Reagim ndaj shkrimit “Lista e UDB-ashëve – torturues fizikë” publikuar në ”Fjala e Lirë” dt. 10 Gusht 2024 me autor Ibrahim Kelmendi
https://fjala.info/lista-e-udb-asheve-torturues-fizike/
Fjalën e lexoj rregullisht. Rastësisht pash një shkrim me titull ”Lista e UDB-ashëve – torturues fizikë”
Nuk dua të zgjatem se si shumë ish të burgosur po rrefehen për vuajtjet, rrahjet dhe torturat e udbashëve shqiptarë, serbë e jugosllavë kundër të rinjëve shqiptarë pas demonstratave të pranverës 1981, por disa edhe po i zmadhojnë duke u treguar si tepër trima e të qëndrueshëm.
Reagimi im nuk duhët të lexohet se unë gjoja po shkruaj kundër Ibrahim Kelmendit e po dal në mbrojtje të ”UDB-ashve”, Jo.
Unë do ta them të vërtetën që askush deri më tash nuk e ka thënë, këaj radhe vetëm për Qerim Gashin.
Shkrim me titull ”Lista e UDB-ashëve – torturues fizikë”, në numrin rendor 45 ishte Qerim Gashi, Malishevë / Prizren, para Qazim Mazreku-t?, nr. 44 dhe Rifat Berishës, Prishtinë nr. 46.
Pasi që e njoh Qerim Gashin dua t’i them disa fjalë, sepse kam obligim moral që të tregoj ate që e di.
Qerimi është nga një fshat/katund i ish komunës së Malishevës, pastaj Klinës dhe tash, përsëri Vërmica iu ka bashkangit komunës së Malishevës.
Vermica nuk është më larg se 6, 7 km larg katundit Turjakës, afër Drenocit, Llozicës, Kijevës.
Vendasit, flasin për babën e Qerimit si për një njeri fukara por të ndershëm. Kur baba i Qerimit shkonte mu falë në xhaminë e Vërmicës, ulej në safin e mesëm ose në fund dhe askush nuk e bënte hesap. Mulla Osamni i Drenocit që ka shërbye një kohë si imam në Vërmicë tregonte se ishin të paktë burrat që rrinin me te por, më ka thënë Demushimi djali i madh i mulla Osmanit, jurist, ish gjyqtar dhe Kryetar i Gjykatës Komunale në Malishevë, baba e thirrte që afrohej në safin e parë në xhami sepse kishte vend të lirë …
Kur Qerimi zgjidhet Sekretar Komiteti në Malishevë dhe Klinë, bashkëvendasit e ”ndryshojnë” edhe bindjen që kishin për babën e Qerimit.
Qerim Gashi kishte shok klase në Normalen e Prishtinës HALIL ALIDEMËN e ndjerë, ish të burgosurin politik, tash Hero i Kosovës.
Halilit nuk i lenin vend në vendlindje, në Pozharan të Vitisë, në rrethin e Gilanit, ish politikanët e kohës. Qerimi e merr Halilin në Malishevë dhe e emëron drejtor të shkollës atëherë ”Emin Duraku”, bashkë gruan, Teutën, bijë e Kryezinjëve të Gjakovës, motrën e Ekrem Kryeziut, regjisor.
Kur UDB-a në Malishevë, e përcillnin, e ndiqinin ndonjë mësues ”të huaj”, spese Malisheva nuk kishte, Qerim Gashi reagonte si burrat. UDB-ashëve iu thonte ”Ju nuk guxoni as kah shkolla të shkoni”, siq ishte rasti i Hysen Molliqajt, mësues nga Lluka e Epërme që ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata Komunale e Rahovecit. Qerimi ishte Sekretar i Komitetit Komunal të LK-së
Qerim Gashi, më 1974, kur ishte Sekretar i Komitetit Komunal të LK-së në Klinë, unë u përjashtova nga Gjimnazi ”L. Gurakuqi”. Menjëherë shkova te Qerimi u ankova e ai më tha:
-Shko thuaj Ismail Gashit që Sinani ka me hy në provime private, pa pa pagesë dhe kështu ndodhi, spese drejtoria e shkollës më tha ”As brenda oborrit të shkollës mos hin”.
Më 1970, ndoshte 1971 kur vjen Eqrem Qabej me një grup profesorësh të UT në Prishtinë, dogana në Morinë ia kishte marrë të gjitha librat.
Në Hotelin ”Bozhur”, kur vendosën mysafirët nga RPSH-së, tregonte Gani Luboteni, mua më kishte caktua si shoqërues prof Idriz Ajeti dhe, në bisedë e sipër i tregon Ganiut se si iu kishte pru disa libra, botimet më të reja kolegëve të Albanalogjisë por, dogana iu kishte marrë të gjithat.
Ganiu del dhe e thirr Qerimin sepse, Qerimi kishte qenë student në UP. Qerimi ishte Sekretar i Sekretariatit të PB në Prizren që pasuli zihej nga një kokërr.
Qerimi shkon vetë, me shoferin dhe iu hynë brenda në doganë e iu merr të gjitha librat, revista e të tjera që gjen, jo vetëm ato të Qabejit.
Kush guxon me i thënë Qerimit “UDBASH”, ai nuk e njeh ose vetë është UDBASH.
I përmenda vetëm keto tri raste sepse Halilin e kam pasur drejtor shkolle e Qerimi ishte trimi më i madh që ka pasur ndonjëherë rrethi i Llapushës me qendër Malishevën.
Në Malishevë, zv. Drejtor ishte edhe Vesel Krasniqi i Drenocit, më vonë Udbash e Sekretar i Sekretar. të PB-së në Prizren, njeri që emrin me ia përmend duhet me thënë “Me nder me thënë” e me e la gojën.
Drejtor në shkollën “E. Duraku” ishte edhe Hajredin Bujupi nga Orllati, më vonë Sekeratar i Sekret. Komual për PB në Prishtinë, burrë i mirë, i ndershëm por trim e njeri i guximshëm si Qerimi nuk ka pas. Ai nuk ka folë por ka punua.
Edhe Qerimi para Halilit e Hajredinit ishte drejtor shkolle në Malishev. Kur vinte Qerimi në shkollë, miza nihej tuj fluturu. Shkolla ka pas rregull.
Literatura e konsulltuar nga unë:
“Lista e UDB-ashëve – torturues fizikë”
Nga admin -10 Gusht 2024
https://fjala.info/lista-e-udb-asheve-torturues-fizike/
“Qerim Gashi i Vermicës, burrë ”i heshtur” por i pathyeshëm dhe shumë i vendosur“, 06.04.2017
https://www.fokusi.org/qerim-gashi-i-vermices-burre-i-heshtur-por-i-pathyeshem-dhe-shume-i-vendosur/
“Një përshëndetje, një falenderim e mirënjohe, mësuesve“, Nga admin -7 Mars 2023
https://fjala.info/nje-pershendetje-nje-falenderim-e-mirenjohe-mesuesve/
Pjesa ku flitet për Qerim Gashin, si drejtor shkolle, sekratar i Komitetit të LKJ-së në Malishevë dhe Klinë dhe. si Sekretat i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Prizren
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 4 shtator 2024
sinankastrati09@hotmail.com