MARSHI I ORIGJINËS
Pellazgia jeton te shqiptarët e sotëm
Shqipëri janë trojet e pellazgo ilirisë
në shqip shkruanin iliro-albanët, dhe
në gjuhën shqipe shkruante Homeri.
Nuk ka një gjuhë tjetër perëndie, si
shqipja jonë, si gjaku i saj gjuhësor
si dielli ynë dhe hëna shkëlqimtare
si katër elementet krijuese të natyrës.
Shqipëri, muzë me gjinjë të krijimit
në të gjitha trajtat t´i je fryma e re.
dritë ty t ́u bëftë gjaku i shqipevet
dritë t’u bëftë gjaku shkrimor i saj!
Jam në Kodër të Diellit në Prishtinë
ndryshimi kufirit s ́është i pamundur
të kaluarën e keqe ne do ta shembim
qëllimi ynë kurrë s ́ka qenë më afër!
Shqipëri e të gjithë shqiptarëve,lëviz
merrja tokat tona grekut edhe serbit
dhe marsho në udhën e popullit tënd
hap rrugë, nise Marshin e Origjinës!…
Atdhe Geci – Dortmund, 28.03.2022