QEVERIA E KOSOVËS  DHE PAFTYRËSIA E KRITIKUESËVE LIDHUR ME FORMIMIN E ASOCIACIONIT APO ZAJE(B)DNICES…!

1
Albini dhe Zajednica

Abas Fejzullahu Nga Abas Fejzullahi

Nëse me kujdes do të mirreshin dhe analizoheshin të gjitha rrjedhatë e deritashme lidhur  me nënshkrimin dhe pranimin e Asociacionit apo Zajednicen e komunave serbe nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e të miratuar nga Kurvendarët e Kuvendit të Kosovës, se çfarë kanë shkruar e shkruajn në vazhdimsi analista e banalista, gazetarë, bashkëbisedues,kurvendarë e politikuaj nga më të ndryshëm në poste dhe pozita të ndryshme politike apo institucionale dhe çfarë bashkëbisedimesh zhvillohen nëpër emisionet e shumta televizive, do të dilshin disa vëllime librash, për fatin e keq  në dëm të Kosovës..!

Sepse, të përmendurit sipër janë të udhëhequr nga smira dhe urrejtja, lakmia për pozitë e për pushtet çfardo qoft ai, ku mund të përfitojn diçka, të cilët sulmojn, shpifin e rëndojnë qeverin e tashme (pasi që Drejtësia, Prokuror e Gjygjësi janë vetem me emër por jo me veprim) dhe në asnjë mënyrë se pranojnë që fajin kryesor për gjendjen e tashme të krijuar në të gjitha drejtimet me të gjitha problemet janë pushtetarët e qeveritarët që kanë qeverisur tue u bashkuar partitë politike për pozita e pushtet (tue lidhur lidhur kumari ti mua unë ty) kanë ndarë poste, pozita e pushtet për interesat e tyre dhe pa fije turpi e ndergjegje kanë pranuar e nënshkruar Asociacionin apo Zajednicen (që më përshtati i shkon (Zajebnicen) në dëm të Kosovës siç e kanë pranuar e votuar edhe Gjykatën Speciale dhe tani kërkojnë të njejtit që qeveria e tashme t‘i zhbëj e të mos i pranoi ato..!?

Dhe këtë e bënë opozita e cila i ka humbur votat, por jo edhe pushtetin e pasurin e krijuar pa mund e pa djersë në të gjitha mënyrat dhe format e mundshme që ia kanë krijuar për veten e tyre sa kanë qenë në pushtet…tue ndrrue ligje  e nene e tue ua përshtat  vetes së tyre dhe tani sulmojn  qeverinë dhe veten e paraqesin atdhetar e atdhedashës ndërsa qeverin rrënuese e shkatrruese që ta kujton tregimin ku mes tjerash thotë: “…Mama  kopilin  ti them k…ë sa s’më ka thënë…“ !?

Të nisemi nga Kuvendi i Kosovës me kurvendarët që kritikojnë Qeverin e Kosovës  tash, lidhur me bisedimet që duhet bërë me Serbinë, tue u thirrur edhe në emisar e komisar të ndryshëm të BE që në vazhdimsi vijn me kërkesa të Serbisë dhe parashtrojnë kushte dhe kushtëzime për Qeverinë e Kosovës, qysh se kanë filuar bisedimet.

Ndër shumë kërkesa që ka Serbia, ma kryesorja është të formohet Asociacionin apo (Zajednicen) kancerin e shtetësisë së Kosovës, pasi që ate e kanë pranuar e nënshkruar në vitin 2013 Hashim Thaçi bashkë me Isa Mustafën dhe është miratuar nga kurvendarët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe kur këta kanë bashkëqeverisur… sipas posteve dhe pozitave që i kanë pasur sipas marrëveshjeve ndër veti dhe askush s‘kërkon përgjegjësi ndaj tyre (përjashto ndonjë kërkesë e ndonjë analisti syçel e mendjempreht) që jep vërejtje dhe paralajmëron për pasojatë që do i ketë Kosova me Zajednicen..!

Opozita e tashme kur ishte në pozitë e ka pranuar kopilin e Serbisë, me emrin Zajednicë, nga të njejtit që e pranuan edhe Fusnoten (Pusnoten) që të hiqet emërtesa Republikë dhe Kosova në qarqet ndërkombëtare të përfaqësohet vetem me emërtimin serb Kosovo, po ashtu me nënshkrimin e Hashim Thaçit.

Serbia ka llogaritur mirë se çfarë do të përfitoj në të ardhmen në Kosovë me pranimin e këtyre nënshkrimeve të përmendura e shumë të dëmshme për ardhmerin e Kosovës, një Republikë Serbe si në Bosnje ashtu edhe në Kosovë.

Borisav Joviqi, ish funksionar në Serbi në kohen e Sllobodan Millosheviqit, thoshte gjatë ndryshimeve Kushtetuese në Serbi mes tjerash: “…Serbia gjithnjë ka fituar në luftë, por ka humbur në paqë gjatë bisedimeve…“ E vërteta ësht se: Serbia gjithnjë ka fituar në paq, sepse si në luftë si në paqë është ndihmuar nga Rusia, pra të gjitha bisedimet që janë bërë që nga viti 1878 e këndej, kudo në qenrat e ndryshme të Europës, Serbia ka fituar sepse është përkrahur jo vetem nga Rusia por edhe nga disa shtete tjera të Europës.

