Manovrat politike personale të Barack Hysen Obamës për të fituar Çmimin Nobel për Paqe (2009)

0
Obama Nobel Prize

Për meritën e tij, unë mendoj se ai (Presidenti Donald J. Trump), ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve, sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes. Unë nuk jam një mbështetës i madh i Donald J. Trump. Komisioni, duhet t’i shikojë faktet dhe t’a gjykojë atë në bazë të fakteve, jo në mënyrën se si sillet ndonjëherë. Njerëzit, që kanë marrë Çmimin e Paqes, në vitet e fundit, kanë bërë shumë më pak se sa Presidenti Donald J. Trump. Për shembull, Barack Hysen Obama, nuk bëri asgjë.” – Christian Tybring-Gjedde, parlamentar norvegjez dhe Kryetar i Delegacionit të Norvegjizë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në retrospektivë, mund të themi se argumenti i ndihmës së Obamës ishte vetëm pjesërisht i saktë. U bë e pamundur për Obamën, që të përmbushte pritshmëritë e larta të vendosura mbi të. Shumë nga mbështetësit e Obamës besuan se ishte një gabim. Si e tillë, ai nuk arriti atë që Komiteti kishte shpresuar.” – Geir Lundestad, historian, drejtor pa të drejtë vote i Institutit Nobel deri në vitin 2014

Dhënia e këtij çmimi për liderin e vendit më të militarizuar në botë, i cili ka marrë familjen njerëzore kundër vullnetit të saj në luftë, do të shihet me të drejtë nga shumë njerëz në mbarë botën si një shpërblim për agresionin dhe dominimin e vendit të tij.” – Mairead Corrigan, bashkëfituese e Çmimit Nobel për Paqe (1976)

“Shumë shpejt. Ai nuk ka bërë ende një kontribut të vërtetë. Për momentin, Obama vetëm po bën propozime. Por, ndonjëherë Komiteti Nobel e jep çmimin për të inkurajuar veprime të përgjegjshme.” – Lech Walesa, ish-Presidenti i Polonisë, bashkëthemelues i Sindikatës Solidariteti dhe laureat i Nobel-it (1983)

Përzgjedhja e Obamës, ishte një vendim politik i marrëzisë së rëndë, një shfaqje të shëmtuar të politikës cinike. Ai ka qenë në detyrë për më pak se nëntë muaj, kur u njoftua se ai ka fituar çmimin, kështu që unë mendoj, se ata do t’a kenë marrë vendimin disa javë më parë. Kjo e bën të gjithë sistemin farsë. Eshtë për të ardhur keq që zoti Obama nuk e refuzoi çmimin. Ka njerëz si Morgan Tsvangirai, udhëheqësi i Zimbabvesë, të cilët kanë luftuar për vite e vite, për të drejtat e njeriut dhe për një marrëveshje të drejtë për njerëzit e tyre, që janë injoruar. Ndërsa dikush që është, pa dyshim, një personazh botëror, që sapo ka ardhur në detyrë, merr çmimin Nobel për Paqe. Pra, është qartazi një vendim tërësisht politik, jo një vendim i bazuar në merita. Sinqerisht, të emërohesh pasi ai ka qenë në detyrë për 11 ditë dhe të fitosh çmimin, pasi ai ka qenë në detyrë për më pak se nëntë muaj, mendoj se kjo diskrediton të gjithë sistemin.” – Alexander Downer, ish-Ministri i Jashtëm i Australisë

Klajd Kapinova

Obama, ka vonuar dislokimin e 40,000 trupave amerikane në Afganistan, për të fituar Çmimin Nobel për Paqe

Që nga çmimi i parë në 1901, dhënia e çmimit Nobel, ka shkaktuar herë pas here kritika dhe polemika. Pas vdekjes së themeluesit të tij në vitin 1896, testamenti i industrialistit suedez Alfred Nobel, Vendosi, që të jepet një çmim vjetor, për shërbimin ndaj njerëzimit në fushën e fizikës, kimisë, fiziologjisë ose mjekësisë, letërsisë dhe paqes. Marrësi i Çmimit Nobel për Paqe, përcaktohet nga një Komitet Nobel prej pesë personash, i cili emërohet nga Parlamenti i Majtë i Norvegjizë.

