Mitrovica nuk pranon ndarje…

0
Car Llazari në Mitrovicë
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Serbët fillimisht në veri po kërkojnë autonomi, me asociacionin. Pas tij vjen ndarja. Kjo është e papranueshme për shqiptarët. Serbia dhe Vuçiçi janë hedhur në një sulm “gjithplanësh” për të realizuar me çdo kusht, “Zajednicën”. Ata po përdorin gjithë arsenalin e tyre kundra Kosovës dhe shtetndërtimit të saj. Deri tani me qeveritë përpara Albinit, ata ia kanë arritur qëllimit të tyre. Me Albinin ju ka ngecur “sharra” në gozhdë. Të gjitha trazirat në veri janë vepër e Serbisë dhe Vuçiçit. Serbia duke parë si pengesë të pakapërcyeshme Kurtin dhe Osmanin, po bëjnë çmos në përçarjen e shqiptarëve… Vuçiçi është hedhur në sulm ndaj Kurtit dhe hedh “akuza” të forta ndaj tij. Ai e fajëson atë për çdo gjë dhe vetë bën rolin e “viktimës”.

Serbia nuk është viktima. Ajo është agresori që shkaktoi mbi 13-14 mijë viktima në Kosovë në vitet 1998-1999, përdhunoi mbi 20 mijë femra, zhduku pa gjurmë mbi 1600 persona, dëboi me forcë popullsinë civile, bëri gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës… Dhe çuditërisht ajo e ka kthyer situatën në favor të saj… Kjo është Evropa! Serbia jo vetëm nuk ndëshkohet për krimet dhe gjenocidin kundër Kosovës në luftën e fundit, por përkëdhelet nga BE-ja… Kjo është e pafalshme! Kosova nuk duhet të pranojë më ndarje! Boll, më, me padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve, Evropë! Mitrovica është shqiptare. Për resurset e mëdha që ajo ka, synohet nga Serbia. Po, si? Fillimisht me një autonomi, pastaj ndarja dhe në fund defunksionimi i shtetit të Kosovës…

Ky pozicionim i faktorit ndërkombëtar për situatën në veri dhe bisedimet Kosovë-Serbi mendoj se është i papranueshëm. Duket se ata hapur po mbajnë anën e Serbisë… Këtë e vërteton më së miri qëndrimi dy përfaqësuesve të BE-së. Shpresoj që qëndrimi i ambasadorit Hill për marrëveshjen të ketë qenë personal! Sido që të jetë situata, zgjidhja e drejtë e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë mund ti vijë vetëm nga Amerika dhe presidenti i saj, Biden. Atje duhet të “bëhet” si i shtëpisë zoti Kurti dhe përfaqësuesit e Kosovës! Zgjidhja ka një emër Bidenin, dhe bashkimin e shqiptarëve.

Elita politike e Kosovës si gjithnjë është e përçarë. Lufta për pushtet e feude e kastës së vjetër ka infektuar sot edhe figurat e reja politike opozitare. Përçarja e faktorit shqiptar në rrafshin Ballkanik është shumë determinuese! Korrupsioni nga ana tjetër mund të “depërtojë” edhe në qeverisë, Kurti. Disa media janë hedhur bindshëm kundra qeverisë dhe në forma të ndryshme mbajnë anën e Serbisë… Kjo është e turpshme! Ku kanë turp, bashkëpunëtorët dhe tradhëtarët… Ata nuk kanë as fe dhe as atdhe! Qeveria duhet të veprojë si me Klan Kosovën dhe të ndëshkojë keqbërësit që shkelin ligjet e shtetit.

Mbështetni Kurtin shqiptar, kudo që jeni, jo si Albin por si kryeministër në misionin e tij të vështirë. Mos e luftoni kryeministrin tuaj. Ai dallon dhe ndryshon nga “shpura” e paraardhësve të tij. Ai është treguar më superior se Vuçiçi, në “bisedimet” me Serbinë. Ai po lan “kusuret” e lëshimeve që kanë bërë ish-drejtuesit paraardhës qeveritar të Kosovës, në marrëveshjet me Serbinë. Ai me sjelljen e tij dinjitoze dhe të veçantë prej shtetari, po mbron territorin e Kosovës. Për të, territori i Kosovës është unik dhe i patjetërsueshëm.

Thënja e tij, se: “Edhe po të ishin gjallë herojtë edhe ata nuk kanë të drejtë të jepnin asnjë cm² tokë të Kosovës“, Serbisë. Kjo thënje është lapidare. Edhe vendosja e autoritetit të shtetit në veri, qe një arritje. Kjo nuk qe e lehtë, përkundrazi qe një sfidë për të. Kurti është kryeministër i pakorruptueshëm, është burrshtetas i nivelit të lartë, intelektual dhe njeri vizionar, nuk bën pazare për çështje kombëtare, ndaj mbështeteni dhe mos e luftoni për interesa të ngushta. Shihni çështjen kombëtare ku ai po bën diferencën. Atij i duhet mbështetje në misionin e tij fisnik…

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 02.08.2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.