Rama intelektual vs. Farage mashtrues

0
Rama - votat

Arben Çokaj

Baton Haxhiu thotë se Rama është intelektual e po kapet me një mashtrues si Nigel Farage.

Baton, në debatin Rama-Farage unë jam me Ramën si shqiptar, por disa gjëra duhet t’i themi!

Nëse Rama është intelektual, artist e piktor, si e ulë veten ai të vjedhë e blejë vota?! Në 12 vjet qeverisje të Ramës, jemi ende shteti më i varfër në Europë e me çmimet më të larta. S’po përmendi më shumë, por mua më duket se një intelektual nuk punon kështu, kaq keq, nuk vjedh e nuk blen!

Ndërsa Nigel Farage është një politikan i djathtë anglez, ka kapë axhendën kundër emigrimit si Donald J. Trump dhe të dy me të pyetë ty, nuk janë intelektualë sa Rama, por punojnë më mirë për vendet e tyre e për interesat e vendeve të tyre se Rama! Dhe më kryesorja, ata nuk vjedhin vota si Rama!

Si mund ta bëjmë Ramën ne, meqë është intelektual, të punojë për interesat e shqiptarëve?! Të ulë çmimet në nivel me rajonin e të zbusë varfërinë në Shqipëri?!

Se kollaj me thanë: jam intelektual, urban e kozmopolitan, por ata provincialët si Farage e Trump po punojnë për interesat e vendeve të tyre, e jo si Rama që punon vetëm për xhepin e vet.

Unë nuk e mbështes politikën e Farage, që etiketon shqiptarët si dhi të zgjebosura, por Rama i ka dëbuar një pjesë të shqiptarëve, që kanë kaluar me gomone për në Angli. Ata janë në vendin e tyre dhe kanë arsye që ankohen ndaj shqiptarëve problematikë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.