Nga KALOSH ÇELIKU
E pabesueshme?! Politikanët e Djeshëm të sistemit komunist jugosllav, dhe këto të Sotshëmit gjoja me taban shqiptar, gati gjithë jetën turren me të katra pas posteve partiake. Dhe, vendeve të punës. Parave. Mos e them, edhe atyre të partive politike “maqedonase” sa për sy e faqe. Përderisa, “vëllezërit” e tyre të Njerkës me vite nateditë merren me politikë antishqiptare, në emër të “vëllazim – bashkimit”, ende edhe sotekësajdite ish jugosllav. Dhe, përpiqen të ndërtojnë një shtet të ri nacional, në Ballkan jugosllav.
Vite me radhë, “vëllezërit” e Njerkës nga dritarja në rrugë, ua hudhin nga një krimb në grep partive politike shqiptare, e ato si peshqit përpëliten bythekrye në rrjetën e peshkatarit, në breg. Zall, breg të Liqenit Ohërit. Mos, e them me “Marrëveshjen e Ohërit”. për t’u shtruar në sofrën e Njerkës për darkë pa Shtëpiakun e Shtëpisë Publike. Shkak, që Ditën e Nesërme përfundojnë në fëltere (tigan), te “Pazari i Grave”. E shkërdhejnë njëra – tjetrën vetëm për pushtet dhe pasuri.
Fatkeqësisht, janë masha të përkohshme shqiptare të ndryshkura politike, vetëm për një përdorim partiak në Ditën e Sotshme. Hë për hë, pavetëdije t’i heqin thëngjinjtë e shuar nga Oxhaku. E, jo nga dromaxhaku me kokë gjarpëri, ato të ndezura zjarr e flakë.
Nateditë, i ndërrojnë burrat dhe gratë, në “Shtëpinë Publike”. Shtretërit e martesës. Muajt e “fitoreve” të mjaltit martesor si parti politike. Symëshelë, shkërdhehen me çdo kend që e takojnë në rrugë. Herë me një parti politike në pushtet shkojnë në shtrat, e herë me një tjetër në opozitë pasmenate, në hotel. Vetëm për një post partiak. Rrogë “yzmeçari”. Pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake. Gjithë jetën mbetën “yzmeçarë”: Z/v. Ministra, drejtorë, z/v drejtorë… në shtetin e “përbashkët”. E kurrë, Burra pushteti për Ditën e Nesërme Shqiptare.
Korrupsionin, e kanë zëvendsuar me prostitucion…