Profesori nostalgjik, bën “kritika parimore”, pa e lexuar librin!

0
Bardhosh Gaçe - Qatip Mara

Profesor Bardhosh Gaçe – Prof. Bardhosh Gaçe, Qatip Mara në Tiranë 5 gusht 2024

Në përgjigje të diskutimit të profesor Bardhosh Gaçe, në promovimin e librit

E kisha angazhim dhe, pse jo, mision, që pas daljes së librit tim “IKONA E MËSUESISË LEONIDHA DHRAMI”, të merrja rrugën e gjatë e të mundimshme nga USA në Londër e nga Londra në Tiranë, për të shkuar në Selenicë dhe për të  promovuar mes kolegësh e miqsh të nderuar këtë libër. Ia kisha borxh moral një kolegu të nderuar, një poeti, një miku të dashur e të çmuar, që do të më mungojë gjer në frymën e fundit!…

 Pra, kisha udhëtuar mijëra kilometra mbi oqeanin Atlantik për të shkuar në shkollën e qytetit Selenicë, për ta bërë librin  kushtuar mësuesit të talentuar Leonidha Dhrami, pjesë e mbresave dhe emocioneve të kolegëve të tij, nxënësve e mësuesve, me të cilët ai pati ndarë kohën dhe ëndrrat. Edhe pse jetoj me 1 zemrën e tjetrit, pa imuntetet të organizmit, guxova dhe udhëtova i vetëm,  që të realizoja promovimin e librit në shkollën  e qytetit Selenicë, ku i ndjeri Leonidha Dhrami kishte dhënë mësim me dekada.

“IKONA E MËSUESISË LEONIDHA DHRAMI”

Qatip Mara - Ikona e mësuesisë Leonidha Dhrami

Nuk ndjeva lodhje nga udhëtimi, se kisha një zjarr malli për vendin ku kisha punuar me dekada mësues dhe që është vendlindja e fëmijve të mi. Me ndihmën e pakursyer të mikut Ilia Bombaj, promovimi i librit u realizua me sukses, por më zhgënjeu profesori Bardhosh Gaçe, i cili nuk pranoi kërkesën e drejtuesve të kësaj veprimtarie të vinte tek tavolina ku unë isha me librat përballë pjesmarrseve nxënës, mësues, prindër dhe miq.

Drejtoresha e shkollës dhe Ilia Bombaj shkuan dhe i luteshin që të vinte tek podiumi. Drejtoresha shkollës po i lutej me një përulje respekti profesorit  dhe e hapi cermoninë duke qëndruar në këmbë, pranë profesorit të madh Bardhosh Gaçe. Ishte një moment që më indinjoi shumë. Ne me disa shokë ishim në tavolinën e podiumit me librat dhe reaguam, duke treguar keqardhje për qëndrimin servil që po i bëhej profesorit Bardhosh Gaçe. Drejtoresha e shkollës u detyrua të vinte me vonesë tek tavolina e drejtimit të cermonisë. Në respekt të edukatës që kam në karakterin tim, shkruajta në një libër emrin e profesor Bardhosh Gaçe dhe miku im Ilia Bombaj ia çoi profesorit librin.

U indinjova që profesor Bardhosh Gaçe nuk erdhi as të më takonte dhe nuk shprehu as falënderim për librin që i dhurova. Me diskutimin e tij, profesor Bardhosh Gaçe më revoltoi shumë, pasi po bënte vërejtje e “qortime” ala ekskatedra, pa e lexuar librin fare. Me metodën e realizmit socialist komunist, ai teksa tundëte librin në dorë, lëshoi kritika për titullin e librit: “ Pse është vendosur titulli “Ikona e Mësuesisë Leonidha Dhrami ?…  duhej të vendosej titulli “emblema  etj “  dhe jepte direktiva si të ishte koha e kaluar, kur ai ishte komisar rinie në ndërtimin e hekurudhave, në aksionet e njëpasnjëshme të rinisë studentore. Ende pa mbaruar cermonia e promovimit, ai u largua, pa denjuar të vinte të takonte autorin, por me një përbuzje nuk më përshëndeti nga distanca.

