MIKEL GOJANI -FIGURË E SHQUAR NË LETRAT SHQIPE

0
Mikel Gojani - Mendësi krijuese

Nga Isak A H M E T I

Në vend të hyrjes

Mikel Gojani, figurë e shquar në letrat shqipe, është autor i dhjetra veprave zhanresh të ndryshme (poezi, prozë letrare dhe shkencore, autor monografish të një rëndësie dhe cilësie të veçantë. Krijues i përkushtuar dhe mjaft produktiv për t’ia pasur lakmi !…

II. Pak biografi për autorin

Mikel Gojani është i lindur më 1956 në fshatin Dugajevë të Klinës.Shkollën fillore e ka kryer në Drenoc , ndërsa Fakultetin e Filologjisë ,Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe , në Universitetin e Prishtinës.

Është me rëndësi të theksohet se autori të cilin po ju paraqesim këtu ,ka një përvojë të gjatë krijuese kulturore – letrare,publicistike dhe shkencore.

Ka qenë kryetar shumëvjeçar i Klubit të Shkrimtatëve”Vorea Ujko” .
Ësht anëtar i LSHK dhe laureat i çmimit letrar”ORA E TAHIR DESKUT”.
Ai ka dhënë një kontribut të çmueshëm në shumë fusha, në fushën e arsimit dhe edukimit, në fushën e publicistike, në fushën e letërsisë dhe të kulturës shqiptare.

Ka bashkëpunuar qysh heret me shumë revista në gjuhën shqipe në Kosovë e Shqipëri, Amerikë, Maqedoni, Mal të Zi, Slloveni, si “Zëri i rinisë”, “Jeta e re”, “Fjala”, “Nëntori”, “Drita”, “Koha” etj.

Është me rëndësi të theksohet se me kumtesa nga fusha të ndryshme ka marrë pjesë në sesione e simpoziume shkencore në Kosovë dhe jashtë me ç’rast eshtë pritur me shumë interes nga publiku dhe njerëzit e dijes,shkencës dhe kukturës.

III. Veprat që ka botuar deri më tash

Mikel Gojani , siç dihet tashme ,ka botuar me dhjetra vepra zhanresh të ndryshme siç janë:
-Zëri i largët , poezi , Rilindja ,Prishtinë, 1990,
-Në profil kah Jugu , poezi ,Prishtinë,1996,
-Dielli dhe reshje mbi Morenë , Prishtinë,2005,
-Fund i pritur ,poezi , Prushtinë ,2010,
-Psherëtime e diellit , Prishtinë ,2010,
-Shëti nëpër atdhe , poezi për fëmijë , Prishtinë,1995,
-Tradita dhe bashkëkohësia , studime,Prishtinë,2007,
-Mendësi krijuese (Vështrime letrare dhe intervista , 2008,
-Bota e mendimit , shënime letrare dhe ibtervista , 2012 etj.
Ç’është e vërteta , Mikel Gojani ka shkruar dhe botuar ,përveç këtyre veprave , edhe një varg veprash të tjera , si psh.monografi ,që janë të një.rëndësie të veçantë…

IV. MENDËSI KRIJUESE, Prishtinë, 2008, fq. 166

Ky libër, të cilin po e marrim në shqyrtim (për të kam shkruar edhe më heret : në nëntorin e vitit 2013 ), është i një cilësie dhe rëndësie të veçantë edhe për faktin së dëshmon për një autor shumë të vyer , produktiv e me peshë në letrat shqipe.

Te kapitulli i I-rë i këtij libri ,siç e ka vënë re , poeti dhe studiuesi Ndue Ukaj, autori Mikel Gojani ka marrë në shqyrtim dhe ka interpretuar ,në mënyrë të thelluar e me shumë elegancë , libra , fenomene , ngjarje nga më të ndryshmet që ndërlidhen me historinë dhe publicistikën shqiptare.Në këtë kapitull , ç’është e vërteta , autori i librit në fjalë , ka hulmtuar ,shqyrtuar dhe analizuar shumë përbërës të rëndësishëm të historisl sonë duke na dhënë njëkohësisht edhe shumë informacione interesante që rrallëjush i di!…

Te kapitulli i II-të , autori ka marrë në shqyrtim autorë të ndryshëm të letërsisë shqipe siç janë:Gjekë Marinaj , Agim Isaku , Zyhdi Morava , Don Bardhec Zymi , Hajdin Morina , Vilson Culaj dhe Haxhi Metaj.

Ndërkaq te pjesa e tretë e librit në fjalë :

KOMUNIKIMI LETRAR-INTERVISTA, autori ka përfshirë intervistat që ka bërë me personalutete të njohura të kulturës sonë si Willy Kamsi, Murteza (Xajë) Nura, Gjekë Marinaj, etj.

V. Në përmbyllje

Krejt në fund të këtij shkrimi, le të theksojmë në mënyrë të veçantë se Mikel Gojani edhe me këtë libër, sipas vlerësimit tim, ka dhënë një kontribut tejet të çmueshëm dhe me vlerë të padiskutueshme në fushën e letrave shqipe, për çka meriton mirënjohje të veçantë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.