Koment
Skënder MULLIQI
Patriotizmi ka një konatocion të gjerë të fjalës.Patriotizmi nuk ka të bëjë vetëm me ate së kush është shqiptarë më i madh. Sfida më e madhe patriotike është lufta për dinjitetin e qenjës njerëzore. Patriotizmi nuk është vetëm ndjenjë, por përgjëgjësi ndaj shoqërisë. Patriotizmi bëhët përmes shembujve të përditshëm. Patriotizmi është kur krijojmë mirëqenje për fëmijët tanë, për pensionistet, për të rinjet dhe për të gjitha katëgoritë tjera shoqërore. Kosova nuk i takon vetëm individeve të caktuar, por iu takon të gjithëve. Patriotizmi nuk matet vetëm për një periudhë të caktuar kohore, por matet për gjithë jetën.Çdo ndjenjë përjashtuese ndaj tjetrit përjashton patriotizmin.
Çdo njeri e ka të drejtën legjitime në shprehjën e lirë.Asnjë monopol e ndonjë partie nuk përkon më logjikën e patriotizmit? Kur të gjithë japin kontributin për shtet dhe për komb, për afirmimin e vlerave të mirëfillta, atëherë mund të flasim për patriotizëm. E shtjellova pak këtë temë më mundësit e mia, për të vu në dukje, së Kosova po kalon ne një krizë të patriotizmit. Sikur është harruar nocioni patriotizëm të zbatuarit në praktikë, e jo vetëm në mënyrë verbale. Vlera të atdhedashurisë dhe patriotizmit janë kur kur japim kontribut dhe ndërtojmë një model më të mirë shoqëror e politikë. Mendoj së më ndryshimin e kohës dhe më ndryshimin e sistemeve duhet ndryshuar edhe qasja e patriotizmit.
Duhet të ndërtojmë një model të ri zhvillimi dhe të marrdhënjës të punës. Nese nuk e krijojmë jetën e mirë për shumicën, dhe nuk i avansojmë proceset demokratike, nuk jemi në nivelin e duhur të patriotizmit. Patriotizmi nuk është slogan, por matet praktikisht. Kur themi fjalën patriotizëm, shpesh mendojmë për himne, flamuj, fjalime të mëdha dhe beteja historike, e që janë padyshim patriotizëm. Por, dashura e vërtetë për Atdheun dhe Kombin nuk përfshinë gjithmonë vetëm këto. Patriotizëm është edhe kur secili e kryen punën më nder dhe përkushtim të madh.
Patriotizmi është luftë për dinjitetet që shumë u nepërkëmbë pas lufte dhe, kjo është qudia më e madhe. Pikërishtë në situatën jo të mirë politike më të cilën po përballemi, nuk po tregojmë forcë, menquri dhe unitet, ne po jemi të ndarë. Ka shumë të vërteta kur thuhet se “Patriotizmi është strehë e horrave”.Urrejtja po normalizohet! Është koha të vendosim një vijë ndarëse njëherë e përgjithmonë. Është koha të deklarojmë çartë se çfarë është Kosova – dhe çfarë nuk duhet të jetë kurrë më….