Nga: Binak MAXHARRAJ
/ Për mos hapjen e urës ka hyrë një dreq i madh ne shpirtërat e pashpirt te nderkombetarve dhe te ambasadoreve te QUINT-it /
/ Pendimi i BE për hapjen e urës është pabesia e pa besë dhe tradhetare e vetë BE ndaj Kosovë /
/ Hapja e ures nuk mund te jetë bisedë për dialog me Serbinë, sespe ura është brenda Kosovës, e jo në kufi. Ura është çështje ekskluzive e qeverisë dhe shtetit te Kosovës/
Sot (e premte) Ambasadorët e shteteve të QUINT-it ne panik dhe në vrap kanë shkuar në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. E temë diskutimi ishte: Hapja e urës mbi lumin Ibër. Këtë vrap ne panik te Ambasadoreve te QUINT-it ne një komunikat për media e ka bër te ditur edhe Qeveria e Kosovës.
Po pse ndodhi ky turr e vrap i çmendur i Ambasadorëve te QUINT-it?! I cili në fokus te biseden me Qeverin e Kosovës e kishte paralajmerimin e hapjes se Ures mbi lumin Ibër qe rrinë e mbyllur qe pas ngjarjeve tragjike te 2-3 shkurt 2000, kur bandat serbe, UDB-ja e Serbisë te ndihmuar fuqishm nga KFOR-i Françes dhe agjenteve francez te DGSË, por edhe me ndihmën e disa komandanteve tanë te dalë nga lufta (Thaçi, Veseli, Çeku). Të gjithë këta moren pjesë ne komplotin kundër Kosovës kur u përgjak Ura mbi lumin Iber pasiqe lejuan shpenguljën, deportimin me dhunë te me se 15.000 Shqiptarve, ku pati edhe mbi 10 shqiptar te vrar qe nuk pranuan ti lën shtepiat dhe banesat e tyre.
Ambasadorët e QUINT në takim me Kurtin
Qe te nesermën mbi urën e lumit Iber u dukën “rojet e ures”te bandave serbe te udhehequr nga krimineli Oliver Ivanoviq te cilin vite me pasë e likujduan vetë këto banda.Qe nga kjo ditë Veriu i Kosovës siç thuhet nuk e “pa driten e diellit me sy”.
Quditerisht apo qellimisht ky komplot me ndihmën e ndërkombetarve për vrasjën dhe debimin masiv te shqiptarve nuk është sqaruar ende e kësaj dite e as qe u lejuan shqiptaret te këthehën ne shtepit e tyre, as qe tentoi kush nga liderët tanë për tri dekada qe ti këthej nëpër shtetpit e tyre. Por qe nga ajo ditë veriu i Kosoves e nisi rrugetimine fatal te mbarpsht, tmerrin me dhunë e skandale i cili plotesishtë u përfshijë ne vorbullen e krimit të organizuar nga kriminelet dhe bandat kriminele serbe ne krye me Milan Radojçiqin. A mos do te thot kjo se qysh ateherë përendimi, ndërkombëtarët e qitën veriune Kosoves ne ad akta.
Hapja e urës mbi lumin Ibër është bërë “mollë sherri”, e sidomos në këtë kohë kur qeveria e Kosovës e ”ka pastruar veriun nga kriminelet dhe bandat kriminelet” te drejtuara nga Milan Radojçiq e ne regjin e A.Vuçiqi si ideator i krejtë asaj qe ka ndodhë ne veri për këto tri dekada. Sot atje situata është ndryshe e qetë. Serbet e veriut me në fundë e kanë kuptuar se ishin te manipuluar nga Vuçiq, ata tani i përqafojnë targat e Kosovës, dinari me nuk vepron, ka në kërkesë masive për paisje më dokumentet e Kosovës e sidomos për lejet e identifikimit siç janë pasaportat, lejet e njoftimit dhe patetnt shiferve etj.
