Qeveritarë të Republikës së Kosovës, tashmë propagandojnë “Xhihadin Global” me fjalë të “agjentëve islamikë të Serbisë”

0
Skënder Jashari

Thellohet agresion rus në Ukrainë, rriten tensionet në Lindjen e Mesme, ashtu edhe në lidhje me Tajvanin e gjetiu. Në Ballkan edhe Serbia, tensionon situatën, me gatishmërinë për të ndjekur hapat e Rusisë, sidomos në Bosnje por edhe në Kosovë. Këto nuk e shqetësojnë aspak “miletin” osman, islam e turkofil të cilët ende flasin shqip, as në Kosovë e as më gjerë në rajon. Për më keq, kërcënime serioze drejtuar edhe kundër Republikës së Kosovës, e që në permanencë Serbia ka shprehur hapur pretendime territoriale, kërcënime ushtarake kundrejt saj. “Mileti” ngushëllohet me shprehje patetike “Allahu na mbronë” a të ngjajshme “çka e ka shkru Allahu ka me ndodhë.”

Instrumentalizimi i feve dhe ideologjive për qëllime politike, është shumë i vjetër, e që  sërish Rusia kishte përpilu strategji kryesisht kriminale për ringritjen e saj pas rënijes së BRSS-së, e që konsistonte kryesisht në: korruptimin e personave të ndryshëm në vendet ku dëshironte shtrirjen e ndikimit a zbutjen e kundërshtimit; në përdorimin e krimit të organizuar dhe në përdorimin e islamizmit dhe terrorizmit kryesisht islamik, por edhe atijë pansllavist( si rastin e serbëve në Ballkan, rastin e rusëve në shtetet Baltike a Ukrainë), por edhe në propagandën ekstreme etj. Serbia të njejtën strategji adoptoi dhe zbatoi në Gadishullin Ballkanik.

Natyrisht nuk ka pasur asnjëherë asnjë studim objektiv, për çështjen e ndikimit të religjioneve në raport me çështjet dhe proceset kombtare, në periudha të ndryshme historike të kombit tonë. Nuk ka asnjë studim të mirfilltë dhe kritik, të ndikimit pozitiv a negativ që kanë pasur fetë, klerikët e feve, por shohim vetëm deklarime më shumë emocionale dhe propaganduese.

Me rritjen e ndikimit islam, janë rritur edhe problemet dhe problemet politike edhe në Republikën e Kosovës, është defaktorizuar në arenën ndërkombëtare, është shtuar edhe numri i dhunës, krimeve të ndryshme të nderit brenda familjeve që praktikojnë islamizmin etj etj. Derisa në anën tjetër të gjithë jemi të mendimit, që s’ka pasur asnjë ndikim pozitiv, përpos pasurimit të disa hoxhallarëve dhe individëve pseudo-humanist, madje edhe besimtarët që kanë qenë të radikalizuar, e që janë ndeshur me ligjin, janë zhgënjy.

Fatkeqësisht viteve të fundit me krijimin e “masës kritike” të ndikimit, të cilë e synonin që më herët, klerikët radikal islamik, shihet që edhe në kuvendin, qeverinë dhe institucionet  e jera të Republikës së Kosovës, gjithnjë janë shtuar zërat që mbështesin ideologjitë islamike, turkofile, orientale dhe që janë kundërshtar a abstenues të orientimit Euro-atlantik të vendit tonë. Viteve të fundit, kemi pa që eksponentë të të gjitha partive politike shqiptare edhe në Repubikën e Kosovës, kanë flirtuar dhe kanë gjetur mbështetje edhe nga grupet e islamit radikal.

Republika e Kosovës, është produkt i përpjekjes së Kombit Shqiptar dhe ndihmës së pakontestuar të SHBA-së dhe aleatëve të tjerë nga Perëndimi. Derisa orientimi Euro-Atlantik i Kosovës në vazhdimësi ka qenë i rrezikuar nga islamizmi, e sidomos ndikimi serb që të forcohet islamizmi në mesin e shqipfolsëve, që në një të ardhme të afërt të riorientohen drejt lindjes, prej nga pastaj lehtësisht Serbia do riarrinte rezultate të mrekullueshme siç kishte arritur gjatë viteve 1878 deri në vitet 1989.

