Po të kishte ndjenja në këtë botë
S’do na shkatonin dhimbje dhe lotë
Po ta besonin perendinë
S’do na e mohonin lumturinë
Ah botë e egêr e mallkuar
Njëri tjetrin rrim duke sulmuar
Me intriga dhe prpaskena
Me njerëz të poshtë e super legena
Bëjnë mashtrime e dallavere
E ndërrojnë fytyrën si petulla në fertere
Hiqet pranë teje si më i miri
Por ka një zemër prej vampiri
Ka ardhur koha e pabesisë
Sa nuk i besojmë dot as perendisë
Bëjnë gjasme sikur na duan
Me thika pas shpine seç na shpuan
Kështu ka ardhur koha sot
Mikun nga armiku s’po e dallojmë dot
Nga pamja e sjellja duken të mirë
Por zemrën nga brënda e kanë nxirë
S’ka më ndjenja dhe dashuri
As besë as fe as burrëri
Dy gisht poshtë ka rënë burrëria
Dhe në bark të nënës dridhet fëmia
Ç’bëni kështu o të fantaksur
Shumë urretje paskeni pasur
Nga njëra anë na përqafoni
Nga ana tjetër na sulmoni
S’kena e kësaj bote ka për të ndryshuar
Ju keni fatura për të pguar
Për çdo krim e poshtërsi
Do të gjykoheni nga ajo perendi
Është e afërt dita e gjykimit
Nuk keni shance ti shpëtoni ndëshkimit
Dikush më pak e dikush më shumë
S’e shumë njerëz keni lënë pa gjumë
(Autori i poezisë) (Leonardo Nika)
(Datê 22 Prill 2024)