Komiteti i vitit 2009, përbëhej nga dy anëtarë (të majtë) të Partisë së Punës Norvegjeze, [1] një nga Partia e Majtë Socialiste [2] si Partia Konservatore e Norvegjisë dhe një nga Partia e Progresit e krahut të djathtë. Kryetari i Komitetit, asokohe ishte Thorbjørn Jaglan[3] ish-kryeministër i Partisë Laburiste Norvegjeze dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, që nga 29 shtatori 2009.

Nga 6 vota, në Komitetin në fjalë, mësojmë se vetëm 4 (katër) antarë ishin komunistë ose socialistë ultra liberalë, kurse vetëm 2 (dy) antarë në minorancë (si numëra formalë) ishin konservatorë. Pra, komunistët, gjithsesi kanë vendosur gjithnjë me vota, për kandidatët e tyre socialistë ndërkombëtarë të majtë, kudo në botë, duke i vlerësuar në fusha të ndryshme, ku ndahen këto “nderime”, më shumë politike si çmime formale dhe të kompromentuara prej disa dekadave.

Ky pra, sikurse shihet kjartë nga burimet e sakta historike, del se ishte ai (komunisti Thorbjørn Jagland, si Kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobel-it për Paqe), që i dha Çmimin Nobel për Paqe, ish Presidentit Barack H. Obamës, djalit të Hysen Obamës, i cili, në rininë e tij ishte antar aktiv i partisë komuniste afrikano-amerikanë, për njerëzit me ngjyrë në shtetin e Kenias në fillim (Afrikë) dhe më pas në SHBA… Koha dhe faktet e reja historike, janë gjykatësi më i mirë.

Nominimet për Çmimin Nobel të Paqes të vitit 2009, u mbyllën vetëm 11 ditë pasi Barack Hysen Obama mori detyrën. A është kjo rastësi!? Asokohe kishte 205 nominime për çmimin e vitit 2009, i cili përfshinte aktivistë të të drejtave civile kineze dhe afgane dhe politikanë afrikanë etj.

Polemikat më famëkeqe, kanë qenë mbi çmimet për Letërsinë, Paqen, dhe Ekonominë. Kritikët, më së shpeshti dalluan paragjykimet politike dhe eurocentrizmin në rezultatet suprizë edhe për kandidatët suprizë të paparashikuar. Ishte absurde t’i jepej çmimi Barack Hysen Obamës, kur ai kishte urdhëruar 40,000 trupa shtesë me të gjithë llojet e armatimeve ushtarake në Afganistanin e shkatërruar dhe gjakosur nga kjo luftë, në vitin 2009.

Kanali më i madh televiziv konservator amerikan Fox News, akuzon Barack Hysen Obamën, se ka vonuar dislokimin e trupave amerikane në Afganistan, për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, ku sipas fjalëve të bashkëpunëtorit dhe analistit të Fox News dhe Newsmax, autorit të disa librave Dick Morrisvonesën e vendimit, për të vendosur trupa në Afganistan, për të fituar këtë çmim.”

Duke iu përgjigjur raporteve fillestare, se Obamës iu dha Çmimi i Paqes, bashkëpunëtori i show-s Fox & Friends, Brian Kilmeade tha se ai po pyet (në mënyrë retorike), nëse statuti i Nobel-itka lidhje me vonesën e vendosjes së 40,000 trupave në Afganistan”, duke shtuar, se “Nëse i shtoni forcat një lufte vrastare, ju nuk mund të fitoni Çmimin e Paqes.”

Analisti i pavarur amerikan Morris: “Obama, po vonon vendimin për të dërguar trupa në Afganistan … sepse ai e donte këtë çmim”. Gjatë një paraqitjeje në edicionin e 12 tetorit 2009, tek show i mbrëmjes së gazetarit dhe analistit Sean Hannity, Morris deklaroi: “Unë mendoj, se arsyeja që Obama po vononte Vendimin, për të vendosur trupa në Afganistan është, sepse ai e donte këtë çmim, dhe ai ndoshta e dinte se ishte i nominuar për të. Kur të merret vendimi dhe ai nuk do të dërgojë trupa ushtarake, derisa ai çmim të jetë i sigurt në xhepin e tij.”[4]

Dhe më pas Brian Kilmeade, shtoi se: “Unë po shikoj statutin, dhe ne po e marrim këtë tani, por ky djalë, Alfred Nobel a parashikoi, që Çmimin e Paqes, duhet të shkojë personit, që do të ketë bërë më shumë dhe më të mirën punë për vëllazërinë midis kombeve dhe heqjen ose pakësimin e ushtrive nëpër këmbët e shtetëve të pushtuara, formimin dhe përhapjen e Tubimeve të Paqes. Pyes veten, a ka të bëjë kjo me vonesën e vendosjes së 40,000 trupave në Afganistan, sepse ky ishte deklarimi i tij më i madh e i vazhdueshëm, gjatë javës së fundit apo më shumë. A duhet të vendos më shumë trupa të armatosura ushtarake!? Nëse i shtoni forcat një lufte vrastare, ju nuk mund të fitoni”.[5]

Por le të shohim anën tjetër të medaljes hipokrite, kur Komiteti i Çmimit Nobel për Paqe, politikisht përdor dy standarte të turpshme dhe abuzon apo shkel me vetëdije (sipas preferencave te hapura politike majtiste dhe globaliste) Vendimin apo testamentin pozitiv, të themeluesit industrialist dhe filantropist Alfred Nobel.

Pasi ndihmoi për të ndërmjetësuar Paqen, midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Presidenti Donald J. Trump, është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes, për vitin 2021.

Asokohe, nominimi u paraqit nga Christian Tybring-Gjedde, një anëtar i Parlamentit të Norvegjizë, i cili lavdëroi Presidentin Donald J. Trump, për përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve të zgjatura në mbarë botën, duke theksuar: “Për meritën e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve, sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes,” Tybring-Gjedde, një anëtar i Parlamentit Europian, dhe kryetar i delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Tybring-Gjedde, në Letrën e Tij të nominimit, drejtuar Komitetit të Nobelit, tha se administrata Trump, ka luajtur një rol kyç, në vendosjen e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. “Meqë pritet që vendet e tjera të Lindjes së Mesme të ndjekin gjurmët e Emirateve të Bashkuara Arabe, kjo marrëveshje mund të jetë një ndryshim i lojës, që do ta kthejë Lindjen e Mesme në një rajon bashkëpunimi dhe prosperiteti”, shkroi ai.

Gjithashtu, në letër përmendej edhe “Roli kryesor i presidentit Trump, në lehtësimin e kontaktit midis palëve në konflikt dhe … krijimin e dinamikave të reja në konflikte të tjera të zgjatura, si mosmarrëveshja kufitare e Kashmirit midis Indisë dhe Pakistanit, dhe konflikti midis Koresë së Veriut dhe Jugut, si dhe duke u marrë me aftësitë bërthamore të Koresë së Veriut.”

Parlamentari norvegjez Tybring Gjedde,[6] më tej, vlerësoi Presidentin Trump, për tërheqjen e një numri të madh trupash nga Lindja e Mesme. “Në të vërtetë, Trump ka thyer një seri 39-vjeçare të presidentëve amerikanë, ose duke filluar një luftë ose duke i sjellë Shtetet e Bashkuara në një konflikt të armatosur ndërkombëtar. Presidenti i fundit, që shmangu t’a bënte këtë ishte laureati i Çmimit të Paqes, Jimmy Carter”, shkroi ai.  (Sikurse del edhe në letër, edhe i verbëri e sheh, se këtu kemi të bëjmë me një hipokrizi dhe dy standartësi të pastër 100% të Komitetit Nobel për “Paqe”, qe i dha këtë Çmim, ish Presidentit majtist-demokrat Jimmy Carter, vetem pse ishte i majtë dhe asgjë më shumë.)

Ky nuk është nominimi i parë i tillë i Trump, pasi Tybring-Gjedde paraqiti një të tillë së bashku me një zyrtar tjetër norvegjez në vitin 2018, pas Samitit të presidentit të SHBA-së Trump në Singapor, me homologun Presidentin koreno-verior Kim Jong Un. Kryeministri japonez, thuhet se bëri të njëjtën gjë. Trump nuk fitoi.

Unë nuk jam një mbështetës i madh i Trump. Komisioni, duhet t’i shikojë faktet dhe t’a gjykojë atë në bazë të fakteve, jo në mënyrën se si sillet ndonjëherë. Njerëzit, që kanë marrë Çmimin e Paqes në vitet e fundit, kanë bërë shumë më pak se merita e madhe që ka Presidenti Donald J. Trump. Për shembull, Barack Obama nuk bëri asgjë.”

Çmimi Nobel për Paqe 2009, iu dha presidentit të atëhershëm Barack Obama, për atë që Komiteti Nobel i quajti gjoja “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme, për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”.

Vendimi i marrë, vetëm 9 muaj pas mandatit të parë të Obamës, u prit me kritika në SHBA e gjetkë, duke përfshirë zotin Donald J. Trump, i cili asokohe një qytetar privat. Në arenën ndërkombëtare Lech Walesa, ish-presidenti i Polonisë dhe një laureat i Nobelit në vitin 1983, tha gjithashtu në atë kohë ishte shumë herët, për t’i dhënë çmimin Obamës, i cili kishte vetëm 263 ditë pas marrjes së detyrës si president: “Shumë shpejt. Për momentin, Obama vetëm po bën propozime. Por ndonjëherë Komiteti Nobel e jep çmimin për të inkurajuar veprime të përgjegjshme.”

Edhe Obama u befasua, duke thënë në atë kohë se ishte i befasuar dhe i përulur nga vendimi politik i Komitetit të Nobelit. “Të jem i sinqertë, nuk mendoj se e meritoj të jem në shoqërinë e kaq shumë prej figurave transformuese, që janë nderuar nga ky çmim, burra dhe gra që më kanë frymëzuar dhe frymëzuar mbarë botën, përmes ndjekjes së tyre të guximshme për paqen.”, tha ai

Përveç Obamës, tre presidentë të tjerë demokratë (liberal) të SHBA-së kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe: Presidenti republikan Theodore Roosevelt në vitin 1906, për “negocimin e paqes në luftën ruso-japoneze”; Presidenti demokrat Woodrow Wilson, në vitin 1920, si: “Arkitekti kryesor i Lidhjes së Kombeve“; dhe njëkohsisht Presidenti demokrat më i dobët, në të gjithë historinë e presidentëve amerikanë Jimmy Carter në vitin 2002, gjoja për: “Përpjekjet e tij të palodhura me dekada, për të gjetur zgjidhje paqësore, për konfliktet ndërkombëtare”. Ky i fundit në fakt, ishte nominuar për çmimin Nobel të paktën 5 herë të tjera, përpara se ta fitonte atë, sipas librit të Douglas Brinkley, “Presidenca e Papërfunduar”.[7]

Përveç kësaj, nën/Presidenti republikan Charles Dawes (1865-1951), ishte një bashkëfitues me anglezin konservator Austen Chamberlain (1863-1937) në vitin 1925, dhe ish-zv/Presidenti demokrat Albert Arnold (Al) Gore Jr, ishte një bashkëfitues me Panelin Ndërqeveritar të OKB-së, për Ndryshimet Klimatike (2007).

Në një sondazh të USA Today/Gallup të kryer nga 16–19 tetor, 61% e të rriturve amerikanë të anketuar u përgjigjën se mendonin se Obama, nuk e meritonte të fitonte çmimin, ndërsa 34% u shprehen me po.

Asokohe, ka pasur një sërë thirrjesh për Obamën, që ose t’a kthejë çmimin ose ta rikthejë atë nga Komiteti i Nobel-it. Në prill 2013, filloi një Peticion, duke kërkuar nga Komiteti Nobel të anulonte Çmimin e Paqes. Peticioni, mblodhi 10,000 nënshkrime në ditën e tij të parë dhe gati 20,000 në fund të javës së tij të parë.

Në vitin 2015, Geir Lundestad,[8] drejtori pa të drejtë vote i Institutit Nobel dhe Sekretar i Komitetit të Nobel-it në kohën e çmimit, botoi kujtimet e tij, ku ai shkroi: “Në pamje të pasme, mund të themi se argumenti për t’i dhënë ndihmë Obamës ishte vetëm pjesërisht i saktë. Shumë nga mbështetësit e Obamës besuan se ishte një gabim.”

