MUSHKA E MALËSORIT DHE PUSHKA E GJATË

2
Mushka e ngarkuar

Arben Çokaj - gazetar

Arben Çokaj – gazetarArben Çokaj

LAP KATUNDARI NË BERLIN

tregime të shkurtra me një lidhje…

Lapi iku në Berlin, për një jetë më të mirë, Mori 5000 Euro hua te Fondacioni arab “Besa”, 5000 Euro në Raifaissen Bank austriake, 5000 Euro në Intesa San Paulo italiane, 5000 Euro në Credin Bank të mbesës së Saliut, Elvana Hana, 5000 Euro në UBA Bank të Linda Ramës dhe 5000 Euro në BKT Bank – Banka Kombëtare Tregtare.

Të 6-shta huatë (kreditë) me llogari të ndryshme, disa të familjarëve të tij, se ishte dromaçin i madh Lapi. Për të gjitha huatë që mori me përqindje interesi 6-7%, Lapi vuri si kaucion shtëpinë 1 katëshe me blloqe, që ua kishte lënë i ati te xhamia… Kur të vijë dita që Lapi të mos ua shlyejë huatë bankave, se janë gjithsejt 30 mijë Euro hua e ku me i marrë paret, se bashkë me interesa për 5-10 vjet afat kohor pagese, mund të shkojë shuma që duhet paguar në rreth 40-50 mijë Euro a ma shumë, kështu që bankat do të zihen gjyqeve me njëra-tjetrën, se kush do i marrë blloqet… :p.

Kështu Lap katundari, gjenia i huave, iku i lumtur në Berlin, me një dorë të mirë parashë… Se si do i vejë halli i kësaj pune, kjo mbetet për t’u parë në vazhdim, se deri tani Lapi ka treguar se ka aftësi më shumë për t’ia futur vetes, se të tjerëve, por edhe të tjerët nuk i lë pa gjë! Kështu mendoi Lapi se do të kënaqej në Berlin për disa vjet…

* * *

VAJZA QË U DASHURUA ME TIM GORDON – NIPIN E GJYQTARIT

Një vajzë e re shkodrane e kishte të atin emigrant në Greqi. Jetonte me të ëmën në një apartament, pronë e të atit, që u kishte mbetur që nga koha e Enverit. Vajza ra në dashuri me një djalë në Shkodër, i cili rastisi të jetë edhe nipi i një gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Shkodër. E quante ‘i fejuari’… Krejt si jashtë shtetit, ashtu si thotë edhe Lisi, krejt si italianët…

Vajza nuk po bënte ndonjë gjë kushedi, e re ishte, ia donte trupi, dhe si gjithë vajzat, gjeti një të dashur. I dashuri i saj për më tepër nisi në atë kohë të bënte edhe një shtëpi 3 katëshe, diku në një lagje në periferi të Shkodrës. Ishte djalë i zoti, me ambicie… pastaj edhe nipi i gjyqtarit, e këto gjëra shihen shumë në Shkodër… Dhe ngaqë e ëma, Bukra, kishte vetëm këtë vajzë, mendoi se meqë e kishte edhe burrin në Greqi, ku ai punonte atje, e paratë ia dërgonte familjes në Shqipëri, ajo një ditë kur ‘dhëndrri’ të përfundonte shtëpinë, bashkë me vajzën, do të kalonin te shtëpia e ‘dhëndrrit’. Pse jo? ku është e keqja këtu? Edhe ‘dhëndrri’ ashtu u thoshte…

Dhe jo vetëm paratë që merrnin nga kryefamiljari emigrant, këto të dyja ia dhanë dhëndrrit për shtëpinë, që ai po ndërtonte, por hynë edhe 15 milion lekë borxh në bankën BKT, të cilat ia dhanë po dhëndrrit, për të ndërtuar shtëpinë e re, ku do të shkonin edhe këto të jetonin. Të paktën ashtu mendonin në ato momente.

Për të marrë huanë në bankë, ata vunë si kaucion apartamentin e tyre, që e kishin në emër të kryefamiljarit. Drejtori i bankës nuk pranoi t’ua jepte huanë, se apartamenti ishte në emër të kryefamiljarit, por këto gra të zonja e të shkathëta, e rregulluan disi edhe këtë punë. I dhanë 2 milion lekë drejtorit të filialit të bankës, nga 15 milion, pra morën 13, që ai t’ua lëshonte atë hua. Dhe ai pranoi… sigurisht.

