9.5 C
Tirana
E dielë, 25 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Mes Kolonje, një kullë Baruti

Mes Kolonje, një kullë Baruti

0
Shkrim me stilolaps

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Po i bëj bashkë majat e maleve
Po i këndoj Kolonjës së halleve
Themeltare që nga lashtësia
Ty të lartësohet krenaria…
Mes Kolonje një kullë Baruti
I bën ballë çdo lloj harbuti
I bën ballë çdo lloj barbari
I bën ballë çdo lloj të marri.
Nuk pranon kurrë skllavëri
Legjendare në histori
O moj kullë me gurë të latuar
Dhunën kurrë nuk e ke duruar.
Në themel këtu te kulla
Brez pas brezi janë rritur burra
Ti ke rritur djem azganë
Kanë luftuar për vatanë.
Nga gryka e alltisë dalin vetima
Në gjirin e maleve rriten trima
Barutlinjve u kanë ngjarë
Besëartë e atdhetarë.
O moj kullë me themel tabani
Këtu u lind e u rrit Asllani
E kish syrin shqiponjë mali
E thërrisnin Bukëdhëni.
I lindi Xhelali i pari i vatrës
Ndaj i vunë emrin e axhës
Lindën pesë çupa porsi zana
Skifterina i rriti nëna.
Në Gramoz çel lulja e zonjës
Nënë Liria, bijë e Kolonjës
Ajo ishte e bukura e dheut
I ngjante Donikës së Skënderbeut.
Kullën e Barutve e mbushi plot dritë
Rrezatim yjësie i lëshonin sytë
Me guxim përballoi bunkerin e Diktaturës
Bukën sapo të dalë prej furrës…
Hallexhinjve ua dërgonte të ngrohtë
Të mos ua ngrinte zemrën
Akulli i ftohtë i Diktaturës.
Ajo për dhembshuri ngjante me nënën
Diktatura më e egër se Goreni i Gjonçit
Që nuk të lë të shohësh derën e shoqi-shoqit
Si hejet e akullit në honet e Gramozit
Si e rënda plagë nga shkjelja e Bajlozit.
O liri o zemërbardhë!
Në kullë të Barutit kur ke ardhë
E ndriçove si një perri…
Nuk iu përkule përbindëshit të zi…
…Që të ndau me vëllazëri
Të mos flisje me njeri
Ty në krah të rrinte Asllani
Ai ngjante me njjë majë mali
Ku ti mbështeteshe e gjeje siguri
Gjeje ngrohtësi e plot dashuri
Siç e ka zakon Kulla e Barutit në histori
Ku mirësi gjente çdo njeri.
Kur i mësova e i bashkova vuajtjet e Asllanit
Mua më plasi kapaku i ballit
Aq të rënda ishin e plot trishtim
Të zi ma bënë të artin agim.
I përlotur rrika dhe syri im
Ajo kohë solli vetëm mallkim
Nuk takoje babë e nënë, ky qe kalvari
Nuk e lanë Lirinë të shkonte te varri.
Babës një dorë dhe për t’i lëshuar
Për ta përcjellë në botën e amëshuar.
Se kështu deshte Satani
Mos i takoje për vdekje e për së gjalli.
O Liri si nuk të plasi zemra!
Kur përballove këto gjëma të rënda…
Por një dhuratë t’u bë prej Zoti
E prej syrit t’u hoq loti.
Ty të erdhi në jetë djali
E u trashëgua emri Xhelali
Pas djalit erdhën pesë çupa
Valentina, Filloreta, Pranvera, Luiza, Loranda e bukura
Ledhatoje vajzat dhe djalin e vetëm
Atyre ua kushtove tërë jetën
I pajove e i martove me radhë
Më në fund pe një ditë të bardhë.
E ndieve thellë lumturinë e jetës
Kur nipa e mbesa të mbështilleshin si zgjoi i bletës
Që të gjithë me shkolla të larta
U ngjajnë shqipeve me flatra.
Shtegtimin e morën si dallëndtshe
Duke kërkuar një jetë ndryshe
Nga Kolonja në Tiranë e në Amerikë
Sytë u shkëlqejnë të mbushur plot dritë.
Ngado që punojnë tregojnë aftësitë
Profesionet i përballojnë me meritë
Se gjak Baruti kanë në damarë
Ndaj gjithmonë ndjehen krenarë.
Liria me Asllanin uleshin pranë oxhakut
Dhe qanin hallet e konakut
Kujtonin babanë Qenam Baruti vrarë në Blush
Luftëtarin e paepur si askush.
Me origjinë mijëra vjeçare nga Kosova
Luftëtarë në mbrotje të trojeve tona.
Asllani kishte katër vëllezër me emër
Të cilët i kishte të gjithë në zemër.
Seferin, Sulon, Xhelalin, Petriti
Me shumë mundime nëna i rriti.

