Vlersoni heronjtë dhe UÇK !?
UÇK, Lavdia e kombit!
Lutfi Coka
U mbushë sot 24 vite, kur heroi i kosovës “Halit Coka” së bashku me bashkëluftëtarët e rënë në luftë në Zonën Operative të Dukagjinit, lanë llogoret e trimërisë për t’u futur në historinë e lavdishme të luftës në Kosovë. Një ditë plot dhimbje, plot lotë, shumë mërzi, prisni pedanët e lirisë për t’u bërë nderimet tona se, ata na sollën lirinë ne do ju shkruajme historinë. Këtë dhimbje të madhe e këthyem në forcë, pasi lavdia e tyre triumfoi mbi dhimbjen e, heroizmi i tyre na mbushi me me lavdi e shpresë për një Kosovë të re me jetë më të mirë.
Heronjë dhe dëshmorë të Kosovës!
Ju ishit e jeni burra që ndërruat jetë për lirinë e Kosovës, latë emrat dhe veprat tuaja,që nuk vdesin kurrë….!
Ju nuk merrni oksigjen,por na jepni oksigjen,na jepni jetë dhe shpresë. Ju nuk jetoni si qenje të gjalla por, ju gjallëroni krenarinë e breznive me ato që bët dhe me atë që na latë.Ju dhe amaneti juaj nuk vdesin kurrë në mendjet dhe zemrat e popullit të ndershëm dhe shumë patriot.
Ju politikanë të ndershëm, poet e gazetarë, shkruani për heronjët, mos u merrni me deshët dhe cjepët e politikës!… Ato janë gjallë, por të vdekur se,kanë pushtetin e parasë, por nuk kanë emër pozitiv.!…
Ata vdesin elektoralishtë bashk me farën e konfliktit që po bjellin çdo ditë. Janë të vdekur fizikisht pasi janë mbuluar me maska… Vdesin moralishtë nga veprat e tyre të shëmtuara!?…
Shkruani bukur se bukuria e fjalës suaj, ndjell bukurinë e shpirtit,!… Hidhni poshtë mendimet e paguara, që të vdesin falsifikatorët dhe ata që nxinë luftën legjendare të UÇk dhe militantët e gënjeshtrave..!!
Merrni shpirtin e nënave të dashra e të shumëvuajtura, baballarëve punëmirë, paqes e dashurisë njërzore, vuajtjes e ngadhënjimit, suksesit të merituar, emrit të skalitur në vepra frymëzues, që vinë nga vetmohimi, sherbesa e mirë, humanizmi dhe drita e besimit.!!!
Politikanët që sundojnë shpirtin krijues të një populli,kulturën e gjuhën shqipe, ligjin e bëjnë sipas interesave te errta të tyre. Pas buzëqeshjes së tyre fshihet hipokrizia, e madhe, dallimi politik, dhe diskriminimi shoqëror. Keshtu ju leverdis të sundojnë, kështu ju dalin mirë llogaritë. Këto nuk flasin shqip, nuk punojnë shqip, dhe nuk gjykojnë dhe vlersojnë shqip.!…
Kaçakët e politikës në krye të vendit shesin interest e kombit për të blerë sundimin e tyre.
Sipas “padronëve“ të ri “Thesi i parasë”, blenë historinë, përmbys historinë, blen kulturën, lashtësinë,autoktoninë, dhe shet, pushtimet, dramat e tragjeditë, gjenocidin e skllavërinë, butë e lehtë tek “tregtarët” e zënë rob….!
Mbi gjakun e luftëtarëve janë ulur këmbëkruq, ”Mbretër pa mbretëri”, ”rapsod pa qifteli”, ”burra pa burrëri”, ”oratorë pa fjalë”, ”kalorës pa kale”, ”shtetar pa shtet”, ”besnikë pa amanet”, ”kronistë pa kronikë, Origjina pa fisnikë”, ”atdhetarë të mërzitur”, kalemxhij të shitur.!!!.
Pra mësojeni mirë ju pushtetarë që keni në dorë fatet e vendit. Ku derdhet gjaku dhemb liria, ku heshtin brezat shitet historia,!… E varret janë kundër taborrëve të rinjë e kralëve të vjetër,kur historia e kujtesa shitet tokë e qiell pushtohen nga ëndrrat e lakmisë.!….
Popujt fatkeq u shpërbënë nga djemt e tyre, injorantët e “dipllomuar”, heronjët e rremë, dhe nga lakmia e kuislingëve!…