Duke u bazuar ne të gjitha këto fakte Qeveria e Kosovës qe sa kohë po mendon seriozishte edhe për hapjën e Ures mbi lumin Iber edhe për trafik publick, pasiqe qarkullimi i njlrëzve bëhët pa pengesë. E, krejtë kjo duke u bazuar edhe të një vendim të BE te 2 shkurtit 2016 në Bruksel ne lidhje me zbatimin e “Mareveshjes për Urën e Mitrovicëes” ku sygjerohet edhe hapja e kësaj Ure ne te dy drejtimet edhe për kombesor dhe automjete.Sipç thuhet ne Palnin e BE se hapja e urës mbi Iber do behet symbol i normalizimit te maredhënjeve ne Kosovë se do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi”, thuhet qartazi ne Planin për hapjen e ure se BE.
Më tutje, edhe Qeveria e Kosovës shton se “Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian. Ura është simbol i integrimit, e që është punë e përbashkët e Kosovës me partnerët tanë. Qeveria është edhe për lëvizje të lirë edhe për integrim të qytetarëve”.
Por derisa Qeveria e Kosovës ne vazhdimesi planifikonte e deklaronte se se shpejti do te hapet edhe Ura mbi Ibër për te rrumbullaksuar projektin e saj tani me te realizuar për ”çlirimine e veriut” nga kriminelët dhe bandat serbe dhe se është e domosdshme te bazuar edhe ne Marevshjëen e Brukseli te 2 shkurtit 2016, qe ura te hapët.
Po tani pas tëtë vitesh te nenshkrimit të kesaj marevshje diçka nuk po shkon si dukët një “dorë e zezë” serbe ka depertuar te lideret e komprimituar, dhe korruptuar ne ikje si Borell, Lajçak etj., te cilet po done me ia lane si sihariq Serbisë mos hapjen e Ures mbi lumin Iber ndoshta si simboll te njl kufiri te ardhshëm. Dihet qe sa kohë për djallëzitë midis BE dhe Serbisë ishin te pranishem, kur lider e emsar nga BE gjatë vizitave ne Serbi i përkuleshin Vuçiqit, e ledhatonin e përqafonin si te ishte ndonje Mesia ne stilin ”vazhdo baba se mire e ke”, e till është Evropa e pabesë.
Këto ditë telalli i BE Petër Stano e hudhi ne eter një shigjetë e mbushur plotë helm kur deklaroi se qendrimi më ri i BE është se ura mbi lumin Iber mund te hapet vetem perms dialogut midis Kosovës dhe Serbisë qe nuk do te arrihet kurr. Këtë BE e bëri qellimshëm si një dhuratë për Serbin para ikjes se sajë, pra duke e anashkaluar edhe Marrëveshjen e saj të 2 shkurtit 2016 për hapjen e ures.
Kjo është pabesia e pa besë dhe tradhetare e vetë BE ndaj Kosovës.
Nuk duhet habitur për këtë gjest idioteskt te BE, kur dihet se BE historikishte ishte dhe është ne anën e Serbis gjakatare dhe gjenocidiale,e kundër interesave te shqiptarve e cila edhe ua glaberoi tokat dhe i deboi nga trojet e tyre.
Por i menjëhershëmi shte reagimi i Presidentes se Kosovës Vjosa Osmanit e cila fuqishëm me fakte dhe argument tha se ura mbi lumin Iber, nuk është dhe nuk mund te jetë çeshtje e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo nuk mund te ndodhë dhe nuk guxon te ndodhë sespe përzierja e Serbisë ne çështjën e Ures prekë sovranitetin dhe integritetin territorial te Kosovës. Se hapja apo mos hapja e urës është çeshtje ekskluzive e Qeveisë dhe shtetit te Kosovës dhe askush e as ndërkombetaret nuk kanë te drejtë te përzihen në çeshtjet e mbrendshme te shtetit te Kosovës, por këte e bëjnë si duket nga paniku i përfshirjës se Rusisë ne Ballkanë perms Serbisë e cila qysh tani është e oriejntuar plotesisht në grazhdin e Putunit nga i cili nuk guxon te levizë.
Por sot (e premte) bënë qudira nga prrallat e plakave edhe Ambasadoret e QUNT-i famoz i cili u përzi ne në çeshtjën e hapjes apo te mos hapjes se urës mbi lumin Ibër. Ata turr e vrap si te çartur, në panik ia mësyen Qeverisë se Kosovës, e hapen derën me turrë dhe iu rrasnë mbrenda kryeministrit Albin Kurti, sikur doni t’i thonin “çka po i pshtjellë punët rreth hapjes se ures”, edhe pse këta ambasadore te QUINT-it te gjorë sikur nuk e dinin Marevshjën e BE për hapjen e Ures qysh me 2 shkurt 2016.