Dhe pesë motra kishte Asllani
Që të pesta me rrënjë tabani
Merzo e para e provoi murlanin
U arratis burri, mbeti vetëm me djalin.
O Hedie! O motra ime!
Jeta të shkoi nëpër burgje e internime…
…E treta ishte Erveheja
Pa e prekur i kaloi rrufeja.
Diktatura, Sanien nuk e mbajti me hatër
Mbi burrin i ra e egra satër.
Fejme, motra e bukur e vogël
Për motrat, vuajtja tu bë xhongël.
Lufta e klasës kositje e egër
Plagosi rëndë fiset me emër.
Thellësia e luftës arrinte shtatë breza…
…Binte mbi çdo moshë meshkuj e femra.

Kështu u masakruan motrat sojlie
Vetëm se vinin nga kullë historie
Vetëm se në gjak u ndrinte origjina
Qëndrestare si miliona trima…
Mbijetuan në male e rrëpira
U gjakoseshin duart e ngrira
Përballuan vuajtje e stuhi
Që përbindëshi ua lëshonte gjithë idhni!…
Trimëreshat nuk u nënshtruan asnjëherë
Edhe pse jetën ua mbushën plot vrerë…
Asnjë xhelat dot nuk i tuti
Se në zemër kishin gjak Baruti…

Xhevahire, o e zeza nënë
Përballove më të madhen gjëmë
Si të ra ty kjo tragjedi?!
Të qau Asllani me oiii!
Të vranë burrin, mbete e ve
E fortë qëndrove si shqipja mbi re
Rrite fëmijët me shumë mundime
Të shkoi jeta nëpër pushkatime.
E rëndë gjëma kur të vranë Xhelalin
Më e rëndë gjëma kur të dënuan Seferin
Gjëmë e rëndë tronditi botën
Burrit të vrarë i prenë kokën.
Edhe Seferin e përpiu kuçedra lubi
Vdiq në burg të Ballshit pa e parë me sy
I vranë e i burgosën në pafajësi
Plagë në zemër vdekja e Petritit të ri.
Pse i ra kullës së Barutit kjo rrufe?!
A pse lindi e rriti trima për Atdhe?!
O Xhevahire, o moj nënë!
O fjalë ëmbëla, o bukuri e rrallë!
Sa plumba mori zemra jote e baardhë?!
Të mbaj mend, o nënë fisnike
Me Nukon time ishe vërsnike…
…I qanit hallet te cepi i oborrit
Mallkime i lëshonit Diktatorit
Dënimin e tij ia kërkonit Zotit…
Në ato ditë të rënda të motit
Nuk u thanë kurrë pikat e lotit.
Mbi katilat Zoti të merrte hak
Që jetën ua nxinë e ua bënë farmak.
Isha e vogël kur dëgjoja nënën Xhevahiren
Aq të freskët e përshkruante mënxyrën…
…Djemtë e Barutit ushtarakë të rrallë
Në beteja gjithmonë i gjeje në ballë.
Të shquar për drejtësi e trimëri,
Megjithë pasardhësit panë të zezën tirani…
…Internime, pushkatime, dhunë, skllavëri
Në internim u lindën plot fëmi,
Sa në Savër e sa në Shtyllas…
…Tash më duket si lojë symbyllas…
…Qytetet shqiptare kishin humbur gjumin
Dhimbja e torturave e çau gurin
Histori e gjatë, e trishtë thau drurin
Ndaj e ngjeva penën time
Në pusin e thellë të dhimbjeve
Në sagën e vuajtjeve
Në hullinë e mundimeve
Në helmin e poshtërimeve
Për të pritur zbardhjen e agimeve
Shpirti të qetësohet prej dëshpërimeve.
Të ndriçohet gjaku i derdhur nga të parët
Siç dinë ta falin për Atdhe shqiptarët
Siç ditën etërit tanë fisnikë e patriotë
E mbrojtën vatanin si i madhërishmi Kastriot.
Heronjtë e shqiptarizmës së vërtetë
Ata nuk u përkulën një jetë
Në sy të fëmijëve të mos ketë lotë
Ata ishin më të shquarit në botë.
Për të rënët e luftës për liri
Si homazh po e shkruaj këtë poezi
Për kullën e Barutit në histori
Me trung mijëravjeçarë plot lavdi.

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.