RILINDJA E 12 SHKURTIT 1945 DHE “RILINDJA” E PASLUFTËS SË VITIT 1999!

0
Gazeta Rilindja

Gani I. Mehmeti

Me rastin e 80-vjetorit të botimit të parë të “Rilindjes”, më 12 shkurt 1945

Duke lexuar “Rilindjen” e para 80 vitesh dhe shtypin e pasluftës së vitit 1999, shohim se pas Luftës së Dytë Botërore ishte një entuziazëm i madh për zhvillimin e vendit, gjë që kjo nuk ishte pas luftës së fundit, më 1999.

Kjo shihet në shkrimin e Fadil Hoxhës në faqen e parë të RILINDJES që po dilte për herë të parë pas luftës. Thirrja për zhvillimin e vendit nga ai në të gjitha fushat, ishte me të madhe. Më pastaj, angazhimi e interesimi për zhvillimi ni vendit në të gjitha fushat, ishte shumë kurioz. Mjafton edhe vetë titulli i këtij shkrimi se; tani duhet t’i përvishemi punës, është një thirrje që kupton se duhet lënë anash të kaluarën, njerëzit që mungojnë se i kishte hëngër lufta, të gjitha vuajtjet e tjera, sikur duhej lënë anash e duhet rrekur jetës për të çuar përpara jetën.

“Rilindja” është fletorja e parë që hartohet dhe botohet lirisht në gjuhën shqipe. As nji herë nuk ka pasë fatin vendi jonë me pasë nji gazetë si “Rilindja” që jo vetëm të studiojë, të rrahë problemet, hallet, kërkesat, dëshirat e popullit, por edhe t’ju gjejë ilaçin atyre.” – shkruan Fadil Hoxha.

Fadil Hoxha vazhdon pastaj edhe për shovenizmin serb, duke cekur se ata, për të luftuar deri në zhdukje shqiptarët, kishin mësuar që në vegjli serbët e malazezët që të urrejnë Shqiptarin. “I kanë thënë se shqiptari asht i egër, asht gjakësor, barbar e si i tillë, ai nuk mund të jetojë i barfabartë, e se për me jetue mirë, duhet që të zhduket shqiptari” – shkruan këtu në faqen e parë te numri i parë i “Rilindjes” së 12 shkurtit 1945.

Shihet mirë se çfarë temash përfshihen në këtë shkrim, pothuaj menjëherë pas luftës. Një prej temave ishte edhe mundësisht afrimi i popujve ndrmjet tyre, pa marrë parasysh të kaluarën e tyre armiqësore. Duhet punë sistematike për të shuar shovenizmin serb e malazez ndaj shqiptarëve.

Duhet orientuar edhe në shëndetësi. Kërkohet bashkëpunimi me të gjithë mjekët, duke marrë këshilla e ndihma prej tyre si dhe barërat. Në arsim përmes abetareve, broshurave e gjithçkaje për të ecur përpara.
“Rilindja” duhet të punojë natën e ditën, të futë rrezet e veta në të gjitha shtresat e popullit e të zhdukë errësirën, injorancën, analfabetizmin”. – shkruan, dhe vazhdon:

Sa të rëndësishme, aq edhe të vështira janë detyrat që i ngarkohen “Rilindjes”. Ajo nuk mundet me i realizue këto detyra, në qoftë se çdo njeri i ndershërm nuk i përvishet punës me e përkrah gazetën e vet – “Rilindjen”, me e përhap në çdo cep të Kosmetit e me ja këndue e shpjegue gjithkuj, jo vetëm kaq, por çdo njeri me koshjiencë tue fillue prej pionierit e tue shkue te plaku duhet të jetë bashkëpunëtor i “Rilindjes”, të shkruej artikuj, vjersha, të dëregojë informata mbi situatën e vendit ku ndodhet për suksesin a mossuksesin e ndonjë ndërmarrje etj, me një fjalë të ndjehet pjesëmarrës në këtë gazetë të popullit”.

Pra, kjo gazetë po i dedikohej një populli që mbi 90% ishte analfabet, që nuk dinte të shkruante e as të lexonte.

Pas luftës së fundit, më 1999 u zhbë ajo që ishte bërë më 1945!
Me akademikë, me universitete, me mijëra peofesorë drejtimesh të ndryshëm, me aq shkollia të mesme e fillore, me pothuaj 100% që dinin shkrim-leximin, nga qeveritë e krijura pas lufte, në vend që të ndihmohej kultura e gazetaria, ajo u shua. Iu mor po “Rfilindjes” Pallati i shtypit, ku bëhej botimi i librave shkollorë e jashtëshkollorë e shtypeshin gazeta e revista, siç ishin: “Rilindja”, “Zëri”, “Kosovarja”, “Fjala”, “Shkëndija”, “Bota e Re”, “Pionieri”, “Gazeta e pionierëve”, etj.

Ky pallat, që me të drejtë quhej Palalti i Shtypit, pas Millosheviqit, e morën qeveritë e Kosovës së pasluftës, vetëm pse kishin mundësi.

Me sa jemi të informuar, aso kohe janë paguar 16 milionë marka për renovim, apo kthim në zyra për ministritë evendosura këtu. Me aq para do të mund të ndërtohej një ndërtesë (objekt) i ri dhe ky do mbetej PALLAT I SHTYPIT. Por, llogaritë ishin bërë gabim dhe me qëllim të mbylljes të fjalës së shkruar. Kështu, sot e sa vite, nga fillimi i shekullit 21, ne mbesim pa gazeta e revista të shtypura. Kjo tregon se sa ne jemi për shtet, sa i vjen era shtet Kosovës, për çka ankohemi pse nuk na njohin të tjerët!

Kur, është e ditur se, shtypi është arma më e fortë e një vendi, kur dihet mirë se emri “Rilmindje” ishte dhe mbetet emri më i mirë, emri më përparimtar kombëtar shqiptar, sepse RILINDADSIT ishin ata që formuan KOMBIN SHQIPTAR. Është dashur të luftohet, të rrihet pa ngrënë e pa pirë, e gazeta “RILINDJA” të mos ndalohej për asnjë çmim.

Ashtu siç është RTK publik, ashtu ka qenë dashur të jetë edhe RILINDJA.
Pra, ajo që u bë më 1945, u zhbë pas luftës së vitit 1999, tamam sipas dëshjrës së armikut tonë. Në anën tjetër, shihet se zhvillimi i vendit pas luftës nuk kishte seriozitetin e mjaftueshëm. Dhe, nëse, deri me shpalljen e Pavarêsisë i mbetet faji UNMIK-ut, pas kësaj date, tani e 17 vite, faji mbetet tek të gjitha qeveritë e Republikës së Kosovës, dhe nuk dihet se çfarë mendojnë e deri kur do të shkojë kështu, pa asnjë gazetë të shtypur!

Dikush do duhej fajësuar për këtë gjendje të mjeruar të shtypit në Kosovë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.