Skënder MULLIQI
Tashmë gjithçka është bërë e qartë se Aleksander Vuçiqi vazhdon të zbatojë politikat e vjetra të viteve 1990 në mënyrë hibride-mashtruese. Fatkeqësisht, ky është një regjim që mohon gjenocidin dhe i cili ëndërron ta përserisë. Dhe, shikuar nga ky kënd politikat shoveniste serbe, duhet të kundërshtohen më të gjitha forcat demokratike në Ballkanin Perëndimor. Kaluan 12 vite që Vuçiq është në pushtet dhe perëndimorët sikur ende nuk e kan kuptuar dredhitë e Vuçiqit, që vetëm po e forcon politikën antiperëndimore dhe antidemokratike të Millosheviqit nga vitet 1990, të cilën vazhdon ta zbatojë përmes mashtrimeve të ndryshme, ose në mënyrën e tij hibride, ndërsa se paku perëndimi po heshtë.
Prodhojë kriza lufte pa rreshtur në veri të Kosovës, për pushtim, pastaj në Mal të Zi dhe në BH. BE-ja dhe Amerika duhet të rishqyrtojnë politikat e deritashme nese kan menduar se Serbia është në rrugën e duhur të paqës dhe stabilitit, siç edhe kishin dëklaruar, duke qenë real se Serbia kurrë nuk e ka preferuar rrugën e paqës në Ballkan. Ekziston një proverb popullor se ”nese është hëngër pitja, tepsia ekziston”, dhe kjo është e mjaftuehsme për të kuptuar se cili është regjimi i sotëm i Serbisë. Kjo duhet të zgjon botën perëndimore, për të kuptuar se serbët kanë një pozicion në Ballkan të ngjashem më të Rusisë në Evropë. Qeveria e Serbisë e formuar pas zgjedhjeve te fundit, është qeveri proruse. Resorset kryesore qeveritarë i mbajnë proruset në pushtet, Vuçiq, Daciq, Vulin etj.
E dhëna tjeter ndër shumë të dhëna është se presidenti serb, Aleksander Vuçiqi u takua më Vladimir Putinin të paktën 19 herë, përveq kontakteve te vazhdushme të Putinit më Dodik dhe Vulin. Tjeter. Serbia nuk e ndëgjoj BE-në dhe Amerikën, që Rusisë ti vihen masat e embargos politiike dhe ekonomike, për shkak të invazionit ushtarakë rus mbi Ukrainën sovrane. Loja gjeopolitike e Moskës dhe Beogradit është synimi për të hyrë në Adriatik dhe për të kërkuar dalje edhe në Portin e Durrësit, përmës pushtimeve të tokave shqiptare. BE-ja për qudi ishte kunder Qeverisë të Kosovës për zbatim të rendit dhe ligjit në veri, duke hequr infrastrukturën politike kriminale të Beogradit, së bashku më shuarjen e strukturave paralele ne veri.
Putin dhe Vuçiqi nuk pajtohen më fundin e hegjemonise ruso-serbe në Evropë dhe në Ballkan, siç nuk dëshirojnë më kuptuar demokracinë liberale dhe ekonominë e tregut. Serbia për zgjerim të kufijve bëri gjenocid në BH dhe në Kosovë. Dhe, kjo po ndodhë mendoj unë edhe për shkak të rezistencës së Serbisë së Vuçiqit ndaj rendit perëndimor në rajon. Çelësi i fundit të krizës duhet shikuar nga këndi, që Serbia duhet ta njehë pavarësinë e Kosovës. Paraprakisht ka ardhur koha që Kosova të njihet nga 4 anëtarët e mbetur të NATO-s. Natyrisht, pyetja mbetet se sa kohë do të kalojë para se Kosova të anëtarësohet në NATO! Inkuadrimi në NATO, do të fundoste iluzionet për Serbi të Madhe, që sot po udhëhiqet nga serbët e se shkuarës kriminale-Vuqiq, Porfirije, Periq, Mandiq, Dodik, Vulin, Sheshel…