NGA DHOMA KRIJIMEVE – poezi nga libri në Dorëshkrim “Iliada shqiptare”

0
Atdhe Geci

Në gjirin e atdheut kudo po kthehet
shpresa, dhe, një botë më poetike
pjesë të atdheut bashkë po festojnë
ditën e gjuhës shqipe dhe t´flamurit

Në dhomën e krijimeve erdhi muza
që ti thyej sa mure të mbetur anash
plagët e jetës janë vuajtje të rënda
veprat e mendjes janë stuhi zemre

Një ndërrim i heshtur janë stinët
qershitë me lule, pemët në lulëzim
në Prishtinë i vetëm shëtit Atdheu
bijtë e një kombi sot po miqësohen

Kosova çdo ditë po bëhet e bukur
populli ynë po ndjehet më i lumtur
ëndrrave tona po i shtohen ëndrra
krijime dhe vepra me më të ardhme

Të tëra kohët po i kthehen Atdheut
kjo kohë ne jemi krijimi për nesër
në gjirin e kombit po kthehet Iliria
brenda Ilirisë janë të tëra territoret!…

Atdhe GeciPoezi nga libri në dorëshkrim “Iliada shqiptare”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.