Nga Sinan GASHI
Është një numër i madh i personaliteteve me emër në kulturën, artin dhe shkencën botërore që kanë shkruar, kanë botuar apo kanë pikturuar për shqiptarët, përkatësisht shqiptarët, sa duke u mahnitur pas atyre njerëzve të një kombi të lashtë, e tepër specifik gjatë historisë së mbijetimit të tyre, po aq edhe nga specifikat gjenetike, etnike e trashëgimore.
Kjo ishte shtysa e parë tek akëcili prej tyre për të thurur poezi a poemë, për të pikturuar peizazhe shqiptare a edhe trupat e tyre, për të shkruar tregime, romane a drama për të ngjarat e tyre specifike e mbi të gjitha tragjiko-heroike, po janë një grup jo i vogël sish që qëndruar me vite të tëra mbi dokumente e hulumtime historike vetëm për ta zbardhur të vërtetën e tyre, të cilën, me pabesi, ua kishin mbuluar shekujve. Pra shkencëtarët e tillë, sado që thelloheshin në gjetjen për fatin e tyre, aq më shumë mahniteshin për lashtësinë aq sa filljeta, për rezistencën fytafyt me sulmet e kundërshtitë e ardhacakëve të tjerë për t’ua gllabëruar tokën, kulturën, përvetësim i gjithëpërfshirës sa me synimin për ta zhbëre njëherë e përgjithmonë, se ata nuk kishin asgjë të tyren.
Përveç tjerash këta intelektual të dalluar botërore, shpesh edhe kalonin në shkallën e adhurimit të shqiptarëve, madje edhe duke pasur kujtim të domosdoshëm veshjet e tyre të larmishme, plot kolorit dhe me ngjyra të ndezura si dhe zemra e tyre, sa bënë fotografi për kujtim me veshjet karakteristike të tyre. Me ato kostume ata ndjenin edhe një krenari, duke pasur mendjen te krenaria e të parit shqiptar që u shqua përjetësisht në jetë, me bëmat e tij në lëmenj të ndryshëm të jetës.
Për shqiptarët gjatë historisë kanë shkruar studiues të ndryshëm, shkrimtarë, diplomatë, gazetarë, udhëpërshkrues, piktorë e kush jo, që u ka rënë rruga apo fati të jenë në mesin e tyre, si Guillaume Adam, Jean Claud Faveyrial, William Martin-Leake, Edith Durham, Ftanz Babinger, Roberto Almaggià, Conrad Malte-Brun, Antonio Baldacci, Guissepe Valentini, Henrik Barič, Franz Bopp, Georga Fred Williams, Henri Boissin,Evlijs Çelebi, Henri Descoins, Miranda Vickers, Fabian Barcata, Marcin Czermiński. Christian Schmed, Dimitrije Mita Mitrović, Paul Ziberc, Christine von Kohl, Peter Barlt, Edward Lear, Agnija Vasiljevna Desnickaja, Carl Patsch, Jireček Kostantin, Rose Wilder Lane dhe një duzinë të tjerësh.
Këso radhe, shkurtazi por për kuriozitet, po i përmendim disa nga ata adhurues të huaj për racën shqiptare. Respektin e manifestuan edhe me veshjen kombëtare shqiptare.
- George Gordon Byron (Xhorxh Gordon Bajron, 1788-1824) është një poet romantik anglez, i cili kishte shëtitur vende të ndryshme të Europës, po edhe të Ballkanit, ndër të cilat edhe tek shqiptarët. Ai ishte mahnitur me këto vende dhe natyrën ekzotike, sa edhe për karakteret, pamjet, veçantitë dhe madhështitë e shqiptarëve. Ishte edhe mik i Ali Pashë Tepelenës. Mbi të gjitha i lënë përshtypje tradita e shqiptarëve, trimëritë e tyre dhe entuziazmi e pashuar për liri.
Të gjitha këto ndjesi dhe përshtypje i lë dëshmi në vargjet e përjetshme të poemës “Çajld Harold’s”
-
- Ludwig von Thallóczy (Ludvig Taloçi, 1854-1916), ishte historian hungarez, i cili hulumtoi shumë dokumente për shqiptarët, të cilat më pastaj u botuan në dy vëllime të plota me bashkautor. Është me interes të përmendet një vepër e tij, e shkruar gjermanisht dhe e përkthyer shqip nga shkodrani Stefan Curani, me titullin “T’ nnollunat e Scćypniis”, botuar më 1898, me emrin e rrejshëm autorial prej Gni Geget ći don vènnìn e vet. Kjo mbase është një libër i parë historie që ndriçon dhe sqaron shumëçka për rrjedhat historike të popullit shqiptar, duke shprehur dashuri dhe adhurim njëkohësisht.
-
- Theodhor Anton Max Ippen (Teodor Anton Ipen, 1861-1935) ishte diplomat austriak, por nuk iu nda asnjëherë studimit të albanologjisë. Shërbeu konsull në Shkodër, pastaj ishte i pranishëm edhe në takime të ndryshme ndërkombëtare ku bëhej fjalë për fatin e shqiptarëve. U njoh, pra, dhe u mishërua me historinë dhe fatin e këtij populli, duke i thelluar njohuritë përmes hulumtimeve. Ato dije dhe njohuri i shprehu në veprat e tij, si: “Kontribute për historinë e brendshme të Shqipërisë në shek, XIX”, “Dy episode nga historia e Shqipërisë”, “Shkodra dhe ultësira bregdetare e Shqipërisë Veriore”, e tjerë.
