MË SHUMË KAMERA PËR BIG BROTHER, MITINGU I POEZISË NË GJAKOVË I LËNË PAS DORE

0
Poet

Tej e tej lajmit

Manifestimi Big Borther, tarishta e turpit për Kosovën, përditë kamerat e televizioneve inçizojnë, përcjellin (d)ebatët e mysafirëve të përdalur e, të dalldisur si kuajt e pelat në livadhe, ndërsa për ngjarjet e jetës kulturore me kod të jubileut të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë e kanë lënë pas dore(!).

Këso kohe, ngjarjet e tubimeve shkencore,kulturore dhe të fushave të botimit të librit të krijuesve tanë në Kosovë, RTK-ja si medium publik, kamerat e saj nuk shkojnë për të inçizuar e për të bër lajm të ditës. Dikur, në këtë medium publik(RTP) ngjarjet në fushë të kulturës, të gjuhës, të historisë dhe të botimit të librit shkencor e letrar, i pati përcjellë me përkushtim me kodet e gazetarisë së kohës Shaqir Foniqi me ekipin e tij.

Në manifestimin letrar të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë, nuk pati kamera, nuk pati gazetar të fushës së kulturës dhe, kjo ngjarje jubilare e frymës së letërsisë e të artit të poezisë që krijohet në nënqiellin e Kosovës, mbeti pa lajm, mbeti në errësirën e sheshit plot zhurmë e, pa asnjë interesim nga RTK-ja në Prishtinë, që për ne këndej ekranit dhe me taksat tona të na afrojë lajmin e jubileut të poezisë shqipe në Kosovë!

Duhet theksuar se në ekranet e RTK-së nuk defilojnë emra të gazetarëve që i përcjellin ngjarjet, shih për këtë, në ekran do të dalin emra të pozitës (lexo: redaktor i emsionit) e gazetarët dhe ekipi i RTK-së po mbetët në terrin informativ të kohës…!

RTK pse nuk pati emision më të zgjeruar të rubrikës së kulturës (nëse e kanë në redaksinë e këtij mediumi) për manifestimin jubilar të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë…?!

Për fund në shënjë proteste kulturore e kundër Big Brother, nuk ka ditë me diell të Kosovës,që nuk i shohim kamerat e televizioneve në tarishtën e hamshorëve duke lozur lojën e djallit e të turpit për kombin tonë!

RTK kthehuni më kohë në ngjarjet e jetës kulturore në Kosovë e mos hezitoni nga pozitat kolektive, më shumë redaktorë të lajmeve se sa gazetarë të (pa)rubrikave për kulturë, të gjuhësisë, të shkencës, të historisë e të fushave të këtij rrafshi kombëtar…!

Çikago, më 13 nëntor 2024


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.