RRUFJANJA

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

E kaluam pasditën dhe paranatën në një lokal nate të Shkupit me shkrimtarin Teki Dërvishi. Tre-katër burra edhe vetëm një grua, Rrufjanja. Gjatë këtij takimi, Teki Dërvishi na ftoi si mysafirë në barakën e tij ku banonte me qera në lagjen “Butel” të Shkupit. U pajtuam. Edhe ne, gjysëm të dehur, përveç Rrufjanes shkuam si mysafirë rasti nga taverna në shtëpinë e shkrimtarit. Gruan nuk e kishte në shtëpi.  Dorën në zemër, na priti dhe na e shtroi sofrën me meze, pije dhe raki rrushi.

Pasmesnate, Rrufjanja më tha: ti do të më përcjellësh deri në banesë! Shkaku, se: burri im të beson vetëm ty si shkrimtar shqiptar. Edhe pse, e njihja burrin e saj më herët gjatë disa takimeve si patriot shqiptar, e mora pak si provokim me rezervë. E hëngra grepin atë natë pavetëdije. Nuk, ke ku ikë më larg, o Kalosh Ҫeliku! Përveçse, maleve.

Edhe, nën ndikimin e alkoolit, e përcolla deri në banesë. I rash ziles hyrjes dërës. E hapi derën burri i saj, dhe i thashë: mirëmbrama! E solla gruan tënde në shtëpi. Ai, pasi mu faleminderua, e mori dhe e mbylli derën me një natën e mirë! Unë, ika në shtëpi.

Ditën e nesërme, kur u zgjova nga gjumi, dhe u kthjellova nga alkooli, e pranova gabimin tim trashanik: Mirë, bre Kalosh Ҫeliku: si do te reagoje ti, kur gruan tënde besnike dikush do të ta sillte para dere?!

Ende nuk e di, as e kam të qartë edhe Sotekësajdite, se cilin atë natë e përcillte Rrufjanja: Mua, shkrimtarin Teki Dërvishi. Apo, të Dyve?!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.