NGADALË BEG SE KA HENDEK!

1
Kisha - Theth

Arben Çokaj

Palët duhet të ulen dhe të bisedojnë!

Malësorët e Malësisë po gjenden në një situatë të vështirë pas mësymjes së strukturave qeveritare për rrëzimin e shtëpive në Theth, të ndërtuara me gjakun, mundin dhe djersën e malësorëve shqiptarë.

Një urrejtje e paprecedent, patologjike, një terror shtetëror i paparë as në kohën e turkut, ka bërë që ata të mblidhen në oborrin e kishës së Thethit, e të kuvendojnë mundësitë për ta ndaluar këtë terror qeveritar, që po ngjan si me qenë terror i shkaut.

Ligji të zbatohet, PO, por më parë nga administrata e shtetit dhe e pushtetit vendor, kryetarët e pushtetit vendor dhe drejtorët, që po i shkarkon kryeministri Rama ad hoc, të gjithë!

Bajraktari i Mirditës do i vijë në ndihmë bajraktarit të Thethit, në mënyrë që ta thërrasin në Kuvend kryeministrin shqiptar, për të kuptuar prej tij se ku po synon kjo urrejtje e tij ndaj Thethit, dhe ky aksion shkatërrues për fshatin e famshëm turistik, për ta ndaluar këtë marri dhe prishjet e mëtejshme, e në vende tjera gjithashtu.

Jemi shqiptarë të gjithë e duhet të dimë të merremi vesh, se nëse të gjithë bëhemi të papërgjegjshëm e agresivë se kemi diçka në dorë si kryeministri Rama, pastaj e merr ferra uratën. A duam ta mbajmë këtë vend të bashkuar, apo të shkojmë drejt theqafjes?!

Prandaj duhet të bisedohet, të ulen gjakrat dhe objektet e dëmtuara deri tani të gjendet mënyra e të kompensohen dhe t’u jepet leje banorëve që të ndërtojnë në tokat e tyre, sepse janë në mal, dhe nuk i prishin punë kujt. Të shihet edhe mundësia e planifikimit të territorit në fshtra të tillë turistikë, si dhe estetika dhe trashëgimia historike e kulturore e ndërtimit atje, sipas traditave të zonës.

Shteti të bisedojë me banorët dhe të gjejë zgjidhje, ta lërë mënjanë arrogancën e pushtetit. Sovrani në Shqipëri është populli, jo Rama!

1 KOMENT

  1. Ju lumtë Arben Çokaj per kete shkrim te me siperm, shume korrekt e me te drejt sa shkruani. Duhet te merren masa te me njeherreshme-per ndalimin e kesaj *KARTAURE* nje LAPSUS i pa falur per VEPRUESIT!. Me keqardhei nga ne *Pasardhesit Veterane* nga Toronto shprehim.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.