20.5 C
Tirana
E dielë, 21 Shtator 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Në zërat e Arbërisë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Nga Safet Sadiku

Në zërat e Arbërisë kumbon shekulli

si jehonë që zbret nga shkëmbinjtë
si këngë e lashtë që s’ka varr
si betim që nuk e gërryen as koha
Ata zëra kur lindin nga djersa e lirisë
nga rrënjët që s’u shkulën kurrë
nga krojet që s’e humbën freskinë
nga shpatat që s’pranuan ndryshk

Në zërat e Arbërisë dëgjohet shqiponja
që hap krahët mbi qiellin e stuhishëm
dëgjohet mali që flet me erën
dëgjohet deti që rreh brigjet si daulle

Janë zëra që ngrihen mbi varre
që flasin në heshtjen e kullave
që thërrasin nga plagët e tokës
që këndojnë edhe kur lotët digjen

Në to është burrëria e gjyshërve
është besa që nuk u thye
është zemra që s’u drodh nga furtuna
është drita që nuk ra në terr

Në zërat e Arbërisë jemi të gjithë:
ushtarë të gjallë e të rënë
nënat që rritën fëmijë me këngë
me bijë që lanë gjurmë në gur

Dhe sa herë ata zëra thërrasin
tokës i rriten krahët prej shqiponje
qiellit i ndizet flakë prej gjaku
se njeriu në Shqipëri bëhet vetë Arbëri!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit