11.5 C
Tirana
E dielë, 25 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj “Ndjehet si një pushtim ushtarak”

“Ndjehet si një pushtim ushtarak”

0
Minneapolis - a woman pulled by ICE

Todd Heisler/The New York Times
Një kuti baruti

Bota
15 janar 2026

Nga Katrin BennholdPërktheu Arben Çokaj

Mirëmëngjes, botë! Një nga ndryshimet midis një shoqërie të lirë dhe një shteti autoritar është marrëdhënia midis forcave të sigurisë dhe qytetarëve. Në një demokraci, oficerët e policisë janë të caktuar për të mbrojtur të drejtat e civilëve. Kur forcat e sigurisë vendosen kundër qytetarëve, kjo shpesh shihet si një shenjë e autoritarizmit në rritje.

Javën e kaluar një agjent federal amerikan i imigracionit qëlloi Renee Good, një shtetase amerikane, tre herë në fytyrë në Minneapolis. Mbrëmë, një agjent federal qëlloi dhe plagosi një burrë në të njëjtin qytet. Presidenti Trump ka dërguar agjentë të ICE në qytete në të gjithë Amerikën, shpesh për zhgënjimin e banorëve vendas. Presidenti i Këshillit të Qytetit të Minneapolis tha se agjentët, me pushkët e tyre të sulmit dhe pajisjet luftarake, “ndjehen si një forcë pushtuese“. Sot kolegu im Sam Sifton, i cili prezanton The Morning, emisionin amerikan të këtij buletini, shkruan për pasojat dhe atë që mund të vijë më pas.

Nga Sam Sifton

Minneapolis është në teh të thikës. Një javë pasi një agjent federal qëlloi dhe vrau Renee Good, arrestimet agresive kanë zemëruar banorët. Administrata Trump ka dyfishuar përpjekjet e saj për të deportuar emigrantë të paligjshëm, duke dërguar oficerë në lagjet e banimit dhe parkingjet e dyqaneve të mëdha, në kërkim të njerëzve për t’i kapur. Ata gjithashtu kanë ndaluar – dhe kanë dhunuar – disa qytetarë amerikanë, dhe mediat sociale janë të mbushura me video virale të konfrontimeve.

Ndërkohë, aktivistët kanë kërkuar të vëzhgojnë, dokumentojnë ose pengojnë agjentët, raporton Julie Bosman. Në WhatsApp, fqinjët i kushtojnë vëmendje oficerëve të imigracionit dhe dalin nga shtëpitë e tyre, për t’u bërtitur atyre. “Ndjehet sikur komuniteti ynë është nën rrethim nga qeveria jonë federale,” tha përfaqësuesi i shtetit Michael Howard, një demokrat, për The Times.

Takimet mund të jenë të tmerrshme. Kolegët e mi verifikuan imazhet që qarkullojnë këtë javë që tregojnë agjentë që përballen me një burrë në një stacion benzine dhe shtyjnë Elliott Payne, presidentin e Këshillit të Qytetit. Payne u tha kolegëve të mi se kishte agjentë federalë të pajisur me pushkë sulmi dhe pajisje luftarake që patrullonin rrugët, duke i nxjerrë vazhdimisht pistoletat e tyre nga këllëfi. “Ndjehet si një pushtim ushtarak,” tha ai.

Në një rrugë banimi me dëborë, një person përdor një celular për të kapur videon e një burri të maskuar, që mban një jelek që thotë “agjent special i HSI-së“.

David Guttenfelder/The New York Times
Konflikte urbane

Disa nga ndalesat shkojnë përtej zbatimit të zakonshëm të ligjit. Në disa nga përplasjet, mund të ndjeni armiqësinë që rritet midis oficerëve federalë dhe qytetarëve, që u shërbejnë. Një burrë me të cilin foli The Times tha se ishte i lumtur që kishte njerëz të tjerë përreth për të filmuar takimin e tij me agjentët federalë, i cili ndodhi pasi ata përplasën makinën e tyre me të tijën, duke e detyruar atë të ndalonte.