Kështu shtëpia e ‘dhëndrrit’ po ndërtohej përditë dhe erdhi dita dhe ajo përfundoi. I ati i vajzës së dashuruar vazhdonte të punonte në Greqi, puno e puno ti, se për atë punë je, gratë e shtëpisë po bëjnë biznes të madh. Kur ai vinte këtej, nuk i tregonte kush gjë, se donin t’ia bënin surprizë… por situata erdhi shpejt duke u ndërlikuar, kur banka filloi të kërkonte pagesën e huasë dhe gratë e emigrantit të shkretë, me origjinë çame, nuk kishin para për ta paguar.

Banka i hodhi në gjyq, dhe e fitoi gjyqin, apartamenti që mund të shitej për 40-50 mijë Euro, tani do i kalonte bankës, për 13-15 milionët e marra hua, dhe familja e këtij emigranti fatkeq do të mbetej pa apartament. Në këtë situatë, burri u kthye nga emigracioni, se i treguan, dhe po përpiqej tani të zgjidhte lëmshin që i kishin krijuar gratë e zgjuara të Lisit.

Një tullë tjetër i ra mbi kokë vajzës së dashuruar e familjes së saj, kur e la edhe i dashuri. Duke parë situatën e ndërlikuar, i dashuri i vajzës, nipi i gjyqtarit, ‘humbi ndjenjat’ për vajzën në fjalë, dhe gjeti një vajzë tjetër. Tani ai kishte edhe staturë tjetër shoqërore, kishte edhe një shtëpi 3 katëshe, një pjesë të parave për ndërtimin e së cilës, i kishte marrë edhe nga ‘ish-e-fejuara’ e tij. Djalë i zgjuar, jo fjalë.

E ëma Bukra dhe e bija, nuk kishin asnjë dokument, që vërtetonte, se ato ia kishin dhënë paratë ‘dhëndrrit’ të supozuar, e ai humbi respekt për to, se sa budallaqe ishin treguar ato, në mirëbesim, që i kishin besuar atij ashtu. E kujt i duhen këto gra të marra, thoshte me vete nipi i gjyqtarit.

Por gratë në fjalë nuk i mbetën Lisit në derë, i mbetën emigrantit çam në Greqi, i cili, jo vetëm se kishte humbur kursimet e jetës, por humbi edhe apartamentin e tij, dhe e kuptoi në fund se çfarë gruaje e vajze ‘të mirë’ kishte. E nuk mund t’u thoshte as edhe një fjalë…

Vajza ngushëllonte veten duke thënë, se për aq kohë sa ishte në lidhje me ish-të-dashurin, nuk pendohej, se ishte kënaqur, të paktën… Shkodranët – shokët e tij, e ngushëllonin të atin e vajzës, “të të rrojë vajza o Qimo, se apartamenti të iku…”

* * *

MUSHKA E MALËSORIT DHE PUSHKA E GJATË

fantazi erotike popullore shkodrane

Një malësor i varfër jetonte duke shitur qymyr me mushkën e tij, në Shkodrën e kohës së Zogut, që kishte 13 500 banorë. Ai ulej përditë në Shkodër e shistre thasët e tij me qymyr, merrte me veten edhe një pushkë të gjatë l’tina.

Një ditë malësori vendosë të marrë edhe vajzën e tij, Lina, me vete. Lina e rritur në fshat, me ushqime bio katundi, qumësht delesh e vezë pulash fshati, ishte e shëndetshme dhe ishte bërë një zonjushë e bukur dhe e admirueshme, për ta patur zili. Një tregtar shkodran, kopil, Loroja, e sheh malësorin e shkretë me gjithë vajzën e tij, e me mushkën e ngarkuar me thasë qymyri aty pranë dugajës së tij, te Dugajt e Reja të Shkodrës, aty pranë trumës. Malësori mbante mbi supe edhe pushkën e tij të gjatë l’tina. Loroja mendoi papritur, “po ia kapi e qi vajzën këtij malësorit…”

A je ku je, o malësor – i foli Loroja sapo e pa, me gjithë atë vajzë yll, me e pi në kupë. – A ke dalë me shitë qymyr a?
– Po – i thotë malësori – shka me ba?!
– Eja të bisedojmë pak për një biznes bashkë.
Dhe malësori lë mushkën e vajzën aty jashtë te dera e dugajës e hyn brenda në dugajën e Loros.