Lundestad tha se Obama, ishte befasuar nga çmimi dhe mendoi të mos shkonte në Oslo për t’a pranuar atë. Ai tha gjithashtu në kujtimet e tij se Obama, që atëherë kishte dështuar të përmbushte pritshmëritë e Komitetit Nobel.[9]

Ish-drejtor i Institutit Norvegjez të Nobelit, ka pranuar se, duke parë prapa (se çfare ka ndodhur), ai nuk është aq i sigurt, nëse dhënia e çmimit Obamës, ishte gjithashtu një veprim i mirë.

Në një libër, me reflektime të reja, të titulluar: “Sekretari i Paqes: 25 vjet me Çmimin Nobel”, Geir Lundestad, drejtor pa të drejtë vote i Institutit Nobel deri në vitin 2014, shkruan se ai ka krijuar dyshime rreth vendimit të Komitetit Norvegjez të Nobel-it, për t’i dhënë Obamës Nobel-in.

Në retrospektivë, mund të themi se argumenti i ndihmës së Obamës ishte vetëm pjesërisht i saktë. U bë e pamundur për Obamën, që të përmbushte pritshmëritë e larta të vendosura mbi të. Shumë nga mbështetësit e Obamës besuan se ishte një gabim. Si e tillë, ai nuk arriti atë që Komiteti kishte shpresuar.”

Sipas rrëfimit të Lundestad, Shtëpia e Bardhë madje u përpoq të gjente një mënyrë që Obama të shmangte ceremoninë, megjithëse Komiteti i Nobel-it e paralajmëroi atë se marrësit e çmimit lejoheshin të shmangnin ceremoninë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Libri i Lundestad, përmbante gjithashtu një sërë pasazhesh të tjera të diskutueshme, duke përfshirë disa kritika ndaj majtistit ish-Kryetarit të Komitetit Thorbjørn Jagland dhe zbulimin se ish Ministri i Jashtëm i Norvegjisë Jonas Gahr Store ishte përpjekur dhe dështoi të parandalonte, që Komiteti t’i jepte Çmimin Nobel për Paqe disidentit anti-komunist kinez Liu Xiaobo, në vitin 2010. Kjo kishte ndodhur nga frika, se ai me këtë vendim, do të tensiononte marrëdhëniet e vendit të tij Norvegjizë me Pekinin. Kjo tregon se ky antarë i Komitetit në fjalë, ishte i kompromentuar me politikën e ditës.

Barack Hysen Obama, mund të jetë një nga fituesit më të diskutueshëm kohët e fundit të Çmimit Nobel për Paqen, por ai është larg nga i pari i famshëm, drejtuesi i Pavarësisë shtetit të madh të Indisë Mohandas Gandhi, i cili çuditërisht nuk e fitoi kurrë Çmimin, pavarësisht se u nominua disa herë. Vetë Lundestad më vonë tha se “ishte braktisja më e madhe e Nobel-it”.

Në Norvegji, një sondazh i kryer nga Synovate për gazetën Dagbladet, tregoi se 43% e popullsisë norvegjeze besonte se dhënia e çmimit Obama ishte e drejtë, ndërsa 38% besonin se ishte e gabuar, ndersa 19% nuk kishin asnjë mendim. Sondazhi tregoi një ndarje të madhe midis të rinjve dhe të moshuarve; nga ata mbi 60 vjeç, 58% ishin pro dhe vetëm 31% kundër, kurse ata ndërmjet 18 dhe 29 vjeç, vetëm 25% e miratuan vendimin, ndërsa 42% nuk e miratuan.

Torstein Dahle, lideri i partisë ekstreme të majtë Red, e quajti çmimin një skandal, duke përmendur faktin se Obama ishte Komandanti i Përgjithshëm i një vendi në luftë në Irak dhe Afganistan.

