Mendime etike e morale (8)

0
Balancimi

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani

Familja e ngritur, e ditur, e fuqishme dhe kompakte, solidare dhe kohezive, në harmoni, numerike, mirë organizuar, e vetdisciplinuar, në punë e përkushtuar, paraqet progresin dhe ardhmërinë e një populli (një vendi).

Familja përbëhet prej: BURRIT, GRUAS dhe FËMIJËVE të tyre.
Obligimi i gruas është të udhëheqë amvisërinë, të ushqejë dhe të edukojë fëmijët sa më mirë*; t’i përgatis burrit dhe fëmijëve komoditet dhe kënaqësi sa më të madhe në shtëpi;
Obligimi i fëmijëve është që t’i respektojnë prindërit, të jenë të dëgjueshëm e kur të rritën të kujdesën për nënën dhe babain.

Obligimi i burrit është të udhëheqë familjën; bashkë me gruan t’i edukojnë fëmijët sa më mirë*
*Lidhur me edukatën e fëmijëve dhe obligimin e tyre ndaj prindërve, dy mendime dhe këshilla etike e morale:

1. Nuk ka tjetër pasuri më të madhe, që prindi i lë në trashëgim fëmiut, sesa edukatën e mirë;
2. Sa më të mëdhenj e sa më të njohur t’i kemi prindërit, aq më të madh e kemi obligimin dhe përgjegjësinë, që ata mos t’i koritim!

Po vazhdojë edhe pak për familjën!
Burri ka pranuar pozitën e udhëheqësit të familjës. Nëse asnjëri (burri apo gruaj) nuk e udhëheqë familjën, aty do të mbretërojë kaosi, dhe, nëse çdo person i familjës punon sipas dëshirës së vet, aty do të shkaktohet tollovi; nëse burri tërheqë në njërën anë e gruaja në tjetren, ardhmëria e fëmijve do të jetë e shkatërruar. Sipas mendimit tim, burri duhet të jetë koka e familjës…

Gruaja lirohet prej dëtyrave (obligimeve) jashtështëpiake, ashtu që të mundet plotësisht t’u përkushtohet dëtyrave të brendshme dhe të përdorë tërë energjinë e saj në mirëmbajtjën e shtëpisë dhe edukimin e fëmijëve.

Profesor Cyril Joadi thotë:
Besoj se toka do të ishte vend më i lumtur nëse gratë do të kënaqëshin për shtëpinë dhe fëmijët e tyre, bile edhe nëse ajo (familja) do të kishte si pasojë rënien e lehtë të standardit jetësor!” (Veriety, 1 dhjetor 1952).

Por kjo nuk do me thënë që gruas i është ndaluar që të mos dalë aspak nga shtëpia. Largë asaj. Asaj i është lejuar të dalë kur ka nevojë.

Përveç familjës, njeriu (burri) duhet të ka marrëdhënie edhe me shokët, fqinjët, banorët e vendit ku jeton, por me ta t’u largohet shprehjeve apo fjalëve nënçmuese e që nuk i kanë hije, të ndihmohën në mes veti, të vizitojnë të sëmurët, t’i ndihmojnë të varfërit, të shkoi të shtëpitë e t’i ngushëllojnë ata që janë në fatkeqësi, në pikëllim, t’i largohën armiqësisë, grindjeve në mes veti; etj. Anipse, Familja është kështjella kryesore e një kombi, është bima parësore, kohën e fundit, po ndodhë dezorganizimi, shkapërderdhja shpërbërëse e saj. Po ndodhin shumë të këqija në dëm të familjës, çfarë paraqet rrezik kryesor për (jo) përspektivën e familjës.

FAMILJA e shëndoshë e ngritur dhe e ditur, shumënumerike – e fuqishsme dhe kompakte edhe solidare edhe kohezive edhe harmonike, mirë e organizuar dhe vetdisciplinuar, si dhe në punë e përkushtuar, paraqet strumbullarin piedestalor të progresit, të ardhmërisë se një populli e të një vendi. Familja është bima parësore dhe kështjella e një kombi. Sot, me familjën po ndodhë difersifikimi, dezorganizimi dhe shkapërderdhja shpërbërëse e saj.

Po ndodhë, fatkeqësisht, humbja e kohezionit, solidaritetit si dhe fuqisë ekonomike, sociale e morale të saj. Po ndodhë dekompozimi dhe defaktorizimi i saj gjer në stërkeqje dhe zvëtnim. Kjo gjendje paraqet njërën nga rreziqet kryesore për përspektivën shoqërore dhe për kombin tonë.
*
Optimistëve realë, vullnetarëve, entuziastëve dhe të pasionuarëve, iu takon ardhmëria e ndritshme…!

Nëse rikthehemi pak në të kaluarën tonë, mendojë se ajo ishte e tmerrshme; të djeshmën e kuptojmë nesër, të ardhmën mund të parashiqojnë largëpamësit, vizionarët – MENDJET E NDRITURA.

( V i j o n )

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.