Ymrije Beqiru
(Me rastin e daljes nga shypi të librit të saj të parë “Botë e ylbertë”, Prishtinë, 2022)
Tuana Gjigolli u lind më 28. 05. 2012, në qytetin e Mitrovicës. Është nxënëse e klasës së pestë në SHFMU “Mustafë Venhari” të Vushtrris. I pëlqen poezia, prandaj edhe shkruan vargje.Jeton në Vushtrri.
Në vëllimin poetik “Botë e ylbertë” vogëlushja 10-vjeçare nga Vushtrria, Tuana Gjigolli, na ka dhuruar vargje të bukura për shtëpinë e familjen (poeztë “Familja ime”, “Shtëpia”), për gjyshin e gjyshen (poezitë “Gjyshi”, “Gjyshet”), për nënën e babanë (poezitë “Nëna”, “Babai”), për vëllanë (poezia “Vëllai”), për dajën (poezia “Daja”), për shoqen (poezia “Shoqja ime”), për shkollën, mësuesen dhe librat (poezitë “Shkolla”, “Mësuesja”, “Librat”), për abetaren e shkronjat (poezitë “Abetarja” e “Shkronjat”), për stinët e vitit e natyrën (poezitë “Stinët” e “Natyra”), për bletët, kafshët, detin e yllin (poezitë “Bleta”, “Kafshët”, “Deti”, “Ylli”), për lirinë e shëndetin (poezitë “Liria”, “Shëndeti”), për lodrat, për sportin etj. (poezitë “Kukulla”, “Topi”, “Sporti”) etj.
Pra, vëllimi në fjalë është shkruar nga një fëmijë, me tema dhe motive të këndshme për fëmijët dhe për nxënësit e shkollave fillore. Këtë konstatim e mbështesim fuqishëm duke u bazuar në gjuhën e thjeshtë, por të pastër dhe në fjalorin, të cilin me shumë kujdes e përdor autorja Tuana Gjigolli.
Mund të themi se fjalë kyçe të kësaj përmbledhjeje janë: baba, nëna, gjyshi, gjyshja, shkolla, mësuesja, abetarja, sporti, etj., që janë të pranueshme dhe të dashura për botën fëmijërore.
Autorja Tuana Gjigolli në librin “Cicërimë kanarine” ka trajtuar motive nga jeta në familje. Janë të bukura edhe poezitë me motivin nga jeta shkollore, si: “Librat”, “Abetarja”, “Shkronjat”, “Mësuesja” etj. Në këto poezi mbretëron atmosfera e shkollës. Ajo do t’u këngëtojë edhe stinëve të vitit (poezia “Stinët”). Ndërrimi i stinëve te ne dhe te fëmijët shkakton edhe ndërrim të botës sonë ndjenjore. Kur fillon të vijë pranvera, gëzohen më tepër fëmijët. Ata galdohen nga lulëzimi i luleve, nga fluturimi i fluturave, i dallëndysheve, i lejlekut etj. etj.
Edhe vjeshta pritet me dashuri të madhe, sepse ajo sjell shumë të mira për ne dhe për fëmijët. Fëmijët i gëzohen vjeljes së pemëve si rrushit, dardhës, mollës etj, por edhe shtatorit, ku sërish takohen në bankat shkollore me bashkëmoshatarët për të fituar dije.
Po ashtu, edhe stina e dimrit i ka bukuritë e veta, që fëmijët i gëzon shumë. Ta kujtojmë akullin, dëborën, fërfëllëzën, rrëshqitjen me saja e me ski me shokët e shoqet, pastaj gjuajtjen me topa dëbore, ardhjen e Vitit të Ri, që fëmijëve u sjell shumë gëzime, ndërtimin e dordolecit eti etj.
Pjesë tjetër e kësaj përmbledhjeje janë edhe poezitë për nënën, babanë, vëllanë, gjyshet, gjyshin, dajën etj., që janë tema dhe motive shumë të dashura për çdo fëmijë.
Gjuha e poezive të Tuana Gjigollit është e thjeshtë dhe e pastër. Vargjet janë kryesisht të rimuara, përplot melodicitet, që janë të adhuruara nga mosha e fëmijëve, por edhe të pasura me figuracion poetik, të përshtatshme për moshën e re. Metri i vargut është i ndryshëm. Fjalori është i kuptueshëm për fëmijët.
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, poet e shkrimtar