9.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Në mungesë të softuerit, vonon publikimi i të dhënave nga regjistrimi i popullsisë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Diskursi demografik

Ndonëse është paralajmëruar më herët  se rezultatet nga regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, të mbajtur me 1-28 dhjetor 2023 do të shpallen më së largut në muajin qershor, sipas informacioneve të fundit për çështje teknike, përkatësisht në mungesë të sofuerit ata do të shpallën më vonë, qe hapë dilema dhe spekulime  ku  çështje  kyçe  paraqet struktura kombëtare e gjuhësore e popullsisë në këtë mjedis, që është dukuri e shoqërive të pakonsoliduara, ku bënë pjesë edhe Mali i Zi

Dr. Nail Draga

Nga ana e MONSTAT-it  kanë njoftuar se deri me tash janë shpallur  dy tenderë për blerjen e softverit por ata kanë dështuar, por së shpejti do të shpallet tenderi i tretë dhe shpresohet se do të realizohet me sukses qe do të mundësojë shpalljen e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë. Por, deri atëherë do të vazhdojnë komentet negative në lidhje me këtë çështje, që krijon mundësi për spekulime në opinionin  e gjerë.

Të dhënat e përgjithshme të publikuara

Të dhënat  paraprake mbi regjistrimin e popullsisë, familjeveve  dhe të banesave në Mal të Zi që është mbajtur nga 1-28 dhjetor 2023  nga ana e MONSTAT-it opinionit   iu prezantuan me 25 janar, ku numri i përgjithshëm i popullsisë  është 633.158 banorë apo  për 2.1% më tepër së në vitin 2011(620.029 banorë).

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë,  në aspektin regjional, del se regjioni Verior në Mal të Zi, është i përfshirë nga dukuria e shpopullimit  sepse për pesëdhjetë vjet 1971-2023, numri i banorëve ka rënë për 70.617(30.66%) nga 230.309(1971) në 159.662(2023).

Nga ana tjetër regjioni Qendror ka pasur rritje për 106.944 banorë(34.54%) nga  202.612(1971) në  309556(2023). Po ashtu rritje ka pasur edhe regjiioni Jugor për 65.277 banorë(39.81%) nga 96.683(1971) në 163.960(2023).

Dukuria e tillë e shpopullimit të popullsisë, dëshmon pabarazinë e zhvillimit ekonomik në aspektin regjional, e cila në sajë të parashikimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmën, ku me atraktiv do të jetë regjioni Qendror e ai Jugor.

Shpopullimi, dukuri shqetësuese

Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2011 në Mal të Zi ishin 43 vendbanime pa banorë(3.3%)ndërsa tash ky numër është rritur  në 74(5.1%) e numrit të përgjithshëm në Mal të Zi.

Nga ana tjetër është rritur dukshëm edhe numri i vendbanimeve nga 10 banorë e më pak qe janë 304 (20.8%) ndërsa në vitin  2011 ishin 120 apo 9.2%. Një e dhënë e tillë  dëshmon

se për disa vite në vijim një e katërta   e vendbanimeve  do të jenë pa banorë, që është  dëshmi e migrimit të popullsisë, përkatësisht e shpopullimit të vendbanimeve!

Spekulime me strukturën e popullsisë

Në mungesë të publikimit zyrtar të strukturës  së popullsisë nga individë të ndryshëm janë prezantuar informata sa i përket strukturës kombëtare të popullsisë. Një çështje e tillë ka të bëjë kryesisht  ne lidhje me numrin e të deklaruarëve  në aspektin kombëtar  si malazez dhe serb, sepse në sajë të raporteve  politike viteve të fundit në Mal të Zi kjo çështje është politizuar shumë.

Ndërsa  nëse analizojmë të dhënat nga  regjistrimet e kaluara te popullsisë (1948-2011) ka fakte të mjaftueshme se janë bërë falsifikime numërike  në këtë drejtim, e ate kryesisht  në favor të malazezëve e në dëm të popujve tjerë, që ishte në kundërshtim me realitetin në këtë mjedis multinacional. Ne këtë aspekt falsifikime janë bërë edhe ndaj shqiptarëve qe dëshmohet  nëse analizohen të dhënat sipas vendbanimeve te banuara me popullsi shqiptare  në viset e tyre si popullsi autoktone në këtë mjedis, që paraqet çështje për hulumtim të veçantë.

Por, pasi në ndërkohë mungojnë të dhënat zyrtare nga regjistrimi i popullsisë e sidomos  ne lidhje me veçoritë  etnike e kulturologjike  individë të ndryshëm janë paraqitur me  prezantim të te dhënave të cilat  nuk janë si rezultat i të dhënave të përpunuara nga regjistrimi i popullsisë andaj si të tilla  nuk  kemi të bëjmë  me informata të sakta por janë parashikime personale apo grupeve të ndryshme, dhe si të tilla  nuk janë zyrtare por  janë lajthitje  për opinionin e gjerë.

Pikërisht ne lidhje me këtë çështje nga MONSTAT-i kanë informuar se të dhënat e mbledhura  sipas pyetësoreve ka qenë e nevojshme të vendosen në sistem, për të filluar procesi i kontrollit dhe përpunimi i të dhënave. Vendosja  e të dhënave ka filluar në muajin shkurt dhe ka zgjatur deri në fund të prillit. Krahas fazës së vendosjes së të dhënave  është edhe kontrollimi i  të dhënave, ku kjo fazë do të zgjasë deri në publikimin e të dhënave definitive nga regjistrimi i popullsisë.

Duke marrë parasysh se nga janari e deri tash është krijuar një vakum  kohor  individëve  të ndryshëm  iu është dhënë mundësia për paraqitje  te të dhënave të ndryshme  në lidhje mbi  strukturën kombëtare e gjuhësore të popullsisë qe me të drejt i quajmë spekulime  sepse  për të dhënat zyrtare kompetent është vetëm MONSTAT-i e askush tjetër.

Në pritje të softuerit

Kemi të bëjmë me softuerin i cili ka rolin e kontrollit te të dhënave të grumbulluara  gjatë regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe të banesave, i cili deri me tash nga ana e MONSTAT-it është shpallur dy herë por ka dështuar andaj së shpejti do të shpallët tenderi i ri i treti më radhë, duke shpresuar qe përfundimisht të zgjidhet kjo çështje teknike, qe është e nevojshme për publikimin e të dhënave zyrtare të regjistrimit të popullsisë.

Në sajë të ligjit MONSTAT-i e ka paraparë si obligim që qytetarëve t´iu ofrojë mundësinë  për të vërtetuar   të dhënat e tyre, në lidhje me karakteristikat etnike e kulturologjike  të mbledhura ne procesin e regjistrimit përmes softverit. Kemi të bëjmë me një procedurë qe nuk mund të vlerësohet  vetëm si teknike, sepse ka të bëjë me seriozitetin dhe saktësinë e të dhënave të prezantuara në regjistrimin e popullsisë. Kemi të bëjmë me mundësinë teknike te çdo qytetari për të lexuar e parë  personalisht të dhënat e regjistruara në fletën e regjistrimit të popullsisë, çështje e cila eliminon dilemat për spekulime të ndryshme, që është dukuri e shoqërive e vendeve të pakonsoliduara, ku bënë pjesë edhe Mali i Zi.

Përfundimisht cekim se sipas Ligjit për Regjistrim, publikimi i rezultateve nga regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave të vitit 2023, është në kompetencë të MONSTAT-it, andaj çdo informacion tjetër është spekulim  dhe pa vlerë për opinion e gjerë.

(Qershor 2024)

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit