12.5 C
Tirana
E premte, 3 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Histori Masakra e Tivarit (III)

Masakra e Tivarit (III)

0
Masakra e Tivarit

Ismet M. Hasani Ismet Mustafë Hasani

Me rastin e 81 vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30, 31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë e u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptarë.

MASAKRA E TIVARIT (III)
(30 e 31 mars, 1 e 2 prill 1945)
P O E M Ë

Poemën e thura në bazë të intervistës së pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të gjallë të Masakrës së Tivarit – z. Azem Hajdini – Xani nga Drenica, të dhënë në ”Radio-Kosova” më 12 maj 2006,

Kjo poemë i kushtohet dëshmitarit të gjallë të ksaj Masakre – z. Azem Hajdinit nga Drenica e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë.
(autori)

Baca Azem i foli edhe do fjalë
dhe dëshmoi për tragjedi të rrallë,
e dijmë na që kemi mbetur gjallë,
shokët që u vranë, i kujtojmë me mallë!
Për këtë tragjedi pak di njerëzia
Se nuk ka shkruar kurrë historia,
flasin faktet me dëshmitarë
ku u vranë mbi katërmijë shqiptarë!
Pra,për masakrën e Tivarit,
s’ka shkrua deri sot zog’ i shqiptarit.
Kjo ka qenë tragjedi kombëtare
e në botë e njohur: tragjedia më e madhe.
Ka qenë më e madhëja për metodën e krimit
Veqanërisht për mënyrën e organizimit,
Ku më qëllim t’posaçëm është zgjedhë Tivari
Me ia humbë fijen çdo shqiptari.
Mos të kishim shpëtuar disa shqiptarë,
Kurrë s’do të dihej për masakrën n’Tivar
Që u krye me urdhër të Serbisë
T’Malit të Zi e t’Maqedonisë,
më një fjalë të ish-Jugosllavisë!
Hije e zezë i pat ra edhe Shqipnisë,
Që s’ju dual hiç në ndihmë vëllaznisë,
Ia vrau shkjau në derë të shtëpisë,
djemtë më të bukur, në lulën e rinisë,
duhet t’shënohen n’faqet e historisë!
Baca Azem kah po rrëfen
leshi i kresë përpjetë po na kërcen,
Masakra e Tivarit mos me u përmendë?!
mbi katërmijë djemë t’ri ja vra n’at vend!
Duke vazhduar rrëfimin e vet
Baca Azem sa mirë po flet:
”Për tragjedinë që na shkaktoi Tivari
prej shqiptarëve, unë shkrova i pari!
Jo pse isha unë aq trim,
por i drejtë dhe pata fituar guxim.
Edhe unë isha në lulën e rinisë
I pata shkruar atëherë ”Komitetit të Partisë!”
I kam pas shkruar Komitetit Qendror
të Jugosllavisë dhe atij n’Kosovë,
Si dëshmitar u kam pas shkrua me dorë:
– Hapni dosjet e mos u bani horë!”
Pra, kanë pas fakte ajo udhëheqësi
në Jugosllavi besa edhe n’Shqipëni.
Çka u bë më vonë se dijta kurrë
Ndër historianë, asnjëni s’u tregua burrë!
Ai që është burrë e flet t’vërtetën,
kur ka fakte, lehtë e mbron të drejtën
Nuk shtrembërohet e vërteta,
Me ndergjegje t’pastër të na gjej vdekja!”
Dënimin më të madh ta jep njerëzia,
por dënim t’rëndë të jep historia,
të dënojnë nënat edhe fëmija,
TË DËNON AMANETI I T’PARËVE,
TË DËNON GJAKU I T’VRARËVE!
Që e humbën në Tivar rininë,
Mbi katërmijëve, varret nuk ua dijmë!”
Me emocione rrëfen baca Azem,
Edhe diçka po ju thëm:
”Për masakren që ndodhi n’Tivar,
duhet të mësoj sot çdo shqiptar!”
Nëse dikush nuk do me mësue
gjaku i t’vrarëve ka me e mallkue,
N’libra shkollore duhet shënue,
sa të është jeta mos me e harrue.
Të hyn si mësim në gjenerata
Në shkolla t’mesme edhe të larta,
Të botohen sot shumë tekste
Të hyjnë si lëndë në fakultete…
Për Tivarin shqiptarët me mësue,
me përgatitë për temë – me diplomue,
në shkolla t’mesme për maturë
në Universitete për doktoraturë…!”
Baca Azem përmes radios tregoi
disa libra edhe vet i shkroi,
ka dorëshkrime pa i botuar
shumë për to janë interesuar.
Ka dëshirë botimet me iu krye
në gjuhë të huaja me iu përkthye
Por sa mjafton që vetëm dëshiron
vet s’ka mundësi, së është në pension!
Baca Azem na porositë,
Këtë çka them duhet me dijtë:
”Ta dijnë pleqët edhe të rinjtë
Se Historia mundet me u përseritë.”
Tash në kohën e lirisë,
Të shënohet n’faqet e historisë,
Të bëjnë shërbim brezave e rinisë
T’ia zbardhim fytyrën krejt shqiptarisë!”
Baca Azem e kreu rrëfimin,
Me krejt këtë e arriti qëllimin,
në pleqëri të thellë e dha provimin
historisë i shtoi ndriçimin.
Ka merita për shumë shpërblime,
Shumë MIRËNJOHJE e FALËNDERIME.
Që në moshën e thellë të pleqërisë
Të hyjë në faqet e historisë!
Si autor, kam edhe këtë mendim,
T’i shërbej poemës si përfundim:
E përdora diturinë dhe mendjën,
E përpunova me shumë kujdes temën,
E shfrytëzova lapsin e penën,
Për me thurë sa më mirë poemën.
U përpoqa, si me dëtyrim,
Ndaj Bacës Azem – një obligim,
U mundova ta gjejë mënyrën,
Bacës Azem mos me ia harrua t’mirën.
Baca Azem e kreu dëtyrën,
Ia la popullit Veprën më të mirën
Vetit dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.
Të falemnderit, o Azem Xani,
dëshiroj që larg të ndihet zani,
i dëshmove botës mbarë,
e ndriçove Masakrën në Tivar,
që ka ngjarë 61 vjet më parë,
ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Shqiptarisë ia ndriçove historinë,
Mbete i pavdekshëm për brezat që vijnë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.