Prof. Dr. Tef Topalli
Tjetra vepër e gjatë narrative e Gjon Markut është romani “Drejt Arbërisë”.
Është ndër romanet e paktë në letërisnë tonë, që pasqyrojnë mesjetën e Arbërisë(1) dhe një ndër kohët më tragjikët të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane.
Ngjarjet zënë fill në Romë, para Papës Albani, me prejardhje shqiptare, i cili dërgon në Shqipëri si emisar të vetin At Filipin (edhe ky shqiptar), qëdo të udhëtojë me anije veneziane deri në Tivar, pranë Arqipeshkvit Zmajeviç, për të dhëna lidhur me gjendjen në Arbërinë e shtypur dhe e martirizuar prej osmanëve.
Kështu, autori ndërton tri qendra: Roma, Tivari (Kotorri) dhe Arbëria. Në bisedën që bëjnë me At Filipin shfaqet detyra e këtij misioni dhe çështja urgjente në territoret shqiptare: qendresa kundër osmanëve:
* * *
At Filipi At Zmajeviçi “Drama juaj, të dashun vëllezër shqiptarë zgjon interesin e krejt kontinentit Europian dhe është e domosdoshme që Europa të mos harrojë. Kjo, në fakt, duket se është prirja sot: të kthehet fleta shpejt, tue harrue atë që ka qenë, për me shikue përpara. Pikërisht për këtë kam ardhur deri këtu, me porosi të vetë Shejtit At Papë dhe do të mund të grumbullojmë libra, dokumente historikë dhe
kishtare, që kanë të bëjnë me Arbërinë dhe puna jonë do të nisë në Ipeshkvinë tuaj të Tivarit.
Kisha heroike në Shqipni, e tronditun nga përndjekja e ashpër dhe e zgjatun, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj…ka ndarë së bashku deri në fund dhimbjet
dhe shpresat e kombit, tue mbajtë gjallë, edhe nëpërmjet flijimit personal të shumë bijve të saj, traditën shumë të lashtë të krishtenë, me bindjen se ajo paraqet një vlerë të identitetit autentik shqiptar, prej së cilës nuk mund të hiqet dorë.” (2)
* * *
At Filipin e njohin me gjendjen e kishave, me statusin e besimtarëve, apostazinë, gjendjen në qytetin e Shkodrës – si qendër e madhe e katolicizmit; i tregojnë bibliotekën e madhe të Ipshkvisë, librin e parë shqip “Mesharin” e dom Gjon Buzukut; pastaj kalohet në përshkrimin e popullit të vuajtur të Mirditës dhe gjithë Veriut, i gatshëm për t’u ngitur në luftë kundër pushtuesit, në prag të Kuvendit të Oroshit e Ndërfanës… Paralel me këtë gjendje të ndezur për luftë, autori merr linjën tjetër: çfarë po bënte Porta e Lartë, në Stamboll për të nisur ushtri ndeshkimore në Arbëri…
Do t’ia lëmë vijimin e ngjarjeve vetë lexuesit, t’i ndjekë e të shohë ç’kanë më të çmuar arbërit dhe ç’sakrifica bëjnë për të rifituar lirinë e kohëve të Gjergj Kastrotit. Në qendër të tregimit del në pah veprimtaria aktive e At Filipit, i cili në mbyllje të romanit bën dhe udhëtimin e fundit në Arbërinë osmane, nga Lezha për në Shkodër, prej nga dhe do të nisej për në Venedik me anije nëpëmjet Bunës…ndërkohë:
* * *
“Në Kapelën Sixtine të Kishës së Shën Palit, në Romë, Papa Klementit XI, një shishe i ra prej dore dhe u bë copash në dysheme, ndërsa brenda në zemër sikur iu këput diçka dhe mendjen e çoi instinktivisht tek At Filipi, i cili dukej se e thërriste për ndihmë here në njërën e herë në tjetrën dritare..Dy kardinalë e morën dhe e ulën në karrigën e tij.-Ti ecën shtigjeve e legjendave, po kardinalët nuk kuptuan gjë. Ai e kishte fjalën për At Filipin, për të cilin kishte lutur Zotin të kthehej shëndosh e mirë në Romë. “(3)
* * *
Me të arritur në Arbëri, At Filipit i duhet të takojë Pashain e Shkodrës, tek i cili nxjerr edhe lejën sulltanore për këtë vizitë, ku njëeri nga nëpunësit e kalasë së Rozafës, pyet: a mos duhet t’ia këpusim kokën? Nuk vomoi shumë ditë dhe misionari françeskan At Filipi shkel tokën mirditore, ku e presin me zemër e me këngë lahute trmërie…më pas vizita në Sapë të Zadrimës, drejt Oroshit, ndalet në
Vig, ja dhe Gëziqi, Ndërfana me kishën e Shën Mërisë, ku i priste dom Doda, Kulla e Vshës, veshjet ilire para syve të françeskanit, kisha e Shën Palit, Bjeshkt e Namuna, Mali i Shenjtë, Katedralja e Oroshit me Arkën e Shejtit, mbishkrimi i Gëziqit, treguar prej dom Dodës… gjithë Mirdita- si projekt i zgjedhur për shpërthimin e kryengritjes kundërsosmane !… E pritur, nata tragjike kur vdekja do ta mbështillte në vellon e saj të zezë edhe At Filipin, që kishte guxuar ta ndërmrrte atë incursion misionari:
* * *
“Një turk i veshur si malësor e tërhoqi At Filipin jashtë karrocës. Binte shtërngatë. Tash ishte vonë. Dy-tri thika I përshkuan trupin shpejt e shpejt, po ashtu edhe malësorin që e kishte shoqëruar prej Ipeshkëvisë së Zadrimës. Nguli në ajër një britëm, ndërsa nëpër palcën e eshtrave ndjeu frymën e vdekjes. Currilat e gjakut të tij ia nisën me u përplasë nëpër gurë. Derdhej gjaku e përzihej me shiun që binte mes reshë. Trupin e tij e flakën në Drin, po ashtu bënë edhe me malësorët. Nata e tërbuar ulurin si bishë e uritur. Valët e papenguara në hidhërimin e tyre e mbajtën pezull trupin e tij.
Ushtarët ishin turrur mbi karrocat me letra. Ashtu, pasi ua kishin shqye çadrën karrocave, i flakën ato në Drin. Dhjetra libra filluan me marrë teposhtë nëpër rrjedhën e Drinit. Gjaku i kuq që binte mbi letra e ujë nuk po i merrte teposhtë…U duk se ai po ngrihej në kambë, ashtu pa kokë. Rrufeja krisi fort dhe tokën e ndriti një shkrepëtimë gjëmimtare. Drini dukej si një fletë e madhe libri, mijëra dokumente notonin në ujërat drejt Bunës. Në breg sulet shkuma e turbullt përzier me gjak….”163
LITERATURA
(1) Gjon Marku, Drejt Arbërisë, roman, EMAL, Tiranë, 2020 (me
(2) 250 faqe).
(3) Po ai, po aty, f. 43.
(4) Po ai, po aty, f. 248.
(5) Po ai, po aty, f. 246 -247.