Se si janë sjellë e mbeshtjell diskutimet e këtyre qyqarve ambassador te QUINT-it nuk mund te prejuridikojmë por e vërteta doli kur pas takimit i zoti i shtepisë se QUINT-it Ambasadori Jeff Hovenier duke deklaruar se shtetet e QUINT-it ne konsultim edhe më NATO-n nuk ”përkrahim asnjë ndrrim te statusit te urës se Ibrit”. Më gjeresishtë ai deklaroi se: “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”.
E tëpërt, e çuditeshme kandaloze, sui generisë kjo deklarate e Hovenierit?!
Pra, e quditeshme kjo deklaratë e Ambasoadortit Hovenier ne emer te QUINT-it, por jo edhe e papriteshme kur dihet se QUINT-i asnjëherë ç’prej se ata janë ne Kosovë nuk i kanë dale ne ndihmë Kosovës për asgje në zgjedhjën e çeshtjeve vitale për Kosovës, por veç se sa ia kanë mjegulluar dhe veshtersuar edhe me shumë dhe duke e përkrahë ne çdo rast kërkesat e Serbisë fashiste dhe gjenocidal. Ata nuk i dolën zot Kosovës as për tagrat, as për dinarin, etj., por Kurti i beri,kurse aresyetimi Iityre idiotesk ishte se “duhet te konsultohemi, kordinohemi me ne, e ai koordinim nuk do te vinte kurrë.
Më habit shumë qendrimi i Ambasadorit tone Jeff Hovenier, i cili është mjaftë stabile dhe parimor ne krahasimë me ambasadorin kukell ne Serrbi Christoffer Hill, i cili hapatas ka dale kundër pavaresisë se Kosovës, bile ai vitin e kaluar me rastin e përvjetorit te sulmit te NATO-s deklaroi se ”ishte gabim bombardimi i Serbisë”, etj. etj. Por, kjo deklarat e Ambasodorit Hovenier për mos hapjen e Ures është e pa pranueshme dhe skandaloze,kur dihet vendimi ne Mareveshjën e 2 shkurtit 2016 për hapjen e urës te cilën e anashkaloi edhe vetë BE ne ikje. z. ambaador urat janë lidhëse dhe jo ndarse, urat i bashkojnë njerëzit dhe nuk i ndajën mu për këtë ne gjithë boten e qyteuar ndërtohen urat e mirëkuptimit te përbashkimit te njërëzve, por pse e veçuat vetem Uren e Ibrit për hapjen se se cilës jo vetem qe e kërkonte qeveria e Kosovës por edhe vetë serbet atje ne veri.
Pse z. ambasador e late urën hala te mbyllur ku me dijët edhe për sa vite, kur e dini se ura nuk është dhe nuk mund te jetë çeshtje e Serbisë por është çeshtje e juridiksionit dhe ligjeve te Kosovës. Përzierja në hapjën e ures me pelqimin edhe te QUINT-it i cenon te drejtat dhe liritë e qarkullimit te njerezve dhe mallrave. Nuk besoi qe QUINT-i është kundër këtyre te drejtave,por pse e bënë e dine vetem ata, apo ndoshta këtë e bête nga friga e virshkllimave Ruse ne Ballkan për mes vazalit te saj Serbisë.
Nuk e di se mos hapja e Ures nga BE dhe QUINT-i a ka lidhje te imagjinueshme edhe me kufirin, duke e pas parasysh kur me 2-3 shkujrtë 2000 pra gadi një vitë pa çlirimit te Kosovës KFORI Françes, me UDB-ën dhe bandat serbe te Vuçiqit vranë mbi 10 shqiptar dhe I deportuan mbi 15.000 shqiptar ne Jug te Mitrovicës. Lidhur me këtë krim dhe gjenocid Ju Ambasadret e QUINT-it nuk u deklaruan asnjë here, kurse për një grusht serb doni ta qonit krejtë botën ne kembë,siç ishte rasti i dinarit i cili shkojë deri ne KS të OKB.
