Princi i Makiavelit, një manual politik që i ka rezistuar kohërave

0
Makiaveli - Princi

[ Shkarko në PDF Librin Princi, 150 faqe ]

Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj, përkthyesi

Sapo përfundova së përkthyeri nga anglishtja librin Princi të Makiavelit. Libri ka një Hyrje nga përkthyesi në anglisht Tim Parks dhe shënime nga ai, dhe është botuar nga Penguin Books. Bashkë me një përmbledhje emrash të përdorur në libër në fund të librit, libri në shqip ka plot 150 faqe.

Esenca e gjithë librit Princi janë këshillat e tij për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe se qëllimi në marrjen e pushtetit, e justifikon mënyrën, ose mjetet që përdoren për këtë.

Libri i Makiavelit ka gjithsejt 26 kapituj:

Përmbajtja

Hyrja 5
Shënim i përkthyesit 26
Harta 39
PRINCI
Letër për Lorenzo de’ Mediçi 41
1. Lloje të ndryshme shtetesh dhe si pushtohen ato 43
2. Monarkitë e trashëguara 44
3. Monarkitë e përziera 45
4. E pushtuar nga Aleksandri i Madh, Mbretëria e Darit nuk u rebelua ndaj pasardhësve të tij, pas vdekjes së tij. Pse jo? 53
5. Si të qeverisen qytetet dhe shtetet, që më parë ishin vetëqeverisëse 56
6. Shtetet e fituara nga forcat dhe aftësitë e vetë sundimtarit të ri 58
7. Shtetet e fituara nga rrethana fatlume dhe forcat e armatosura të dikujt tjetër 62
8. Shtete të fituara me krim 69
9. Monarkia me mbështetje publike 73
10. Vlerësimi i forcës së një shteti 77
11. Shtetet e Kishës 79
12. Lloje të ndryshme ushtrish dhe një konsideratë e forcave mercenare 82
13. Ndihmat, forca të kombinuara dhe ushtritë qytetare 87
14. Sundimtari dhe ushtria e tij 91
15. Për çfarë lavdërohen dhe fajësohen njerëzit dhe veçanërisht sundimtarët 94
16. Bujaria dhe ligësia 96
17. Mizoria dhe dhembshuria. A është më mirë të të kenë frikë apo të të duan? 99
18. Një sundimtar dhe premisat e tij 102
19. Shmangia e përbuzjes dhe urrejtjes 105
20. Nëse fortesat dhe strategjitë e tjera, që sundimtarët shpesh i adoptojnë janë të dobishme 114
21. Çfarë duhet të bëjë një sundimtar, për të fituar respekt 118
22. Ministrat e sundimtarit 122
23. Shmangia e lajkatarëve 124
24. Pse i kanë humbur shtetet e tyre sundimtarët italianë 126
25. Roli i fatit në punët njerëzore dhe si të mbrohemi prej tij 128
26. Një apel për të pushtuar Italinë dhe për ta çliruar atë nga pushtimi i huaj 131
Fjalor i emrave të veçantë 135

 

Libri ia vlen padyshim të lexohet, për arsye historike e politike, sidomos nga politikanët, janë gjëra që pjesërisht zbatohen edhe sot dhe kur doli libri i tij, ai u konsiderua në fillim si një skandal. Por që atëherë, ai ka tërhequr vëmendjen e botës dhe Makiasveli vlerësohet si një ndër figurat e pakta, që e ndikuan zhvillimin e mendimit politik në Rilindjen Europiane. Me leximin e librit, kupton më shumë dhe bëhesh më i zgjuar, padyshim.

Makiaveli me Princin e tij edhe u keqkuptua, e kjo sepse ai flet pa dorashka e zbuklutrime, i thotë gjërat troç, justifikon krime, dhe godet aty ku nuk duhet, por sipas tij, kjo është jeta. Por Makiaveli me librin e tij deshi të tregonte, se kjo është politika, ka sundimtarë që kryejnë edhe pabesi e mizori – sidomos në atë kohë, por edhe sot, prandaj kujdes!

Pr ata që duan ta lexojnë librin, dhe kanë dëshirë si unë t’i lexojnë librat në kompjuter në PDF, më mirë se librat fizikë, e kanë një mundësi ta marrin librin tani nga Libraria ime online!

[ Shkarko në PDF Librin Princi, 150 faqe ]

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.