20.5 C
Tirana
E dielë, 25 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 2)

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 2)

1
Kadare - Agolli

Ismail Kadare Donika Agolli Dritëro Agolli

Lexoni për herë të parë!

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani, Suedi

Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
*
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!

Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!

Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!

*
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!

Brenda saj, dy emra shqiptar që “luftonin” për Kurorën letrare më prestigjioze në botë: Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.
Ajo që kërkush nuk e dinte ishte se kjo dosje përbante dokumente? Ajo përmbante letra anonime të shkruara në një gjuhë të përsosur françeze, tetelegrafe me kode të fshehura që arrinin nga Tirana në gjysmë të natës, letra me përmbajtje të ndyera, për plagjiaturë të regjimi komunist dhe agjentet e Sigurimit…!
Kush i shkroi ato letra helmuese, kush donte që asnjë shqiptar të mos merrte ”Nobelin”?!
*
Kur në vitin 2015 erdhi një gazetar suedez, kur e hapi zarfin, ai gjeti vetëm letra të zbrasta dhe vetëm një shënim në cilin shkruante: “Ata e shkatërruan njëri-tjetrin dhe ne sot nuk mund të shpërblejmë një komb që há veten!”
Né për herë të parë do të hapin atë dosje të mallkuar dhe do të shofin se kush, këta kandidatë për Nobelin, i kthej në armiq të përjetshëm.
Për të kuptua se si dy burra, që flisnin të njejtën gjuhë, e kishin të njejten ëndërr per ta çuar përpara letërsinë shqiptare, të shndërrohen në dy armiq, duhet kohë.
Për të folur për KOHËN e kaluar, duhet KOHË! – imh)!
Për të mësuar këtë duhet të kthemi nga fillimi.
Në atë kohë, kur Shqipëria ishte e mbyllur hermetikisht nga bota, një vend kur çdo fjalë shkruhej nën hije e censures, ku çdo shkrimtar jetonte me friken se çdo varg i shkruar mund t’i çonte në burg ose edhe më keq.
*
Dritëro Agolli lindi në fshatin Mati më 13 tetpor 1931 në një familje fshataresh të varfër që memzi merrnin frymë. Fëmijëria e tij kaloi në një botë kur për çdo ditë nuk kishin bukë, ku këpucët ishin luks, ku shkolla ishte një ëndërr e largët e çdo fëmije. Por kur komunistat erdhen në pushtet në vitin 1944, për djem’ si Dritëro u hapën dyert e një bote të re. Partija Komuniste shpalli se do t’i gjente shkollim çdo fëmije dhe libra, fletore e lapsa falas…
Dritëro ishte njëri nga ata që përfitoj nga ky premtin. Në moshën 15 vjeçare u dërgua në Tiranë, ku rregjistroi Institutin Pedagogjik e më vonë vazhdoj Institutin e Lartë të arteve.

Për te komunizmi nuk ishte thjeshtë një ideologji abstrakte, ishte forca që e nxorri nga balta e varferisë dhe forca që dha fuqi të bëhet poet. Ai besonte se po ndertohej një botë më e drejtë. Ky nuk ishte karrierizëm i tij, por ishte njeri i cili shifte se si po ndryshonte vendi i vet.
Në fshatra hapeshin shkolla të reja dhe vinin mësues; nxënësit merrshin libra, fletore e lapsa falas.
Dritëro e donte Shqipërinë me dashuri.

Isamil Kadare u lind më 28 janar 1936 në Gjirokastër, në një familje zejtarësh, as e varfër, por edhe as e pasur. Shtëpia ishte plot libra. Babai i tij lexonte romane në gjuhen frengjishte, kurse e ëma tregonte histori për Skendërbeun etj. dhe për kohën kur populli ishte i lirë dhe krenar.

Regjimin komunist Kadare nuk e konsideronte si çlirim, por si një formë skllavërie. Ai studijoj në universistet sovjetike. Ai botonte në sthëpitë botuese shtetërore. Po, ai mbeti gjithmonë ”i huaj” brenda këtij sistemi komunist. Librat e tij, në Shqipëri, edhe pse kalonin nëpër censurë, ishin me plot alegori të fshehura. Ndërkaq, për librat që i botonte jashtë Shqiërisë, regjimi bënte përjashtim; Kritiket Perëndimor e lavdëronin Kadaren si disident i fshehët që shkruante në mes rreshtave. Por në Shqipëri nuk e njihnin për te mirë, por si një oportunist që luante në dy fusha: në njërën anë merrte privilegje nga regjimi, në anën tjetër lavëderohej nga Perëndimi për kritikat e fshehta që i bënte regjimit.

(V i j o n )

1 KOMENT

  1. I nderuari Kryeredaktor i FL – z. Arben Çokaj!

    Portali të cilin ju udhëheqni FL publikon shkrime të mirëfillëta, nga se ju jeni i mrëfillët, por edhe publicistet i keni të mirëfillët.

    Ju jam shumë mirënjohës për publikim e shkrimit tim të mësipërm!
    I ndershmi të nderon. Ju jeni njeri i ndershëm!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.