13.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Retorika boshe e Vuqiqit për Kosovën, është vazhdimësi e retorikes të patriarkut, Pavle

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skender MULLIQI

Nuk është hera e parë që Serbia fletë për okupim të Kosovës siq u aktualizua këtyre ditëve më dëklartën e presidentit serb, Aleksander Vuqiq.Këtë gjë e kishte kërkuar edhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Pavle. Ai kishte thënë së “Serbia duhet të shprehë vëndosmëri për të rivendosur sovranitetin e saj në Kosovë e Metohi”, siç e quajnë Kosovën e pavarur shovenistet serbomdhenj. Të njejën gjë e përseriti presidenti i Serbisë, për të bërë bujë në opinion dhe për të zhvendosur vemendjen e publikut në Serbi, së seriozisht është duke iu luhatur pozita nga problemet e grumbulluara. Kosovën pos ideve megallomane për formimin e Serbisë të Madhe, është e qartë së Vuqiqi e ka adut të fortë për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Kjo qasje e re dhe e vjeter më pikat e proklamuara nga shumë kush po shihet së Vuqiq është duke shërbye më manipulime dhe zëvëndësim të tezave.

Zatën në një formë apo tjetër presidenti serb, pranoj marrveshjën franco-gjermane, e cila bie ndesh më qendrimet e proklamuara të tija për opinion, dhe bien ndesh më kushtetutën e Serbisë, ku Kosova figuron pjesë përbërese e saj. Prap, nga shumë kush marrrveshja franco- gjermane e Brukselit dhe ankesi i Ohrit nënkuptojnë njohjën faktike të shtetit të Republikës të Kosovës. Vuçiq në njërën ndër pikat thotë se duhet të rivendosën gjykatat, policia serbe, autoritetet shtetërore, alfabeti cirilik, njohja e dinarit. Ai vet kishte kërkuar që serbët t’i braktisin të gjitha institucionet legjitime të Kosovës. Eshtë e papranueshme, kthimi i një pushteti të huaj në Kosovë.Kjo nuk ndodhë dhe as që ka ndodhur dikund në shtetet e botës demokratike, e nuk do të ndodhë as në Kosovë.

Integrimi i minoritetit serb është domodoshmëri dhe në të mirën e tyre, duke iu ikur kështu planeve mashtruese dhe manipuluese të presidentit serb. Kjo sigurisht së është një iluzion serbomadh i Vuqiqit që nuk do të realizohet. Serbia në dekadën e fundit sistematikisht është putinizuar në hapësirën politike dhe hapësirën mediatike. BE-ja dhe NATO nuk janë synim i Serbisë, së ky shtet drejtohet nga një regjim autoritar. Beogradi zyrtar po kamuflon dhe po e mashtron BE-në, e në fakt lidhjet e forta dhe serioze po i mban më Rusinë dhe Kinën. Është apsurditet nese mendohet që Vuçiqi të reformohet, kur mbanë damkën e kriminelit të luftës.Në qarqe të informuara dëgjohet se SHBA-të kanë zgjedhur “durimin strategjik” kur bëhet fjalë për Serbinë.

Gjë që i jep ende pak hapësirë për manovrim Vuçiqit. Tashmë nga pikat e proklamuara që mund lëxohen midis rreshtave Vuqiqi e pranon gabimin e thirrjës që iu ka bërë serbeve që të largohen nga institucionet e Kosovës. Në këtë pikë minoritetin serb e solli Serbia, e jo Kosova siq u pretendua nga BE-ja, e cila pa asnjë faj na ndëshkojë më masa ekonomike. Dhe, presidenti serb nuk u ndalë në veprimet e tija të rrezikshme për paqe, duke ndermarrë aksion terrorist në Banjskë për ndarje të Kosovës. Presidenti serb në vend që të preferon gjuhen e dialogut më të cilën e ka plotë gojën, në fakt vendosi të përdorë gjuhën e armëve, që nuk i doli ashtu në Banjskë, dhe që nuk do ti dalë qdo tentim tjetër siç edhe e synon. Ka bërë shumë gabime për vet serbët, që tash dëshiron tia faturon pushtetit të Prishtinës, duke lanquar edhe pikat e proklamuara.

Serbët i gëzojnë të gjitha të drejtat barazi më shqiptarët si popull shtetformues që janë. Por, ajo qka po kërkon Serbia, pushtim të tokave dhe shkatërrim të shtetësisë, është e pa pranueshme për Kosovën.Asociacioni është pretekst i ndarjës mbi bazat etnike, siq po e përmbanë quditërishtë edhe BE-ja. Shumë intelektualë serb, mos shpalljën okupim të Kosovës nga Vuçiqi, e shohin si kapitulim më deklaratën që dha, e që këta bëhën sikur kan harruar së Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e shqiptarëve. Okupatore ishte Serbia më shekujë e cila e humbi luftën në vitin 1999, duke ikur më bishtë nën shalë. Sigurisht së kthimin e proceseve mbrapa nuk do ta lejojnë më kurrë shqiptarët.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit