrasës perfid i tij, njëherit si nxitës i fshehtë dhe përdorues i fshehtë i radikalëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik derisa pastaj edhe si ndëshkues brutal i tyre. Putini e integroi islamin si pjesë të kodit kultural të Rusissë,[29] duke i inkurajuar emigrantët islamik nga ish blloku sovjetik dhe dënoi gjuhën e urrejtjes ndaj muslimanëve siç ishte edhe rasti me karikaturimin e Muhamedit,[30] duke përfitu simpatinë e ekstremistëve dhe terroristëve potencial islamik të mbarë botës.
Prandaj edhe sot e shohim që mrekullisht e përzemërsisht muslimanët e Rusisë i shërbejnë agresionit të Putinit. Edhe pse popullata ruse është 53% e tyre kundër emigracionit, e që shkaku i nevojës së fuqisë punëtore, shkaku i natalitetit të ultë të rusëve, bëhet e nevojshme që të pranohen emigracioni nga vendet islamike të Azisë Qendrore, Azerbejxhani dhe Kaukazi verior, që për një vit ishin 3.5 milion njerëz,[31]
Sundimtarët rus, gjithmonë kanë pasur lojalitetin e komuniteteve muslimane nën autoritetin e tyre, jo vetëm në pjesën jugore të Rusisë, por edhe në Rusinë Europiane, e që marrëveshja e udhëheqësve shpirtëror kanë mbështetur raportet dhe i kanë respektuar ato, e që as sot nuk dallojnë e që kanë forcuar edhe më shumë raportet e tyre, po ashtu edhe me Kishën Ortodokse Ruse.[32]
Prandaj Putini, në rastin e agresionit në Ukrainë, duket që trajton njëkohësisht edhe çështjen e muslimanëve e kryesisht të muslimanëve etnik të Rusisë, në mënyrën më brutale, duke i përdorur si mish për top kundër Ukrainës, derisa në prapavijë synon spastrimin etnik të tyre, zvogëlimin e rrezikut potencial dhe kërcënimit potencial të tyre ndaj Rusisë
Më: 11.04.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] https://www.printfriendly.com/p/g/B3NgLp, faqe 12( 10.03.2022).
[2] “Арена: Атлас религий и национальностей” [Arena: Atlas of Religions and Nationalities], Среда (Sreda), 2012.
[3] https://www.state.gov/documents/organization/281196.pdf ( 10.03.2022).
[4] Interpreting Russian policy and Islam, Karina Fayzullina,Al-Jazeera Centre for Studies. 28 shtator 2014; Native Peoples of the World, An Encyclopedia of Groups, Cultures and Contemporary Issues, Steven L. Danver, 2015, faqe 666; Church and Religion in Contemporary Europe, Results from Empirical and Comparative Research, 2009, faqe 57; Islam in Russia.Changes in the Kremlin’s Rethoric, Alexei Malashenko, Russia in Global Affairs. 23 shtator 2014.
[5] https://www.aljazeera.com/features/2018/3/7/islam-in-russia( 10.03.2022); Basic Mechanics of Islamic Capitalism, Volume 1, Edwin E. Hitti, 2007, faqe 48.
[6] United States Department of State. Bureau of Democracy, Human Rights, and Labor International. Religious Freedom Report for 2011.
[7] How Islam Will Change Russia, Marlene Laruelle, The Jamestown Foundation, 13 shtator 2016.
[8] Russia’s Muslim Strategy, Walter Laqueur, Middle East Papers: Middle East Strategy at Harvard, 1 nëntor 2009.
[9] Russia, Elmira Akhmetova, In Yearbook of Muslims in Europe, Volume 6. Edituar nga Jørgen Nielsen, Samim Akgönül, Ahmet Alibašić, dhe Egdunas Racius, BRILL, 2014.
[10] Russian Islam and the Situation in the Middle East, Akhmet Yarlykapov, Russia in Global Affairs, 14 qershor 2016.
[11] https://www.printfriendly.com/p/g/B3NgLp, faqe 12 ; Islam in Russia: Past, Present and Future, Elmira Akhmetova, Historiafactory, 2 korrik 2016.
[12] https://www.printfriendly.com/p/g/B3NgLp, faqe 12( 10.03.2022).
[13] Islam in Russia: Past, Present and Future, Elmira Akhmetova, Historiafactory, 2 korrik 2016.
[14] https://www.printfriendly.com/p/g/B3NgLp, faqe 12( 10.03.2022).
[15] A Globalized God, Scott M. Thomas, Foreign Affairs, 1 nëntor 2010.
[16] The Russia-Middle East Connection: The Arab Spring and its Impact on Russia’s Muslims, Paul Salem dhe Alexey Malashenko, Carnegie Endowment for International Peace, 12 prill 2013.
[17] The Jewish Community in Russia, 1772-1844, Isaac Levitats, New York: Columbia University Press, 1943, faqe 20–21.
[18] “The Muftis of the Orenburg Spiritual Assembly in the 18th and 19th Centuries: The Struggle for Power in Russia’s Muslim Institution”, Danil D. Azamatov, in Anke von Kugelgen; Michael Kemper; Allen J. Frank, Muslim culture in Russia and Central Asia from the 18th to the early 20th centuries, vol. 2: Inter-Regional and Inter-Ethnic Relations, Berlin: Klaus Schwarz Verlag, 1998, faqe 355–384.
[19] For Prophet and Tsar, Robert D. Crews, Harvard, 2006, faqe 299-300.
[20] Russian Islam and the Situation in the Middle East, Akhmet Yarlykapov, Russia in Global Affairs, 14 qershor 2016.
[21] https://www.printfriendly.com/p/g/B3NgLp, faqe 13 (10.03.2022).
[22] Russian Islam and the Situation in the Middle East, Akhmet Yarlykapov, Russia in Global Affairs, 14 qershor 2016.
[23] https://www.printfriendly.com/p/g/B3NgLp, faqe 13 (10.03.2022).
[24] The Russia-Middle East Connection: The Arab Spring and its Impact on Russia’s Muslims, Paul Salem dhe Alexey Malashenko, Carnegie Endowment for International Peace, 12 prill 2013.
[25] Preserving the calm in Russia’s Muslim Community, Alexey Malashenko, Carnegie, Moscow Center, 9 shtator 2016.
[26] Islam in Russia, Changes in the Kremlin’s Rhetoric, Alexei Malashenko, Russia in Global Affairs, 23 shtator 2014.
[27] Reassesing the Russian Identity, Part 5: Faith, Age and the New Russian, 30 nëntor 2012.
[28] Islam in Russia. Changes in the Kremlin’s Rhetoric, Alexei Malashenko, Russia in Global Affairs, 23 shtator 2014.
[29] https://www.newsweek.com/putin-pledges-support-islamic-schools-russia-791561 (10.03.2022).
[30] https://www.tabletmag.com/scroll/188502/why-russia-is-no-place-to-be-charlie (10.03.2022).
[31] https://www.printfriendly.com/p/g/B3NgLp, faqe 11 (10.03.2022).
[32] Sultans and tsars. Russia has always had an ambivalent relationship with Islam, Erasmus, The Economists, 25 nëntor 2015.