24 C
Tirana
E martë, 22 Korrik 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Shkruan: Florim Zeqa, 21.07.2025

Albin Kurti dhe Fatmir mund të jenë mundësi për dalje nga ngërçi i përkohshëm politik, por emrat e sipërpermendur nuk janë fat i mirë për Kosovën, për stabilitetin institucional, për zhvillimin ekonomik, për bashkëpunim kombëtar, e në veçanti për bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës.

Amerika na bëri shtet

Përveqse qytetarët nuk i shohin si shpresë dhe mundësi për stabilitet afatëgjatë politik, ndërkombëtarët nuk i shohin Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn si partner të besueshëm për bashkëpunim strategjik!

I pari, Albini rrënues i marrëdhënjeve të Kosovës me ndërkombëtarët kurse i dyti, Fatmiri i futur në Kuvend për “vrimë të gjilperës” nuk garantojnë përspektivë zhvillimore dhe as ndryshim politik në vendin tonë.

Andaj, Albini dhe Fatmiri përveqse nuk paraqesin shpëtim për Kosovën, rrezikojnë futjen e Kosovës në një cikël të ri bllokues në Kuvendin e Kosovës!

Është fat i mire që ekzistenca e Republikës së Kosovës nuk varet nga Albini dhe Fatmiri dhe as nga bllokuesit e tjerë institucional, por në radhë të parë varet nga ata që na çliruan dhe na bën shtet, pra nga amerikanët!

Emrat Albin dhe Fatmir, përveqse nuk paraqesin lidership, nuk paraqesin as guxim politik për t’a nxjerrur shtetin nga bllokada e gjatë politike.

Sikur Albin Kurti të ishte lider i vërtetë dhe i përgjegjshëm, që në seancën e pare konstituive të Kuvendit do të gjente zgjidhjen e ngërçit politit, kurse Fatmir Limaj sikur të kishte guxim dhe ndershmëri politike do t’i qëndronte besnik subjektit politik (AAK-së) që e futi në Kuvend!

Përtej kësaj, Fatmir Limaj sikur t’ia donte të mirën vendit që në seancën e parë konstituive do të bënte marrëveshje politike me Albin Kurtin për t’i evituar 50 dështimet në Kuvend.

Nuk e bëri këtë në kohën e duhur për faktin se e ka pritur momentin e fundit të afatit kushtetues për t’i ngritur pazarin politik vetes në raport me Albin Kurtin!

Largim i Limajt nga Thaqi dhe Haradinaj nuk ndodhi për shkaqe parimore dhe as për të mirën e vendit, por, për ambicie karrieriste dhe biznesore!

Bllokada në Kuvend nuk erdhi vetëm nga opozita, por edhe nga subjekti fitues i zgjedhjeve, i cili, në mungesë të numrave në Kuvend dhe në pamundësi të formimit të Qeverisë, e ndryshoj proceduren e rregullt të votimit për t’a evituar dështimin e sigurtë në Kuvend.

Në anën tjetër sinkronizimi i ish partive opozitare; PDK, LDK dhe AAK nuk paraqet aleancë dhe as koalicion siq po e quajnë disa njohës të cekët të zhvillimeve politike!

Edhe përkundër barrikadimit në njërën anë, partitë e sipërcekura kanë qëndrime të kundërta për dalje nga ngërçi politik.

Ata që e kanë penguar për të 50-tën herë formimin e Kuvendit të Kosovës nuk e meritojnë qeverisjen me vendin. Kjo bllokadë e koordinuar për interesa personale nuk guxon të kalojë pa ndëshkim nga qytetarët.

Bashkimi i kokës me bishtin

Pozita e kryeparlamentarit është e përcaktuar qartë me Kushtetutë, ajo i takon vetëm partisë fituese të zgjedhjeve e jo një minorance politike në Kuvend, siq është NISMA me 3 deputet!

Zgjedhja eventuale e z. Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit, përveqse shkelje e Kushtetutës, është fyerje për të gjitha subjektet politike në Kuvend dhe tallje me elektoratin Kosovar, i cili e dha verdiktin popullor më 9 shkurt 2025.

Bashkimi i Kurtit me Limajn, janë sikurse bashkimi i kokës me bishtin pa përbërjen trupore! Koka dhe bishti pa trupin përbëjnë dy ekstremitete jofunksionale dhe të padobishme për njerëzimin.

Florim Zeqa, 21 Korrik 2025

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit