Pse është e veçantë skulptura e Nënë Terezës në Rinas?

0
Nënë Tereza në Rinas

Ilir Muharremi, kritik i artit

Ajo lutet për ne. Hija e saj na vëzhgon kalimthi. Manteli i bardh që mori identitetin global, shiritat blu në kokë, dy duart në formë lutjeje bashkohen, simbol i asaj që lutja është kërkesë, dorëzim në duart e Zotit, dëgjimi i zërit të tij brenda vetes sonë. Skulptura e Nënë Terezës dje u zbulua në Aeroportin e Rinasit-Shqipëri, mbështetur nga Union Bank për realizimin e saj, e krijuar nga skulptori Ilirian Shima, e cila  në vete ngërthen kompozicion simbolik. Është e kërrusur, imazh i veçimit të saj, skulptori thekson idenë e jo kopjen origjinale, ai e stilizon në bardhësinë e ujërave të këtij mermeri.

Skulptura si njëra ndër artet më e madhërishmja, fokusohet në gjestin, lëvizjen, raportet, ngjashmërinë e figurës, kapjen e shpirtit, pra hijes se personazhit sepse ngecje e çdo skulptori stagnon te shpirti real, të cilin ndonëse edhe mjeshtrit e Renesancës e vështronin skeptik.

Potreti te kjo figurë zëvendësohet me hijen, duart e saj mbulojnë fytyrën si një ndërveprim i së brendshmes me të jashtmen, interaktivitet edhe negativ nën ombrellën e përcepmtimit të opinionit. Por skulptura e sotme e cila jetëson mbi monumentalen duke theksuar  figurat e njohura kufizohet nën kufijtë e kohës pra stilizimi si mjet force veçantie e skulptorit që prishë çdo gjë klasike e realiste duke mos anashkaluar asnjë detaj ngjashmërie mbi petkun kompozicional. E dyta, skulptori ikën nga ajo shprehje se skulptorët janë të kufizuar nga koha dhe vendi.

Këtu vërejmë idenë e materializuar me një gjetje të veçantë të një guximi artistik mes abstraktes e pak edhe konceptuales, por abstraktja nuk thellohet shumë në format e veta sepse secili në pamje të parë ndjenë Nënë Terezën, e pikërisht mjeshtria e skulpturës qëndron në vrojtimin dhe përjetimin e parë. Pastaj vërshohen gjykimet te ana proporcionale, baraspesha, draperia, raporti me hapësirën-arkitekturën që në këtë rast e zbehë shumë skulpturën sepse bardhësia merr njollë nga ato konstrukte afër.

Kjo vepër ka shije, ka art individual por edhe kolektiv nëse e shohim nga bardhësia jonë shpirtërore figurën. Është mishërim idealistik i natyrës së saj, shpirtit mendjes, një tundim i ikjes nga ajo reale që jemi mësuar ta shohim e të shohim (arti vepron më ndyshe sepse është art), shprehjes së zakonshme,një orvatje drejt pasqyrës absolute të idesë si skicë shpirtërore e pastaj material i bardh. Një ndjenjë racionale e shumë konvencioneve që rregullon shpirtin dhe mendjen me tentativa abstrakte e që ngjiz syrin e njeriut drejt këtij shtegu pa kushte. Guximi i artistit tejkalon çdo shabllon kohe.

Dy skulptura për Nënë Terezën që jetuan shkurt në këtë hapësirë dështuan. E apara ishte hollakte e zgjatur merret pamjen e raketës, derisa e dytë ishte një copë bronze e kërrusur si një plakë e varfër, e vajtur tentim për të kopjuar origjinalen, por fyente figurën e Terezës. Kjo e treta është më e qëlluara dhe do t’i rezistoj kohës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.