Fjalimi i kryeministrit të Kosovës, me rastin e përvjetorit të medresesë Alaudin në Prishtinë( dhjetor 2021), pastaj deklarimet skandaloze e zyrtarëve të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës në ngjarje të tilla fetare islame. Nëse krahasojmë dhe analizojmë, këtë përurim të vitit 2023 me atë të 2019, ka ngjajshmëri dhe disa aspekte që vlejnë për t’u theksu. Organizimet e tilla, janë organizime hibride subversive, kriminale dhe terroriste, me veprime të lejueshme për qëllime armiqësore.

Prandaj seriozisht do duhej trajtuar, analizuar dhe nxjerrë konkluzione nga këto tre raste dhe të rasteve tjera të ngajshme, për të kuptuar sesa shumë është e rrezikuar Ardhmëria, Ekzistenca( Shtetësia) e Republikës së Kosobvës, nga rrezikimi i riorientimit në të ardhmen e afërt në drejtim të lindjes. Instalimi i mentalitetit të tillë qoftë edhe në shoqërinë tonë shqiptare, e lëre më në institucionet vendim-marrëse të Republikës së Kosovës a Shqipërisë, do ishte rrezik shumë i madh për vetë ekzistenncën tonë.

Pak ditë më parë në një përurim librash islam dhe event të darkës islame(iftarit) të organizuar nga një hoxhë Sh. K., i cili tashmë njihet gjerësisht në publikun tonë, se ishte arrestuar me dokumente, para dhe armë me shurdhues të Serbisë, i gjykuar për lidhje me terrorizmin islamik madje i akuzuar edhe nga familjarë të terroristëve islamik. Për më keq ky person edhe nga Departamenti Amerikan dhe Institucione të  tjera të rëndësishme të Bashkimit Europian etj, e cilësojnë si rrezikues të paqes dhe stabilitetit, si dhe të sigurisë.

Fillimisht e për fatkeqësi më të madhe, asnjë Institucion i Republikës së Kosovës, nuk i trajton individët e këtillë si rrezik për sigurinë, integritetin, sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrja zyrtare a private e zyrtarëve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, në ngjarje private a zyrtare të institucioneve fetare a individëve privat, e sidomos të individëve të cilët edhe më tej konsiderohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit etj, si radikal dhe ekstremist islamik, do duhej trajtuar urgjentisht.

Pa hy më tej në skandalozitetin e deklarimeve të tilla, siç ishte deklarimi i kryeministrit të Kosovës, në jubileun e medresesë Alaudin në dhjetor 2021, në këtë rast edhe më skandaloz dhe kriminal është deklarimi i Zëvendës ministrit të pushtetit lokal të Qeverisë së Republikës së Kosovës-zt. Arbër Vokrri, me rastin e pjesëmarrjes së tij në promovimin e librave islam dhe darkës islame( iftarit) para pak ditës, të thirrur nga Sh. K. Në fjalimin e tij propagandues të “Xhihadit Global” me fjalë tërësisht të një “agjenti islamik të Serbisë”, nuk ka nevojë për t’i komentu, ato qartë kuptohen, citoj:”fatkeqësisht nuk mundet aq sa dojmë dhe aq shpesh sa kemi dëshirë ta materializojmë në punë të mira, në impakt në shoqëri, në  impakt në kahjen në orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe shpresoj që gradualisht do të korrigjohet.”[1]

Kuptohet që orientimi i tanishëm Euro-Atlantik i Kosovës, të korrigjohet gradualisht ka orientimi qytetrimor Islamiko-Arabo-Aziatiko-Turk, e që falë këtij orientimi më shekuj të tërë ishim nën robërinë e Perandorisë Osmane në bashkësundim me sllavët( Patrikanën e Stambollit), derisa falë qytetërimit perëndimor dhe SHBA-së, ne fituam Lirinë, Shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Vazhdon më tej, citoj:“Çfarë është përgjegjësia jonë si popull, kur them popull e kam fjalën në radhë të parë për etninë tonë, për Shqiptarët… Ne jemi produkt  i kombinimit të së paku dy qytetërimeve, por kulturalisht elhamdurilah që më shumë se 6  shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam dhe mundemi me thënë me siguri që jemi populli i vetëm me sinjifikancë politike që mundemi me u krenu që jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhap kah perëndimi. Sepse një prej misioneve të islamit është që fjalën e Allahut ta çojmë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor, të jetë busolla morale dhe qytetrimore e gjithë njerëzimit.

