NGA KALOSH ҪELIKU
Në sistemin komunist jugosllav, vështirë e ke pasur të gjejsh muta jugosllav?! Qofshin ato, edhe shqiptar. Shumicën e popullit shqiptar, i ke gjetur”: “nacionalistë”, “irredentistë”, “oportunistë”, “armiq të shtetit përbashkët”, “shqiptarë të ndershëm”. Edhe, “patriotë” të shokut Tito. Megjthatë, i ke takuar në rrugë përpara Hotel ”Bozhuri”, në Prishtinë. Edhe, atë: me brekë të kuqe. Ndonjërin, edhe me kësulë të bardhë në kokë. Skënderbeun, në jaknën e setres. Flamurin kuqezi. Dhe, me një shami të lidhur për brezi si peshterkë kuqe.
“Patriotë”, që e kapnin topin e Mic Sokolit për fyti, por edhe topat e “shpëtimtarëve” të shqiptarëve mes këmbëve në pushtet. Që, ditën e nesërme për shkak të një fjalë goje, një libri të “rrezikshëm” pas bastisjes në shtëpi, ke përfunduar në “bisedë informative” dhe burg.
Osman Balli, një patriot i madh shqiptar nga Kërçova, që shpeshëherë e vizitonte edhe Prishtinën, herët gjatë sistemit komunist asaj kohe, iku në Amerikë. Patrioti, i cili për partizanët partiak të Partisë Komuniste në bisedat e rastit kur vinte në vendlindje, thoshte: kujdes kini nga “patrioti” i ndërsyer, se: ky është i kuq… Heshtni, mos folni dhe përmendni para tij “Shqipërinë e Madhe”! Shkak, që në sistemin komunist edhe nuk guxonte të kthehej me vite në vendlindje, se ia merrnin pasaportën dhe e rrasnin në burg.
Pas viteve të ndryshimeve demokratike, shkatërrimit të Jugosllavisë, sigurimi policor i Kërçovës përmes bashkëpuntorëve të tyre i përcolli edhe një “letërpajtimi”: Thuani Osman Ballit, se: Tashti, më nuk e ndjekim dhe ngasim si armik i shtetit “përbashkët”, ia kemi falë dënimin. Osman Balli, aty për aty iu përgjigjë sy më sy dhe ballë për ballë postierit: Ata më kanë falur, por unë nuk i kam falur.
Vite më vonë pas “ndryshimeve demokratike”, Osman Balli erdhi në Këçovë. Herë pas here, kur e takonim në restorantin e Hotelit “Union”, në Kërçovë me orë harroheshim me rrëfimet e tij patriotike kokë më kokë. Përndjekjet e shqiptarërve si armiq të shtetit jugosllav edhe nëpër botë. Burrit, që ne shpeshëherë të zemruar edhe i ankoheshim për veprimet e disa “shqiptarëve të ndershëm” si armiq të popullit shqiptar.
Përçudi, Osman Balli nuk shpërthente me sharje dhe urrejtje, po na përgjigjej me urtësi: Lëreni, është muti jonë…