Festën e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Çikago, e nderoi ambasadori William G.Walker me librin e tij Reçak: Historia e një krimi lufte
Në kronikat e historisë dhe arkiva kombëtare të diasporës shqiptare në Çikago,është e pasur me ngjarje në kërkim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës nga regjimi pushtues serbo-jugoslllav qysh nga vitet 1913-1999.Për këto vite,diaspora shqiptare kishte para vetës projektin kombëtar për mbrojtjen e të drejtës për liri,për pavarësi,për hapësirën e frymës së lirë në tokën e vet dhe para diellit si qytetar me tipare të qytetërimit evropian.Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull,është në krye të ngjarjeve kombëtare dhe përballë isntitucioneve të shtetit amerikan në Senat e Kongres,si dhe në zyrat e diplomacisë për të shpetuar shqiptarët nga shfarosja në substacë të regjimit serbo-jugosllav me (kostumin komunist) për tokën e djegur të Kosovës nga makineria ushtarko-policore të kasapit të Ballkanit,Slobodan Millosheviq.
Në sallën e bukur në Chateau Ritz në Çikago, e stolisur me flamurin madhështor,kishin ardhur mërgimatrët shqiptarë,veprimtarë,intelektualë dhe biznesmenë,si dhe Drilon Zogaj,drejtues i Konsullatës së Kosovës në Iowa bashkë me sekretarin e parë Fatmir Rrahmanaj për të festuar ditën e pavarësisë së Kosovës,aktin më madhor të historisë kombëtare,kur e kur,erdhi koha për të jetuar të lirë me vlerat e demokracisë,të shtetit ligjor.Pas intonimit të himnit të Kosovës dhe Amerikan,të pranishmit i përshëndeti kryetari i shoqatës,,Dardania,,Fatos Brahimi,i cili nër të tjera theksoi se dita e pavarësisë ishte ëndrra e brezave dhe veprimtaria kombëtare e diasporës në Amerikë për të pritur orën e historisë për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Festën e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Çikago e nderoi ambasadori William G.Walker me librin e tij Reçaku:Historia e një krimi lufte,ku me dhjetra mërgimtarë me interesim i morën për lexim dhe bibliotekat e tyre si dëshmi e kohës së regjimit të Serbisë në dyqind masakrat e dhumbshme deri në shkallë të gjenocidit dhe Reçaku,fryma e levizjes diplomatike dhe ushtarake për të shpetuar Kosovën.Me fjalë rasti,festën e pavarësisë në Çikago,e uroi drejtuesi i Konsullatës së Kosovës në Iowa,Drilon Zogaj,duke uruar festën e historisë më të re kombëtare të shtetit tonë,e sotmja dhe e ardhmja evropiane.
Ndërkaq,me fjalën e dhënë për këtë ditë të festës e të kujtesës historike,profesor Skënder Karaçica,foli për kohën (pa)të Gjykatës Politike në Hagë dhe,orvajtjet e ,,ligjeve juridike,,të prokurorisë me ato 50 mijë dosjeve të nëntokës së regjimit agresor të Serbisë si dhe të dëshmitarëve të natës së tradhëtisë,krijuan frymë të mosbesimit dhe të shembjes së vlerave të drejtësisë ndërkombëtare para syve të Evropës kundër ,,Liria ka Emër,,!Në dritën e skenarëve të kësaj gjykata,nënvizoi S.Karaçica,si është e mundur kur profsor Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së që luftoi për liri dhe pavarësi të Kosovës,pa asnjë më të voglin ekces ushtarak kundër fëmijëve,pleqëve dhe të tjerëve në familjet serbe,sepse djalmenia e pushkëve për liri (UÇK-ja)bënte luftë të drejtë me normat e konvnetës ndërkombëtare të artit luftark.Ndërsa në anën tjetër,vuri në duke profesor Karaçica,në Beograd në zyrën e kryekriminelit Millosheviq,zëdhënës i ushtrisë agresore e vrastare të Serbisë,ishte Aleksandër Vuçiq,kryetar i Serbisë,i lirë dhe i përkdheluri i Evropës me buzë në gaz se si po shkelmohet drejtësia evropiane me krerët e UÇK-së në këtë gjykatë politike dhe kundër lirisë së Kosovës,tha në fjalën e tij profesor Skënder Karaçica.
Për angazhimin në fyrmë të drejtësisë,të diplomacisë dhe të vëzhguesit ndërkombëtar në Kosovë,për të mos lënë, që,të mbulohet e të fshihet krimi në shkallë të gjenocit në Reçak,KSHA në Çikago e nderoi me mirënjohje ambasadorin William G.Walker, i cili në kohën e skenarëve të vdekjes e të shfarsojes shqiptare, e tha të vërtetën për luftën të agresorit të Serbisë kundër shqiptarëve dhe të Kosovës.Mirënjohjen ia dorëzoi kryetari Edon Shaqiri në nderim të veprimtarisë si diplomat dhe vëzhgues ndërkombëar në krah të vërtetës historike për lirinë e shqiptarëve të robëruar e të nënshtruar nga regjimi serbo-jugosllav.Festimin e pavarësië së Kosovës në Çikago,e bëri të bukur me tipare të pentagramit të këngëve shqiptare,vokali i këngëtarës së njohur nga Drenica,Afërdita Demaku.

Skënder Karaçica











