Rezoluta 1244 e klubit OKB

0
Qeveria e Kosovës - Flamuri

Organizata apo klubi i shteteve OKB, deri sot i ka aprovuar 2722 rezoluta koti, të cilat nuk kanë zgjidhe asnjë problem të lidhura me rezolutat e aprovuara.

Njëra ndër rezolutat koti, në të cilat bazohen shumë politikanë dhe analistë të Kosovës është rezoluta 1244, e cila u aprovua më 1999, pas bombardimeve tē caqeve shtetrore terroriste të një antari të OKB-së.

NATO e bombardoi një antarë të OKB-së(1999), sepse ky antarë i OKB-së kreu 3 lufta gjenocidiale ndaj Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës(1991-1995).

NATO e sulmoi shtetin e OKB-së, duke mos përdorë asnjë rezolutë, por duke e përdorë vullnetin e mirë, dhe forcën ushtarake për të penguar edhe një gjenocid nga një shtet i OKB-së.

Klubi OKB pas intervenimit të NATO-s, e miratoi një rezolutë koti 1244, në të cilën analistët dhe politikanët injorant, dhe qellimkëqij bazohen për të zgjidhë qështjet me Sërbinë.

Injorantët rezolutën e quajne akt legjitim.

OKB nuk ka asnjë legjitimitet, sepse nuk ka forcë parlamentare apo ekzekutive, për të aprovuar ligje, dhe për t’i aplikuar ligjet.

OKB është klub i shteteve demokratike dhe jo-demokratike, të cilat shprehin mendime rreth problemeve boterore, pa mundësi të zgjidhjes së këtyre problemeve.
Në këtë klub, komitetin për të drejta njerëzore e kryesojnë shtetet që në 60 vitet e fundit nuk kanë organizue zgjedhje të lira demokratike (Koreja Veriore, Kuba, Irani).
Kosova në kohën e okupimit, si pjesë e RSFJ-së antare e OKB-së, dhe e RFJ-së antare e OKB-së u dhunua dhe shkatërrua.

Si antarë të OKB-së u vranë 14 000 qytetar, antarë të OKB-së.

Prej themelimit të klubit vajtues OKB, kanë ndodhë dhjetëra lufta ndërmjet antarëve të OKB-së, si dhe mijëra ngjarje të dhunshme mbrenda shumë shteteve antare të OKB-së.

Shtetet e OKB-së: Rwanda, RSFJ, Sudani, Etiopia, BRSS, Rusia, Syria, Jemeni, Kongo, Kina, Koreja, Afganistani, Bosna, Kroacia, Kambodia janë shtete të cilat në konfliktet e mbrendshme kanë shkaktuar mbi 60 milion viktima.

Shembulli më i mirë i kotësisë së OKB-së është lufta gjenocidiale e Rusisë kundër Ukrainës, për të cilën luftë klubi i vajtimit OKB nuk e ka aprovue asnjë rezolutë vajtuese.
Insistimi për antarësim në klubin vajtues OKB është humbje kohe, sepse antarësimi nuk varet nga Sërbia por nga Rusia dhe Kina, që kanë të drejtën e vetos ndaj antarësimit.

Kosova duhet të fokusohet për antarësim ekskluzivisht në NATO, e cila organizatë është e fortë, stabile dhe e drejtë.

Poashtu për 75 vite ska pasë luftë në asnjë shtet të NATO-s.

Në historinë e krijimit të shteteve gjithmonë ka vlejtë një ligj, sipas të cilit janë krijuar dhe kanë mbijetuar shtetet:

LIGJI I FORCËS USHTARAKE POLITIKE

Ky ligj aplikohet në periudhën historike të njohur deri më tani, pa asnjë përjashtim.

Prandaj të gjithë ata politikanë apo analistë politik, që bazohen në OKB, ose në rezolutën 1244, para se të gjithave janë të painformuar, e disa prej tyre përveq jo-informimit, e urrejnë edhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e cila u arritë me force, dhe pa OKB.

Kosova sikur secili shtet tjetër është themeluar me forcë, mbijeton me forcë, dhe mundet me u shkatërrue me forcë, dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Besim Prishtina
Shkurt 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.