Natyrisht se kjo, ky nuk është mision i lehtë, natryisht që hasë në pengesa, ndodhin edhe luftëra. E ne shqiptarët, nëse e shikojmë historinë jemi produkt i kësaj përpjekje dhe këtij ballafaqimi, për shkak se nuk kemi ekzistuar si entitet i veçantë me këtë emërtim shqiptar, para se me ndodhë ky ballafaqim në Europë dhe jemi të vetmit, pra i vetmi produkt i gjallë i historisë së islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetrimit që ende frymojmë, që ende zhvillohemi, ende jemi këtu.

Pra përgjegjësia e jonë është e jashtëzakonshme edhe si popull. Po rallë shqiptarët dmth e kemi hark kohor prej Spanjës deri në këtë kohë, kur ne kemi mbijetuar për me i ofru diçka botës, pra ne atëherë kemi dështuar qytetrimi që e ka ngritë islami e ka pësu një godiotje të madhe, kështu që si qytetar të vetëdijsum fetarisht e moralisht edhe politikisht duhet ta kuptojmë misionin tonë që ështëg konsolidimi i jo vec i besimit tonë por edhe i ndikimit tonë, së pari në rrethin tonë ma të afërm, familjet tona, mandej në lagjet tona, rrethin tonë e tutje sepse e kemi potencialin dhe Allahu ka një premtim tu na kujtu se shumë grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha…”[2]

Nuk ka nevojë për komentim a thjeshtëzim për ta kuptui, mjafton ta lexoni dhe ta dëgjoni këtë propagandë terroriste islamike të “Xhihadit Global” me fjalë tërësisht të një “agjenti islamik të Serbisë”, por ajo që kërkoj është:

  1. Qeveria e Kosovës, është për të përfaqësu interesat e qytetarëve të Kosovës, e jo të Xhihadit Islamik a islamizmit.
  2. Qeveria e Kosovës, Institucionet e Kosovës dhe Bashkësitë Fetare, t’i trajtojnë radikalët, ekstremistët dhe terroristët( përfshirë edhe ata islamik), si rrezik për sigurinë, paqen, integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës-siç Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka listuar edhe radikalët islamik të Kosovës( përfshirë edhe Sh. K.).
  3. Qeveria e Kosovës, Institucionet e Kosovës dhe Bashkësitë Fetare, duhet të distancohen nga çdo pjesëmarrje zyrtare a private e zyrtarëve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, në ngjarje private a zyrtare të institucioneve fetare a individëve privat, e sidomos të individëve të cilët edhe më tej konsiderohen si radikal dhe ekstremist islamik.

Duke qenë se asnjëherë s’kam pasur besim në qeveri turkofilësh, sllavofilësh, islamiko-talebanësh në Trojet tona, as në këtë rast nuk pres që do ndërmerret ndonjë veprim minimal. Vetëm Perëndimi dhe SHBA, mund ta rishpëtojnë Kosovën, nga fashizmi islamiko-ruso-serb.

Fatkeqësisht sesa është zhytur thellë Kosova, në kënetën e islamizmit, më së miri tregohet sesa janë në gjendje me shpejtësi tashmë të sulmojnë kundërshtarët e islamizmit. Rasti i gazetarit, i cili kritikon hoxhën M.M. të Prizrenit, të cilit i ishte dhuruar një makinë luksoze Mercedes, e pak orë më pas sulmohet fizikisht. Nuk mbaron me aq, sa që viktima deklarohet para gazetarit të një medium, në çastin që viktima i fajëson “fanatikët islamik”, ndërhyn një sigurim i QKUK-së, që ishte prezent e që nuk e kishte ndaluar me kohë, nëse rregullorja e ndalon filmimin, por e ndalon vetëm për ta mbrojtur “fanatizmin islamik.”

Të gjitha këto janë vetëm ato që janë bërë publike vizuelisht, por situata është shumë më e rënduar jashtë syrit të kamerave. E shumë më keq do degradoj në të ardhmen.

Më: 12.04.2023

Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] https://www.youtube.com/watch?v=V1ALIfIm2Wg, minutat 12:39-19:05 (qasur më 11.04.2023).
[2] Po aty.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.