Kjo përsëri po vërtetohet qysh se kanë filluar bisedimet mes Kosovës dhe Sebisë me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesëve nga më të ndryshëm nga BE emisar e komisar të ndryshëm  ku Serbinë veç sa se kanë shpallur viktimë dhe Kosovën agresore… në bazë të sjelljeve dhe kërkesave të tyre në vazhdimsi që Kosova duhet t’i pranon e ti jetëson, ndërsa asnjëhere nga këta përfaqësues të BE s‘kërkuan nga Serbia të ndryshoj Kushtetuten e Serbisë ku Kosova ende është pjesë përbërse e Serbisë edhe pse Kosovën e kanë njohur mbi 100 vende si shtet të pavarur dhe 5 shtetet e BE që ende se kanë njohur Kosovën e përfaqësuesit e tyre  janë ndërmjetësuesit  kryesor për bisedimet dhe deri tash është dëshmuar  se me qëndrimet , kërkesat dhe veprimet e tyre po e përkrahin Serbinë ndërsa kushtëzojnë dhe kërcënojnë  Kosovën në forma e mënyrat të ndryshme…!

BE dhe përfaqësuesit e saj për ndërmjetsim në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëhere se ngriten çështjen, që Serbia  t’i paguaj dëmet e luftës që i ka shkaktuar Kosovës në të gjitha drejtimet, as për të pagjeturit  e hiq se hiq për shfarosjen që Serbia ka kryer dhe dhunimet e bëra në Kososovë nënë udhëheqjen dhe komanden e Sllobodan Millosheviqit..!

Serbët ardhacak në Kosovë, bashkëveprimtar në kryerjen e krimeve dhe shfarosjeve në Kosovë me ushtrin dhe policin e Serbisë, tani janë të përkdhelur dhe kanë më shumë të drejta  3-4% serb në Kosovë se mbi 94% shqiptarë vendor dhe pakicat tjera.

Serbët në Kosovë,  në komunat e Mitrovicës veriore që e ndau KFOR-i Francezë me çetnikët Serb  dhe me ndihmen e UNMIK-ut ndau Mitrovicen në dy Komuna ku pjesen veriore bashkë me disa fshatra të formuara si komuna kontrollohen nga  grupet kriminale serbe të udhëzara nga Serbia…me dijen dhe lejen e UNMIK-ut dhe të BE..!

Serbët e tri komunave veroire prej vitit 2000 e deri më tani s’paguajn rrymën, ujin dhe tatimin, këte e bëjnë qytetarët e Kosovës, me fajin e qeveritarëve tanë që kanë qeverisur prej vitit 2008-deri më 2020.

Serbet ardhacak si pakicë kanë vendet e rzervuara në Kuvendin e Kosovës votuan s‘votuan sikur të ishin 30% edhe pse jan vetem 3-4%. Marrin pagat nga buxheti i Kosovës dhe punojnë e veprojn haptas për Serbin e kundër pavarësisë së Kosovës  këtë e din shumë mirë ish pushtshtetarët vendor por edhe emisar e komesar të BE dhe heshtin siç kanë heshtur edhe vet qeveritarët vendor të korruptuar, të cilët e kanë pranuar e nënshkruar Asociacioni apo Kancerin e shtetit të Kosovës siç është cekur edhe më sipër…!

Pikërisht këtë kopil serb të pranuar me nënshkrimin e Hashim Thaçit e Isa Mustafës, ja kanë lënë para derës Qeverisë së tashme të Kosovës dhe opozita e tashme i drejtohet kryeminstrit të tashëm se: këtë kopil ti duhesh ta pranosh ose të japësh dorheqje tue ba me dije se ka kush e pranon, kush e ushqen e rrit sipas porosive të atyre që e kanë pranuar në fillim dhe kanë lidhur marrëveshje me shkrim..!

Si përfundim:

Opozita deri më tash ka dëshmuar se i ka shërbyer dhe po i shërben për mrekulli përçarjes ndërshqiptare dhe po i ndihmon Serbisë, bashkë me shumë analista, banalista, gazetaxhi e folës e drejtues të emisioneve  të shumta televizive në jetësimin e kërkesave të saja që s’kanë për t’u ndalur asnjëhere derisa të jetëson qllimin e saj për ripushtim të trojeve shqiptare dhe daljen në Detin Adriatik që e ka pasur dhe ende e ka si planë e program të përjetshëm bashkë me Rusinë.

Opozita me këto veprime, po e bëjnë dobsimin e shtetësisë së Kosovës dhe po i japin mundësi veprimi Serbisë për shkatrrimin dhe zhbërjen e Kosovës si shtet në formim e sipër..!

Ndërsa disa qarqe të BE po e përkdhelin Serbinë gjëja për ta ndarë nga Rusia, që është një arsyetim i tyre më tepër formal se sa real, Kurdo që të pranohet Serbia në BE dhe në NATO, ajo do të vepron e punon në vazhdimsi për Rusinë në të gjitha format dhe mënyratë e mundshme  sepse me ndihmen e Rusisë është krijuar Serbia e madhe me pushtimin e trojeve shqiptare që nga vitet 1876-e deri më tani.

1 KOMENT

  1. Respekt i nderuari arab Abaz Fejzulllah, shume me pelqen emri i juaj pellazgo iliro patriotik……

    Aq me teper me vjen mire qe shum arab e kishin marre emrin e juaj dhe mbiemrin e juaj, dhe po e perdorshin per femijet e tyre …paramendoje shum arab e kishin emrin ne baze te emrit te juaj……

    krenohu me emrin fantastik patriotik iliro-pellazgjik abaz fejzullah.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.