10.4 C
Tirana
E enjte, 9 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

QYQJA

0
Kalosh Çeliku - rrapi

NGA KALOSH ÇELIKU

Gjithë jetën e kaloi me Ku-kuuu nateditë, duke na kukatë majë shelgjeve dhe çative mbi Shtëpi të Babait, duke e kërkuar burrin. Ende pa burrë, dhe çerdhe. Fëmijët, na i la çerdheve të huaja. Nateditë, duke e fshehur burrin Sorrakun e Zi. Dallëndyshja, ka burrë. Edhe grua. Lejleku, poashtu Grua dhe Burrë. Fëmijët e tyre i kanë lindur në Shtëpinë e Babait.

Edhe, para Dimrit Madh, me fëmijët e tyre kanë shtegtuar nëpër vendet e ngrohta pas Diellit me rreze maleve. Në pranverë, janë këthyer në Vendlindje. Vetëm Qyqja, nuk ka burrë, as Grua. Fëmijët, i len çerdheve të huaja, duke kërkuar Burrin ose Gruan.

Qyqja, merret me shpendët shtegtarë për çdo Pranverë: dallëndyshen, lejlekun, me çerdhet e ndërtuara në shtëpitë tona te Pragu i Derës Madhe, dhe nën çati me vajtime Ku-kuuu… Qyqja, pa çerdhe dhe Shtëpi. Së paku ta kishte një Burrë. Ose, një Grua. Na kukat nateditë mbi çati me ku-kuuu.

Nuk ka çerdhe nën çati, as Vendlindje…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.