P R I S H T I N A
Kosovë, atdhe i lashtë i të parëve tanë
tokë e pellazgo dardanëve, epirotëve
tokë e pellazgo ilirëve dhe e albanëve
tokë historike e Kallinjve të Arbërisë.
Kosovë e agimeve të hershme të ipeve
në zemrën time bëhet luftë e dashuri
bëhen koncerte e spektakle frymëzimi
bëhet studim largësish për të ardhmen.
Kosovë, jam në vigjilje të prushit tënd
në përkrijimin e të gjitha kohërave tua
jam mbesa Eneut nga Troja, Prishtina,
jam dardane me 15 mijë vjet qytetërim
Kosovë, kush e di një varg të Naimit,
të Çajupit, e Ismail Kadaresë, ai është
në dashuri dhe në betejë për ribashkim
ai është në dashuri me Iliridë e Çamëri.
Kosovë, tokë e lashtë e të parëve tanë
pjesëmarrëse e tëra luftave kombëtare
tokë e etërve pellazgë, ilirë e dardanë
e papritueshmja e kushtrimit për atdhe!…
Atdhe Geci




![SHQIPTIMI POETIK I DHEMBJES SI KATARSË SHPIRTËRORE[1] Timo Mërkuri - Ëndërrime](https://fjala.info/wp-content/uploads/2025/12/timo_merkuri-enderrime-218x150.jpg)






