Rama duke prezantuar projektin e portit turistik
Arben Çokaj
Duket premtues, 2,1 miliardë Euro do të investohen aty, por po kontestohet fuqishëm nga opozita etj. Kjo na ka futur në dyshime, për disa pikëpyetje, që kanë dalë gjatë oponencës.
Duhet që porti tregëtar të zhvendoset nër Porto Romano, ku deti është më i cekët, dhe nuk do të mund të vijnë anijet e mëdha. Kjo është problematike, nëse është e vërtetë. Duhet parë kjo punë!
Thonë se humbja është rreth 7 miliard Euro nga kjo zhvendosje. Pra, për një investim 2,1 miliardë Euro, që nuk dihet se nga vijnë paratë, pasi dyshohet për firma off-shore, ose shitje para ndërtimit të apartamenteve etj., humbja për t’ia lëshuar vendin portit turistik të jagteve do të jetë 7 miliardë Euro… E ku është leverdia këtu?!
Mendoj se duhet parë kjo gjë nga ekspertë të fushës dhe të vlerësohet objektivisht dhe ekonomikisht kjo punë, të mos politizohet. Gjërat duhen bërë me mend në kokë, me përfitim, e jo për aventurë apo tekat e dikujt!