PE: ZGJEDHJET U BLENË ME 11 MAJ

0
Michael Gahler

Parlamenti Europian zhvilloi sot një seancë ku denoncoi ashpër farsën elektorale në Shqipëri. Kreu i vëzhguesve të Parlamentit Europian në zgjedhjet e 11 Majit, eurodeputeti gjerman Michael Gahler u shpreh se votat u blenë hapur me vendime qeverie. Gahler bëri prezantimin e gjetjeve të këtij misioni vëzhgues në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Por në fund të diskutimeve, Gahler bëri një paralajmërim të frikshëm. Ai tha se strukturat kriminale në Shqipëri nuk e duan ndryshimin e pushtetit.

Diçka tjetër që nuk është e lidhur direkt me zgjedhjet, por që ne nuk mund të bëjmë një sy qorr për këtë, është sigurisht fakti që në këtë vend- dhe kjo është e rëndësishme për integrimin në Europë- ka struktura të qëndrueshme kriminale në vazhdim, që në një shkallë të madhe janë të angazhuara me pastrimin e parave, po të shohësh edhe ndërtimet që janë aty dhe gjithçka. Ata kanë interes që të ruajnë këto struktura siç janë, në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë këtë aktivitet. Mendoj se kjo është diçka e rëndësishme për BE-në, ne nuk mund të lejojmë këto struktura të pastrimit të parave dhe të trafikut drogës të vazhdojnë të paprekura. Siç e thashë, ndikimi indirekt tek zgjedhjet është se ata kanë interes të mbajnë situatën siç është, që t’i lejojë të vazhdojnë. Prandaj mendoj se kjo duhet adresuar qartësisht,’ deklaroi Gahler.

Më herët gjatë fjalës së tij, Gahler përmendi rastin e Elbasanit në lidhje me këto struktura.

Për më shumë, mendoj se ajo që kemi vëzhguar dhe dëgjuar si vëzhgues afatshkurtër nga vëzhguesit afatgjatë, sidomos në Elbasan, ata flasin për disa struktura që janë përfshirë në devijimin e votave në një drejtim, por kjo shkon përtej mandatit të vëzhguesve të zgjedhjeve. Kjo gjë ka ndikim në situatën e përgjithshme dhe duhet adresuar‘ tha Gahler.


Politikë

PE miraton raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet konkurruese, por u përdor shteti

EuroNews.al, 04-06-2025

Parlamenti Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë. Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik të Shqipërisë dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësim në Bashkimin Europian.

PE - asambleParlamenti Evropian në Strasburg

Në raport kërkohet thellim urgjent i reformave në vend, ndërkohë që dialogu politik duhet që të jetë konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Duke përmendur zgjedhjet e 11 majit, dokumenti vlerëson se ato janë mbajtur në një mjedis të polarizuar dhe nga partia në pushtet janë përdorur burimet administrative. Për këtë arsye, eurodeputetët u bëjnë thirrje partive politike shqiptare të angazhohen për reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ndërkohë që një pikë thelbësore është vënë në reformën në drejtësi, ku thuhet se ndërhyrjet politike mbeten një sfidë madhore për t’u luftuar.

Me tej, prioritetet kryesore përfshijnë forcimin e pavarësisë gjyqësore, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, ku pluralizmi dhe transparenca e medias, mbeten thelbësore për të ndërtuar besimin publik.

Në planin e zhvillimit, eurodeputetët aprovojne fondin 922 milionë eurosh të dedikuar për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbështesë Axhendën e Reformave të Shqipërisë sapo të përmbushen kushtet.

Raporti i përgatitur nga Andreas Schieder është miratuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime.

LEXONI GJITHASHTU:
Gjetjet e OSBE/ODIHR: Cilat janë problematikat më të rëndësishme të 11 majit
OSBE-ODHIR: Sistemi i patronazhimit duhet verifikuar, qytetarët të votojnë të lirë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.