Ai tha se besonte se prania e njerëzve me kamera kishte ndihmuar agjentët ta lironin. Por, ndërsa turma u rrit – turmat duket se rriten gjithmonë tani – dhe filluan t’u bërtisnin oficerëve, ai u shqetësua se situata mund të shndërrohej në diçka më të errët, diçka të dhunshme. “Kjo i bën ata të sillen ndryshe, sikur kanë më shumë pushtet“, tha ai.

Presidenti Trump nuk duket i interesuar të qetësojë asgjë në Minneapolis. Këtë javë, ai tha se një justifikim për të shtënat me armë ndaj Renee Good mund të ketë qenë se ajo kishte qenë “mosrespektuese” ndaj oficerëve. Megjithatë, të qenit mosrespektues është një formë e të folurit – një formë e mbrojtur nga Kushtetuta.

Tani qeveria po dërgon 1,000 oficerë të tjerë të imigracionit në Minesota, përveç 2,000 që janë tashmë atje. Administrata tha gjithashtu se do t’i jepte fund mbrojtjes nga deportimi për më shumë se 2,000 migrantë nga Somalia. Shteti është shtëpia e diasporës më të madhe të somalezëve në botë.

Minesota ngriti një padi të hënën së bashku me qytetet e Minneapolis dhe St. Paul, duke i kërkuar një gjykatësi të bllokojë qeverinë federale nga “zbatimi i rritjes së paparë të forcave policore në Minesota“.

“MOS U FRIKËSONI, NJERËZ TË MËDHENJ TË MINESOTËS”, shkroi Trump në mediat sociale të martën, “DITA E LLOGARISË & HAKMARRJES PO PO VJEN!”

Ia vlen të ndalemi te këto takime midis oficerëve federalë dhe banorëve të Minneapolis. Ato përmbajnë të vërteta të shumta.

Nga njëra anë janë njerëz që shkojnë në punë me makinë, dalin nga një dyqan, përpiqen të shkojnë në shtëpi. Nga ana tjetër janë agjentë federalë të dërguar në një vend, që nuk janë të mirëpritur dhe u thuhet të mbledhin njerëz, që shumë vendas duan t’i mbrojnë. Disa aktivistë po hedhin topa bore drejt oficerëve, po fryjnë bilbila, po brohorasin kundër tyre, po parkojnë në rrugët ku kalojnë automjetet e tyre. Banorët u bien borive të makinave gjatë gjithë natës pranë një hoteli, ku po qëndrojnë agjentët dhe kanë ndjekur një komandant në banjo duke i bërtitur.

Një person i dukshëm vetëm nga gjoksi poshtë vrapon ndërsa mban një granatë tymi në një rrugë me dëborë.

Agjentët përgjigjen me sprej me piper, gaz lotsjellës ose më keq.

Të gjithë janë thjesht të zemëruar – për padrejtësitë që perceptojnë, për njerëzit që i kryejnë ato, për faktet e tmerrshme në terren. Kjo është po aq e vërtetë për agjentët federalë të maskuar sa edhe për qytetarët dhe jo-qytetarët me të cilët përballen. Valvula e tubit të avullit është e mbyllur fort në Minneapolis. Presioni vetëm sa rritet. Good ka vdekur dhe mund të vijë më shumë.

Brian O’Hara, shefi i policisë së Minneapolis, e ka paralajmëruar për këtë për javë të tëra. Më shumë se pesë vjet më parë, vrasja e George Floyd nga anëtarët e departamentit të tij e shkatërroi Minneapolis. O’Hara erdhi më pas për të rindërtuar forcën dhe për të rivendosur besimin me banorët e qytetit.

Të hënën, Michael Barbaro e intervistoi atë për “The Daily” dhe e pyeti, se cili kishte qenë mendimi i tij i parë kur dëgjoi për të shtënat në Good. O’Hara ishte i matur gjatë gjithë intervistës dhe mund ta dëgjoni pauzën ndërsa ai e shqyrton pyetjen. «Mendova, Dreq, ja ku është», tha O’Hara. «E di? Kjo është potencialisht viti 2020 përsëri.»

«George Floyd përsëri?» pyeti Michael.
«Shkatërrimi i qytetit», u përgjigj shefi.

Për më shumë: Pasi një agjent federal qëlloi një emigrant nga Venezuela në Minneapolis mbrëmë, protestuesit dhe forcat e rendit në qytet u përleshën për orë të tëra.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.