Mairead Corrigan (bashkëfituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1976)[10] shprehu zhgënjimin e saj, duke thënë: “Dhënia e këtij çmimi për liderin e vendit më të militarizuar në botë, i cili ka marrë familjen njerëzore kundër vullnetit të saj në luftë, do të shihet me të drejtë nga shumë njerëz në mbarë botën si një shpërblim për agresionin dhe dominimin e vendit të tij.

Stuart Rees, drejtor i Fondacionit të Paqes në Sidnej në Australi, vuri në dyshim çmimin. “Ndoshta organizata Nobel dëshiron t’i japë atij një shkop magjik. Unë mendoj, se djali është plot me premtime, por nuk mendoj se premtimi është realizuar ende veçanërisht në lidhje me Lindjen e Mesme.”

Çmimi i Paqes nxiti reagime të drejta negative. Komentatori konservator Rush Limbaugh tha, se: “Obama mban fjalime, që shkatërrojnë vendin e tij dhe ai merr një çmim për këtë. Komiteti i Nobel-it, sapo kishte bombarduar veten dhe e kishte ulur besueshmërinë e çmimit në çfarëdo çmimi që ata po vendosin në Cracker Jacks këto ditë”.

Asokohe kundërshtarët politikë të Obamës dhe media e pavarur konservatore, kishin shumë të drejtë se Çmimi Nobel për Paqe, u është dhënë disidentëve politikë dhe luftëtarëve të lirisë me histori të gjata të sakrificave të mëdha personale kundër shtypjes brutale. Për krahasim, rekordi i Obamës, ishte negativ dhe ironik, mbasi SHBA dhe administrate Obama-Biden, ishte e përfshirë në luftra të përgjashme, me pasoja katastrofike të shoqëruara fatkeqsisht me mijëra viktima ushtarë amerikanë dhe të shteteve apo popujve të sulmuar ushtarakisht.

Asokohe një opinion në gazetën e majtë Washington Post, sugjeroi se ishte jokushtetuese, që Obama të merrte çmimin Nobel, sepse shkelte Nenin I, Seksioni 9, të Kushtetutës së SHBA-së, i cili i ndalon mbajtësit e posteve të ‘shpërblehen’ nga një mbret i huaj.

Fatkeqësisht asokohe edhe pas Çmimi Nobel për Paqe (2009) ish Presidenti Barack Hysen Obama, vazhdoi shumë nga të njëjtat politika të Bushit dhe realisht në fakt ai për 8 vjet (2008-2016) e zgjeroi Luftën në Afganistan (2001-2021), në vend që t’a përfundonte atë. Eshtë ironik, ai momenti propagandistik i turpshëm e i sikletshëm, kur një fitues politik luftënxitës i çmimit Nobel për “Paqe”, sulmon dhe bombardon me drone ushtarake, fëmijët, pleqtë dhe plakat e një tjetër popullsie realisht paqësore. Dhe ky stil kaubojsisht, nuk është hera e parë.

Dhe historia tregon, se avionët e SHBA-së dhe NATO-s, gjatë kohës së Presidences Obama-Biden, bombarduan një spital të operuar nga Mjekët pa Kufij në Afganistan. Sulmi, zgjati një orë dhe vazhdoi edhe pasi mjekët i telefonuan furishëm NATO-s dhe Uashingtoni,” për t’u treguar atyre se çfarë po bombardonin.

Sulmuesit, tashmë e dinin mire, se cili ishte objektivi i tyre. Mjekët pa Kufij, kohë më parë, u kishin siguruar atyre koordinatat GPS të objekteve të tyre. Dhe qeveria afgane e instaluar nga SHBA, e cila kishte bastisur të njëjtin spital në korrik të vitit 2009, kishte kërkuar sulmin, duke pretenduar se spitali po përdorej nga kryengritësit.

Sulmi vrau 22 persona, duke përfshirë 12 punonjës mjekësorë dhe 10 pacientë. Tre nga pacientët ishin fëmijë. Bombardimi i parë kishte në shënjestër Njësinë e Kujdesit Intensiv, ku një infermiere dëshmitare okulare tha: “Pacientët po digjeshin në shtretërit e tyre”. Dhe një kujdestar spitali tha se ai mund të dëgjonte gratë dhe fëmijët, duke bërtitur për ndihmë brenda spitalit, ndërsa ai ishte djegur nga bombardimi.

