Koment
Skënder MULLIQI
Kan ra re të zëza mbi Kuvendin e Kosovës! Problemi është Kuvendi jonë nuk është edhe i kuvendarëve cirkusantë! Marrin kritika për mos formim të organeve, u bë e 17 herë, dhe e gjithë kjo po has në vësh të shurdhër. Kush jeni ju more aty që na paraqiti si gjentlemena, për tu hajgarisë më qytetarë dhe më Kosovën? Nuk keni mundësi më privatizuar shtetin siq e keni privatizuar dhe mbisunduar për vite më radhë. Ju në vend që të mbroni Kosovën dhe të ardhmën e saj, ju po I ktheni proceset mbrapa!
Kosova dhe shqiptarët u mbrojtën më armë nga Serbia, e ju nuk po jeni në gjendje të formoni organet në kushtet kur askënd nuk e keni mbi kokë ! Kjo është për studim. Ne vend të dialogut keni filluar një luftë serioze për pushtet, jo për shtet. Zgjohuni nga gjumi o ju të mjerë! Koha është për vendime racionale, të planifikuara më tru jo më prapanica.Ju e keni marrë besimin e popullit, e po shihet së ka qenë gabim i madh. Mos e ngulfatni jetën shoqërore dhe politike, se nuk e keni asnjë të drejtë.
A jeni të vetëdijshem së kjo çka po bëni nuk vyen asgjë!Nese dikush nga ju është i sëmurë të shkon të mjeku-psikiatri! Ju po na thoni “ne jemi e askush tjetër”. Po kush jeni ju atje ulur në ulësat e Kuvendit të Kosovës? Këtë sikur nuk po dëshironi ta kuptoni. Jeni duke vepruar jashtë komptencave që ju ka dhënë verdikti i votës të sovranit. Ju keni problem më veten. Jeni egoist, më të meta narcisoide. Dhe kështu, ndërsa fshati digjet, “gjyshet” tona i krehin flokët. Kur e vërteta del në shesh, herët a vonë të gjithë ekspozohen…