Ndre Mjeda
(1866-1937)
Me rastin 157 vjetorit të Lindjes
Nikë Gashaj
Ndre Mjeda ka qenë figurë e madhe e kulturës shqiptare: poet i shquar i kohës së Rilindjes Kombëtare; studiues i njohur i çështjeve albanologjike; anëtar i komisionit për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit me 1908; linguist e poliglot për gjuhë klasike dhe moderne; njohës i mirë i latinishtes, italishtes, gregjishtes, gjermanishtes, spanishtes, portogalishtes, serbokroatishtes, etj., cilësi këto që i jepnin një kulturë të gjerë dhe mundësuan që të merrej në mënyrë subtile, të mprehtë, të hollësishme me gjurmime e hulumtime kulturore-historike dhe shkencore; andaj ishte publicist i njohur, gjuhëtar, historian, përkthyes, pedagog, filozof, tekstolog, teolog, atdhetar dhe veprimtar politik për pavarësinë dhe lirinë e popullit shqiptar.
Për rëndësinë e veprimtarisë së Ndre Mjedës në fushën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe, është diskutuar në tubime shkencore, është vështruar e publikuar në studime dhe revista të ndryshme në hapësirën shqiptare dhe më gjerë, por jo dhe sa duhet tek komuniteti shqiptar në Mal të Zi, për shkaqe objektive.
Për këtë arsye, si dhe për meritat e larta studimore dhe krijuese të Ndre Mjedës në fushën e kulturës shqiptare, redaksia e revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore “Malësia”, dhe une si kryeredaktor i revistës, në numrin tre(3) të saj, në vitin 2008- me rastin e 142 vjetorit të lindjes ia kemi kushtuar si botim të veçantë, jetës dhe veprës së poetit dhe personalitetit të njohur të kulturës shqiptare, Ndre Mjedës.
Revista Malësia publikoi një numër të konsiderueshëm të punimeve shkencore të autorëve nga mbarëhapësira shqiptare mbi këtë figurë të madhe kombëtare, sikurse janë: Nikë Gashaj “Shënimi redaktorial”; Prof. Dr. Jup Kastrati: “Bibliografia e Ndre Mjedës, Shkodër, 1967”; Prof. Dr Ruzhdi Ushaku(Ulqin) “Mbi motivet onomastike në Poemthin “SCODRA” të Ndre Mjedës”; Mentor Quku (Shkodër) “Arritje në fushën e studimeve mjedologjike, si dhe ato që duhen bërë më tej në këtë fushë”; Prof. Dr. Anton Nikë Berisha(Kalabri) “Andërra e jetës” poemë e gjakimit jetësor, e tragjikës dhe e bukurisë së natyrës”; Prof. Dr. Hamnit Xhaferi(Tetovë) “Mjeda ndër lirikët e mëdhenjë në letërsinë tonë”; Dr. Pjetër Gjuravçaj (Malësi/Tuz) “Dimensioni etiko-estetik dhe social-patriotik në poetikën e Ndre Mjedës”; Prof. Dr. Begzad Baliu (Prishtinë) “Jup Kastrati dhe bibliografia e Ndre Mjedës”; Prof. Dr. Tefë Topalli(Shkodër) “Ndre Mjeda – një emër i madh i letrave shqipe”; Prof. Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu(Prishtinë) “Studimet monografike të Jup Kastratit për Ndre Mjedën”; Prof. Tahir Foniqi(Prishtinë) “Kërkime bibliografike, Ndre Mjeda në Kosovë”; Prof. Adil Olluri(Prishtinë) “Çështje të zhanrit dhe estetikës në poezinë e Ndre Mjedës”; Prof. Zenun Gjocaj (Prishtinë) “Pikëpamje leksiko-frazeostilistike të poemave josonetike të Mjedës”; Nebi Caka – Ali Caka(Prishtinë) “Konkordancat dhe fjalët-çelës të poetisë së Ndre Mjedës”; Flamur Maloku(Prishtinë)” Figurshmëria në relacion me kodin tematik”.
Edhe pse revista Malësia, nr. 3, me publikimin e autorëve të lartëpermendur ka dalur kaherë, mirëpo rëndësia e punimeve shkencore nuk e humb aktuelitetin, si dhe vetë figura e madhe kombëtare e Ndre Mjedës është afatgjate në kulturën shqiptare.
Në rrethet intelektuale shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, etj. konsiderohet se në hapësirën shqiptare e vetmja revista“Malësia” ia ka kushtuar një numër të veçantë, Figurës së madhe të kulturës kombëtare shqiptare, Ndre Mjedës.
Me këtë rastë, po ashtu po përkujtojmë, se revista Malësia ia ka kushtuar në numër të veçantë dhe AT Gjergj Fishtës, poetit kombëtar, me rastin 148-vjetorit të lindjes (nr. 14, 2019.)