– Hë – i thotë Loros, – qysh a puna?
– Kam vendosë me të ndihmua e me të qitë çirak, – i thotë Loroja, – se jam tuj t’pa se ti po rropatesh përditë me këtë mushkë e po shet thasët me qymyr, por pak fitim ke. Dhe po dua me të dhanë 500 napolona t’arit, se paske edhe një vajzë të mirë. Por me një kusht…
– E cili asht kushti? – e pyet i habitur malësori i shkretë.
– Po ja, si me ta thanë, i thotë Loroja, dhe fillon ta sqarojë se si mundet malësori me fitua 500 napolona t’arit, ose me humbë vajzën, mushkën e pushkën e gjatë… Me fjalë tjera, Loroja po i thoshte malësorit me vu bast. Por sqarimi ishte paksa i sikletshëm…

Loroja i tregoi malësorit se nëse ai mundet me e futë në dorë vajzën e tij, ai do të humbte mushkën e pushkën e gjatë. Por nëse ai përpiqet e nuk mundet, me e futë në dorë vajzën, se vajza i qindron atij si burrneshë malësiet, atëherë malësori i fiton 500 napolona t’arit.

Malësori ndihet në siklet të madh, e s’din shka me ba. A me t’ia futë tel pushket këtij zog kurvet, që flet asi punësh, e don me i prekë në nder, apo me e provua fatin? Se 500 napolona kryejnë shumë punë… Si përfundim vendosë me e pranua sfidën, duke menduar se vajzën e ka të fortë, e nuk do të mundet Loroja me ia ba atë punën…

Del jashtë dhe i sqaron vajzës si asht puna, e vajza duke mos e parë kurrë atë mikun, ka fort besim në vetvte, sidomos para babës së vet, se atë s’ka burrë nanet që e shpon… E të dy bashkë, babë e bijë, i hyjnë marrisë…

Vajza hyn brenda, e si burrneshë i thotë Loros, se e pranojnë bastin. OK – thotë Loroja, krejt në rregull, por mendon me vete se ka ndonjë hil këtu. Mbyll derën e fillon ta zhveshi pak vjzën, sa për t’ia bërë atë punën. Kur vjen puna me e futë te vendi, vajza shtërgonte këmbët e muskujt aq fort, sa rrushi i Loros po dukej sfungjer… E provonte Loroja i shkretë bam e bam, e asnjë resultat…

Se si i shkoi në mendje horrit, e ngacmoi pak në ije, e gicilati në bel, e vajza u lirua aty poshtë, e ky bam, e futi…

– Ahhh… lëshoi një piskamë Lina, pak nga dhimbja e pak nga kënaqësia, aq sa dëgjoi jashtë edhe malësori i gjorë.

– Shka asht vajzë, si asht puna?! – i bërtet i ati nga jashtë. E dëgjohet një zë i thatë:

– Me shëndet mushka e pushka e gjatë, o babë!

* * *

Kështu thonë shkon parja te parja, e i varfri e han gjithmonë…

2 KOMENTE

  1. I nderuari Arben!

    I lexova me kënaqësi që të trija tregimet dhe më pastaj mendova në vete: Nëse Arbeni i ka dëgjuar prej dikujt këto tregime dhe i ka mbajtur kaq mirë në mend, i lumt mendja; nëse Arbeni i ka “krijuar” nga vetvetja, i lumt mendja dy herë, se vërtetë është i lexuar.

    Nuk e kuptova në tërësi qëllimin e këtyre (tri) tregimeve, por për aq sa ma “përthekoi” mendja ime, bëhet fjalë për mashtrime, ama mashtrime që qëndisura bukur… dhe me qëllim të caktuar!
    Të lumtë!
    *

    Shënim: Ismet, janë tregime reale, të përshtatura, që tregojnë fatkeqësinë e njerëzve nga lakmia… Disa njerëz nuk janë të aftë t’i parashikojnë pasojat e veprimeve të tyre. /AÇ

  2. Z. Arben,

    të faleminderit për sqarimin e qëllimit të tregimeve.

    Ja, dhe unë po ua tregoj një:
    Një plak në katundin tonë me emrin Adem e ka pasë nji gomar dhe, për nevoja të veta i hypte gomarit dhe kryente punë. Një ditë i humbë gomari! Shokët e tij, kur dëgjojnë, e dijnë që Ademi është merzitur shumë e shkojnë me e pá. E dijnë që do e gjejnë të merzitur, por kur hyjnë mbrenda e gjejnë Ademin në qejf. Po ia bajnë:
    – A u merzite që të kish humbë gomari, o Adem? Ky i kënaqur po u përgjigjet shokëve:
    – Jo s’u merzita, se shyqyr që nuk kam qenë i hypur mbi gomar, se isha humbë edhe unë me gjithë gomarin!
    *
    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.