Një mesazh për Trump, në emër të Bismarkëve shqiptarë!

0
Donald J. Trump
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Satirë

I nderuar President Donald J. Trump
Prano një mesazh e sqarim nga ana ime.

Njerëzit e fuqishëm kanë shumë në dorë e marrin vendime të rëndësishme, që ndikojnë mbi jetën e shumë njerëzve.

Prandaj njerëzit e vegjël këtu poshtë, që nuk mund bëhen kurrë sa ti apo afër teje, kanë arsye të ndihen keq, kanë zili, për më tepër u duket vetja edhe të mençur shumë e ti trap, dmth. budalla, ose si tha njëra me politesë diletant! E ajo Bismarck?!

Dihet, atje ku je ti nuk mund t’ua plotësosh dëshirat të gjithë njerëzve. Psh. ne shqiptarët i kemi punët mirë, ushtri nuk kemi e as flotë ajrore ushtarake me F35-sha, se themi: ne na mbron NATO, çfarë na duhet?! As na shkon ndërmend se duhet të mbrojmë veten. Ne nuk kemi as aviona që të shuajmë zjarret, digjemi e piqemi dhe presim kur po na i shuajnë zjarret të tjerët!… Popull i zgjuar shumë, mos dvet!

Por jemi të zgjuar veçanërisht për të dhënë mend, e për t’i bërë llogaritë në xhepin tënd! Me në krye Cakon e Kreshnikun. Për vete nuk bëjmë gjë, por ta thajmë piten për llogari të tjetrit. Njisha jemi! Ke ti politikën tënde të jashtme?! Lëre fare, nuk ke gjë, dëgjo mua ti. Të tregojmë ne se si bëhet politikë!

Psh. negociatat që ti po i bën me Rusinë na duken pa lidhje, jo vetëm ne kjo, por edhe tjerëve. Na duket sikur Putini po të përdor. A e do shkurt, si ka qejf Bajrami e Kreshniku: ne duam luftë me Rusinë, shoku, a mundesh?! Se ne nuk kemi bythë për luftë, por ty që ke ushtri të fortë, të tregojmë se si duhet me e përdorë atë… jemi asa ne për këtë punë!

Ne duke kthyer kurrizin në njërën anë, se mos na djegë dielli, e duke kruar kërthizën për vete, kërkojmë, që ti ta mposhtësh Rusinë për hir të Ukrainës! A lihet Putini të fitojë?! Dëgjo mua, nuk lihet!

Pra, bëhu burrë i zgjuar e jo diletant, dhe fute Amerikën në luftë me Rusinë, qoftë edhe bërthamore, s’ka gjë se vriten njerëz, edhe ushtarë amerikanë, ne duam luftë, nuk duhet lënë Rusia të fitojë! Kaq! A e kupton gjenialitetin tonë ë?! Gjenialitet e jo mahi!

‘Po ne, a japim kontribut?!’ Këtu na ke zënë ngushtë, por nuk kemi fytyrë dhe e dredhim prapë. As mos e kërko kontributin tonë! Ne jemi fansa si Nexhoja, gjë nuk bëjmë e mend japim, se punët na i kryejnë tjerët, ne vetëm shohim e kënaqemi duke i parë tjerët edhe duke u vrarë!

Tani nëse nuk e ke ndërmend të hysh në luftë, gabim të madh po bën, do të shajmë! Më mirë hyj në luftë e shpëto nga sharjet tona! Se ne jemi njerëz dinjitozë, vendin tonë e kemi lënë pa ushtri e pa ujë gjatë verës! Se na drejton artisti. Artisti e jep tokën e shqiptarëve me 1 Euro, gjoja për investime strategjike, falë edhe ishuj, ndoshta ke dëgjuar?!

Me të tregua për bëmat e artistit, mahnitesh. Por nuk po them shumë! E di se do të thuash “uaa, beautiful”, ‘prandaj ju nuk bëni shtet kurrë!’ Ashtu mendoj edhe unë, por s’kam çfarë bëj!

Nëse dëgjon ne shqiptarët z. Trump, vjen dita e ta ndërtojmë një xhami aty në livadhin me bar të gjelbër pranë Shtëpisë së Bardhë, e po na lejove ti, të shurdhojmë përditë me jare arabe me altoparlante. Se ne jemi qyqarë, nuk dimë ndryshe, na ka shkelur turku dikur, dhe ia mbajmë ison edhe sot, shajmë Enverin e ngremë islamin…

Megjithatë fjala jonë ka peshë shumë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.