Për nji fije floku shqiptarët në Kosovë kanë pshtue nga boshnjakizimi

1
Gra të mbuluara në Kosovë

Col Mehmeti

Kur mas 1689-s, devleti osman po e shtrëngonte menengenë e islamizimit, kanë qenë gratë shqiptare ato që e ruejtën njësinë familjare nga fraktura traumatike e ndryshimit të papritun.

Kur tarakat meshkuj u banë muhamedanë, midis kasolle ka qenë nana që ka llamburitë me besimin e dashninë e saj kur në bukën mrume ka ba kryqin simbas ritit ortodoks, ka qenë nana që çdo javë e muej e ka krye nji ritual përshpirtnie hem në njifarë ortodoksie rudimentare, hem në paganizmin rustik.

Historia nuk e shkruejti në defterin e saj këtë fenomen, por femnat kanë hisën kryesore të meritës që shqiptarët paramodernë ikën nga e keqja e doktrinarizmit fetar.

Imagjino sot se çfarë e ardhme po nurturohet nga nji shumicë femnash analfabete – produkt i sistemit frustrueshëm debill të arsimit në Kosovë – që preokupim të vetëm kanë qysh me e etablue hixhabin në shkolla publike. Alas!

1 KOMENT

  1. Disa kame shpetue por disa jane bere boshnjak… ne Sanxhak dhe Mal te Zi.

    Por sot ne Kosove jane rreth 40 mije arab, qe e quajne vehten musliman… e jo Shqiptar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.