Dua të informoi miqtë e mi  se librin  “Ikona e mësuesisë Leonidha Dhrami” e vlerësuan dhjetra ish nxënës të të ndjerit Leonidha Dhrami, të cilët me komentet e shumta që bënin në fejsbuk e cilësonin IKONË E MËSUESISË dhe ato komente janë vendosur në kapitullin “Dedikime e Lamtumira të librit”.  Gjithashtu, librin e vlerësuan të gjithë diskutantët, në këtë promovim, që ndjenin mallë e dashuri për atë që mungonte në atë promovim, mësuesin, mikun dhe kolegun e  shtrenjtë, që ishte ngjitur në qiell.
Libri ka përmbatje jetën pedagogjike të mësuesit të talentuar Leonidha Dhrami dhe jetën familjare, të cilat janë përshkruar në formën e kujtimeve.

Dua t’i them publikisht profesorit  Bardhosh Gaçe  se është e vërtetë që keni titullin profesor dhe botues të shumë veprave,por u tregove shumë i vogël në promovimin e librit tim me kujtime për mësuesin e talentuar Leonidha Dhrami. Tregove mungesë respekti edhe ndaj kujtimit të ndritur të Leonidha Dhrami, i cili së bashku me  mua ishim përkrahsit më të sinqertë në rrugën tënde të arsimimit. Në vitet më vonë të uronim suksese në studime dhe gëzoheshim për sukseset e  studentit Bardhosh Gaçe. Kemi qenë shumë dashmirës për botimet tuaja, sepse janë pasuri e kulturës kombëtare. Kur botova librin tim të parë “Frashërlliu akademik Stefanaq Pollo”, të erdha në shtëpi në Vlorë të dhurova librin. Kur erdha për herë të parë me zemrën e tjetrit në Vlorë, të dhurova librin”Në labirintet e jetës sime”.

Më 5 gusht 2024,   u takuam tek kafe “Europa” në Tiranë dhe diskutuam së bashku me redaktorin Dukagjin Hata dhe Baxhul Merkaj se do u jepje kujtime për mësuesin e talentuar Leonidha Dhrami. Në atë takim ishte edhe poeti Xhevahir Spahiu. Nëse kujtesa të është dobësuar, po publikoj edhe foton që kemi bërë bashkë. Lind pyetja: Pse nuk i dhatë redaktorit Dukagjin Hata kujtimet tuaja për mësuesin Leonidha Dhrami?  Si guxove të diskutoje për librin, kur nuk denjuat të shkruanit kujtime për mësuesin Leonidha Dhrami? Si mund të bëje “kritika” kaq tendencioze dhe grafomane, pa e lexuar librin?!  Mos vallë të ka hyrë vetja në qejf  dhe të duket vetja Zeusi që të  bësh vetëm kritika të padrejta?!

Sa shumë e keni zhvlerësuar personalitetin tuaj me atë diskutim paçavure, duke kritikuar përmbatjen e librit me egiozmin tuaj të sëmurë! Më keni zhgënjyer shumë, o Bardhosh Gaçe! Të thërrisja në rini me  dashamirësi emrin Bardhi, se vlerësoja thjeshtësinë që të karakterizonte. Lexuesi i këtij shkrimi duhet të mësoi se Qatip Mara,  shkollën pedagogjike dhe universitetin i ka bërë me korrespodencë, sepse lufta e mallkuar e klasave fisin tim Mara e kishte shpallur kulak e armiq të partisë terorriste enveriste dhe nuk mund të studioja me bursë shteti. Në mënyrë autodidakte u arsimova dhe sfidova luftën e klasave vetëm me punë të përkushtuar. Ndërsa profesor Bardhosh Gaçe ka qenë i përkëdheluri i regjimit komunist…

Falënderoj me mirënjohje mikun Ilia Bombaj që me shumë përkushtim organizoi dhe drejtoi promovimin e librit Ikona e mësuesisë Leonidha NaqeDhrami,

Falënderoj z. Ahmet Demaj që ishte i pranishëm në promovimin e librit dhe diskutoi me pjekuri e dashuri atdhetare.

Falënderoj koletivin pedagogjik të shkollave Selenicë që më respektuan me kulturë qytetare dashamirëse,

Falënderoj gjithë nxënësit e shkollave të qytetit Selenicë që më dhanë shumë emocione gëzimi me recitimet në këtë cermoni që më ripagëzoi zemrën time amerikane me dashuri shqiptare.

Qatip Mara

North Carolina, USA, 3 dhjetor 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.