Lidhur me këtë nuk e kamë te qartë edhe dekaratën e Juaj z. Ambasador te dhënë tashti se voni ne emisionin Rubicon se a mos ka lidhje moshapja e ures me kufirin e Kosovës. Ju deklaruat ne emisionin “Rubicon” se “kufiri është përtej Ibrit”. Kjo deklatarë nuk është e plotë,nuk është e përcakuar siç duhet se ku është kufiri midis Kosovës dhe Serbisë,ju deklaruat se ai është: ”menjëherë pas Ibrit”, apo diku me large përtej Ibrit apo ndoshta deri të Molla e Kuqi ku ishte para vitit 1878, por me terheçjen e turqeve nga ajo trevë,ata këtë territor gadi sa Kosova ia lane ne dorë Serbisë qe me ndihmën e Rusisë e bënë rrafsh me tokë, hi e shkrum, duke i bërë rafsh mbi 630 fshatra thjesht shqiptare duke e debuar popullaten e saj shqiptare në Turqi dhe në Kosovë ku edhe sot jetojnë si Muhaxhir. Të ju përkujtoi se ne këtë vitë pra, para vitit 1878 Krushumlia ishte 100%shqiptare, Prokupla kishte mbe 70%shqiptar, bile edhe në Nishin e sotem jetonin mbi 50% shqiptar.
Se pra ne çdo deklaratë te njerëzve publike me funksione te larta duhet qartë te përcaktohet se ku ëahtë kufiri por ju nuk e përcakuat decidivishte se kufiri ësht ne Jarinje dhe në Bërnjak kur deklaruat se ai është përtej lumit Iber. Nuk e di se a ishte ky një llapsus apo i qellimshem.apo hala me i deshpruar jamë se a ka refuzimi i hapjes se ures edhe më kufirin e, nese po kjo do te ishte një katastrofë për Kosovën duke e dijtë se Kosova i ka kufinjet ligjerishte te përcaktuar dhe çdo levizje e tyre e prekë sovranitetin dhe interitegritetin territorial te Kosovës.
Se fundmi çështja e hapjes se Urës mbi lumin Ibër nuk duhet dhe nuk mund te jetë çështje e Serbisë, e aq më pakë ne dialog me te sepse ura është mbrenda Kosovës e jo ne kufijë me Serbinë. Ura është eksklizivë çeshtje e mbrendshme e qeverisë dhe shtetit te Kosovës. Përzierja nga jashtë e nderkombetarve por edhe e QUINT-it është përzirje në çeshtjet e mberndshme te Kosovës, përzierje ne sovranitetin dhe integritetin e saj.
Mendimi im personal është se pasiqe kjo është çeshtje ekskluzive dhe e drejte kushtetuese dhe ligjore e Kosovë edhe hapja e ures është paraparë edhe me Mareveshjën e 2 shkurtit 2016, qeveria e Kosovës nuk duhët te ndalet në hapjën e sajë, sespe është e drejtë e sajë Nuk pine ujë deklarata e Ambasadorit Italin ne Kosovë… se hapjen e ures Kurti po e kërkon për qellime elektorale. Ndihma e ndërkombetarve por edhe QUINT-it duhet te jetë jo ne pengimin e hapjes se urës, por ne ate te ia bëjë me dije Serbisë se kjo është çështje ekskluzive e Kosovës, e jo te heshtë ndaj reagimeve te mundshme te Serbisë me te cilat jemi mesuar tash tri dekada, duke ia bërë me dije Serbisë se hapja e ures është çështje e Kosovës, se ajo bëhët për te mirën e komunitetit serb dhe shqiptar qe garanton levizjen e lire të njërezve dhe mallrave. Çdo veprim ndryshe nderkombëtaret e kanë nga fika e reagimi Rus dhe ne veçanti te Serbisë, që kjo nenkupton se moshapja e urës vallë a mshefë ne vehtë edhe synimet teritoriale te Serbis duke e ruajtun status kuon e ures për çfare edhe nderkombetaret dhe QUINT-i po i dalin ne ndihmë.