8.5 C
Tirana
E enjte, 5 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

NATË

0
Ardian Haziri

I buzëqeshi natës me guxim,
Si të donte ta mashtronte errësirën.
Thithi cigaren, përzuri tymin me dorë,
Si një re të vogël përplot mendime.

Ditët e hirta ngjanin deri në bezdi,
Rrotulloheshin si orë pa akrepa,
Koha rrinte pezull, e lodhur,
Në dritën e zbehtë të mbrëmjes.

Ra një heshtje varri,
As frymë, as kujtim s’guxoi të lëvizte.
Qepallat po i rëndonin ngadalë,
Si dritare që mbyllen mbi një shpirt të trazuar.

Dhe kur nata ia mori frymën,
Ai veç psherëtiu lehtë,
Do t’i dorëzohej gjumit,
Si një ushtar pa armë,
Në fushën e heshtur të vetmisë.

Ardian Haziri

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.