-
- Mary Edith Durham (Edit Durham, 1863 – 1944) është etnografe, shkrimtare dhe antropologe angleze. Ajo udhëtoi në vende të ndryshme të Ballkanit, gjithsesi edhe të Shqipërisë, e cila i bëri përshtypje të rrallë, si për natyrën e bukur e po ashtu edhe për njerëzit, me doket, zakonet e veshjet e tyre. Për të gjitha këto ajo shkroi vepra të plota, si: “Lufta për Shkodrën”, “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”, “Shqipëria e Epërme”, e tjerë.
-
- Milan Šufflay (Millan Shuflai, 1879 – 1931) historian kroat, i cili kishte qenë i interesuar shumë për historinë e Shqipërisë, duke botuar si koautor dy vëllime me dokumente, por edhe vepra të plota, si: “Qytete dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht gjatë Mesjetës” dhe “Serbët e shqiptarët”. Po ashtu botoi edhe romanin historik me temë shqiptare, me titullin “Konstantin Balsha”. Kishte një projekt për ta shkruar të plotë historinë e Shqipërisë, për çka edhe vizitoi Shqipërinë. Por, pasi u kthye nga atje, u vra nga policia sekrete jugosllave.
-
- Miksimilian Lamberc (Maximilian Lambertz, 1882 -1963) albanolog austriak që kishte bërë shumë për çështjen e gjuhës shqipe dhe studimit të saj, për çka bëri edhe një ekspeditë në Shqipëri. Mblodhi dhe publikoi materiale interesante të letërsisë gojore shqiptare, në veprën “Poezia popullore shqiptare” si dhe “Pwrralla shqiptare dhe tekste të tjera…” në vitin 1917, përkatësisht 1922. La në dorëshkrim edhe studime tjera me vlerë të pakundërshtueshme, siç është vepra e tij “Epika popullore shqiptare”, ku mbrohet me të drejtë fillesa shqiptare e këngëve të kreshnikëve.
-
- Joseph Roth (Jozef Rot, 1894-1939) gazetar dhe romancier gjerman me origjinë hebraike. Është i njohur romani që e përjetësoi “Legjenda e Santo Bevitores”. Romani i tij “Job” 1930, ka temë jetën hebreje, të cilën temë e trajton vazhdimisht Po ashtu disa nga romanet i janë xhiruar edhe filma…
Ai bëri fotografi me veshje kombëtare shqiptare në Shqipëri në vitin 1927, për të cilin fakt nuk gjeta informacion se në çfarë rrethanash kishte qendruar aty.
- Joseph Roth (Jozef Rot, 1894-1939) gazetar dhe romancier gjerman me origjinë hebraike. Është i njohur romani që e përjetësoi “Legjenda e Santo Bevitores”. Romani i tij “Job” 1930, ka temë jetën hebreje, të cilën temë e trajton vazhdimisht Po ashtu disa nga romanet i janë xhiruar edhe filma…
-
- Blanche Payne (Blanshe Pajone, 1897-1972) kjo studiuese amerikane nga Kanzasi, ia ka kushtuar jetën veshjeve të ndryshme kombëtare, ku ka veshur edhe vetë kostume shqiptare. Për këtë studim interesant dhe të gjerë, ajo kishte bërë ekspedita në Europën Qendrore dhe në Ballkan, deri në vitet ‘30. Përvojën profesionale dhe rezultatet e ekspeditave në rajon, i botoi në librin “Historia e kostumeve”.
-
- Berit Backer (Berit Beker, 1947 – 1993) antropologe norvegjeze, e cila iu përkushtua studimit të antropologjisë shqiptare, kryesisht në Shqipëri dhe në Kosovë. Ajo madje kishte qëndruar në një familje për një vit në fshatin Isniq, duke e përjetuar nga afër mënyrën e jetesës, veshjes dhe marrëdhënieve familjare shqiptare tradicionale, të cilat i kishte publikuar në veprën “Ndryshimi i organizimit të familjes ndër shqiptatrët e Kosovës”.
10. Robert Elsie (Robert Elsi, 1950 – 1917) ishte gjerman i lindur në Vankuver të Kanadasë. Ishte shkrimtar, studiues e përkthyes. Vdiq në Bon të Gjermanisë.
Mbasi studioi në Gjermani, Francë e Irlandë, ai në Bon mbrojti doktoranturën më 1978. Në Shqipëri ishte disa herë, e po ashtu edhe në Kosovë, në kuadër të takimeve shkencore e seminareve për kulturën dhe historinë shqiptare, ku njohu dhe iu përkushtua historisë dhe kulturës së këtij populli. Aq shumë i adhuroi, sa në fund la amanet që të prehej në tokën shqiptare, andaj u varos në Alpet Shqiptare.
Ai botoi disa vepra kapitale për shqiptarët, duke qenë një kundërshtim krejt ndryshe nga deri tashti, ku ndriçoi të vërteta të mohuara, pa asfare ndikimi as politik e as institucional. Rreth 61 vepra gjithnjë për krijues të veçantë shqiptarë, por edhe histori e studime të ndryshme që lidhen domosdoshmërisht për shqiptarët. Është edhe një vlerë, se ato vepra janë shkruar e botuar në anglisht, duke bërë paraqitjen dinjitoze të artit, kulturës e historisë sonë në përmasa ndërkombëtare.
Disa nga veprat e tij, janë: “Historia e letërsisë shqipe’, “Fjalor historik i Shqipërisë, “Fjalor historik i Kosovës”, e të tjera.