Poezi nga Mirjeta Vulaj

0
Mirjeta Vulaj

Mirjeta Vulaj

E vërteta ime.

Këtë të dielë po u njoftoj pres ngushëllime
(Tashmë ju e dini thelbin e mandatës),
Pres për ditët e mia që m’u shuan në duar
I veshur me kostumin e zi të natës.
Rrita më shumë ditë të trishta se të bardha,
T’u them të kundërten fyej të vërteten,
Se ditët e mia me diell qenë det pa pulbardha
Që i ëndërrova e luftova për to gjithë jetën.
Mos shpërvilni buzët, të më quani pesimist,
Kështu jam gatuar, së zezës të bardhë s’i them kurrë,
Se kush thotë veç të vërtetën ka emrin Optimist
Që në betejat e jetës i prin lart si flamur.
Një libër përshtypjesh në odë të pritjes do gjeni aty,
Se çdo shkruani, askush do e lexojë,
Të vërtetën time shiheni drejt e në sy
Që nesër në akrepa mos t’u shndrrohet çdo shkronjë.
Besoj që flas kështu s’dua të fyej të vërtetën,
Për të cilën e kam shkrirë dhe do ta shkrij gjithë jetën.!

Nënë pasuria e botës.

Per ty nene, o nena ime​
per ty drita e jetes sime,​
per ty po shkruaj sonte o nene,​
ah ! Si i jetova keta muaj qe kurr na ke lene.​
Ç’mall qe ndjej per ty o nene ime,​
me mori malli të kem ne perqafime,​
me mori malli te them te dua,​
me mori malli… Por ti s’i rrin pa mua?!​
muaj nene tani kan kaluar,​
akoma me fatin une jam e hidheruar,​
akoma s’mund te pajtohem me jeten qe ekam,​
se ty o engjëll me nuk te kam prane.​
Me mungon shume nene te them te dua,​
me mungon fjala jote kurr me keshilloje mua,​
me mungon buzeqeshja jote te me gjalleroj,​
Sa të kem jetë nëne shume të kerkoj.​
Por, kjo vdekje nene ç’pati me ty?​
erdhi te mori pa nene me la femije,​
ti ndoshta u gezove se shkove tek zoti
një jetë të terë në sy ma le lotin
Tani jeni bashke sikur ishit ne bote,​
dhe mua nga qielli… ndoshta m’i fshini keta lote,​
a mbureni me mua se jam bere zonje e shtepis,​
nene e baba per moter e vellezeri…​
Me pritni dhe mua se shpejt do te vi,​
nuk mund të duroj pa ju të dy,​
durova sa durova.. por kaq e ka jeta,​
edhe une kam nje vend atje tek varreza.!

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.