Mjekët pa Kufij, fituan çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1999. Presidenti Obama, u nderua me çmimin në vitin 2009. Si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane, që bombardoi Spitalin e Mjekëve pa Kufij, kjo e bën Obamën ndoshta fituesin e parë të çmimit Nobel për Paqe, që bombardonte një tjetër Nobel Fitues i Çmimit të Paqes.[11] [12]

Alfred Nobel, tha se çmimi duhet t’u jepet atyre që punuan për çarmatimin. BE-ja (Fituse e Cmimit Nobel per Paqe (2012) dhe SHBA (Obama, 2009) nuk e bën këtë. Ato janë sot një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë.” tha Elsa-Britt Enger, një përfaqësuese e Grandmothers for Peace. (Reuters)


[1] Partia Laburiste (më parë Partia e Punës e Norvegjisë e themeluar ne vitin 1887, është një parti politike social-demokrate në Norvegji. Ajo është e pozicionuar në qendrën e majtë të spektrit politik e përkushtuar ndaj idealeve socialdemokrate. Ajo është përshkruar shpesh si gjithnjë e më neoliberale, që nga vitet 1980, si nga shkencëtarët politikë ashtu edhe nga kundërshtarët e së majtës politike. Partia, është anëtare e Partisë së Socialistëve Evropianë dhe Aleancës Progresive. Historia e saj komuniste dhe bolshevike si simotra ruse, fillon me anëtarësimin në vitet 1919–1923, në Internacionalen Komuniste (Comintern), një organizatë komuniste, midis viteve 1918 dhe 1923. si pjesë e Qendrës Marksiste Komuniste Revolucionare Ndërkombëtare (1932–1935), e Internacionales Laburiste dhe Socialiste (1938–1940) dhe si antare në Internacionalen Socialiste (1951–2016). Ajo u bë partia më e madhe në Norvegji, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1927, një pozicion që ajo ka mbajtur që atëherë. Dominimi elektoral nga Partia e Punës gjatë viteve 1960-1970, fillimisht u thye nga konkurrenca me partitë më të vogla të krahut të majtë, kryesisht nga Partia Popullore Socialiste. Nga rrënjët e saj si një alternativë radikale komuniste, Partia përjetoi një ndarje në vitin 1921, të shkaktuar nga një vendim i marrë dy vjet më parë për t’u bashkuar me Kominternin dhe u formua Partia Social Demokratike e Punës e Norvegjisë…

[2] Partia Socialiste e Majtë (1973), është një parti politike demokratike socialiste në Norvegji, e pozicionuar në krahun e majtë të spektrit politik, ajo është kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Ekonomike Evropiane. Ajo u themelua në vitin 1973 si Lidhja Zgjedhore Socialiste, një koalicion elektoral me Partinë Komuniste të Norvegjisë, Partinë Popullore Socialiste, Socialistët Demokratike AIK dhe socialistët e pavarur. Ngado që t;a sjellesh historinë e saj nga themelimi deri në ditët tona, ajo del se e ka profilin e saj puro komuniste dhe socialiste, që në spekktrin politik dhe ideologjik, ështe njësoj si të thuash: Hoxhe Kadria apo Kadri Hoxha. Së fundi: Udhëheqësi aktual Audun Lysbakken, ka qenë një revolucionar i vetëshpallur, socialist dhe marksist.

[3] Thorbjørn Jagland (1950), është një politikan norvegjez nga Partia e Punës (alias me bazë ideologjike komuniste). Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës në vitet 2009-2019, Kryeministri i 32-të i Norvegjisë në vitet 1996-1997, ministër i Punëve të Jashtme në vitet 2000-2001 dhe si president i Storting në vitet 2005-2009. Karrierën e tij politike filloi në Lidhjen e Rinisë Punëtore (alias Komuniste), të cilën e drejtoi në vitet 1977-1981. Jagland, u tall shumë nga media për citimet dhe deklaratat e tij dhe shpesh portretizohej si i paaftë. Në vitin 2010, një grup prej dyzet historianësh të shquar e renditën Jagland si kryeministrin norvegjez më të dobët që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, të përshkruar si budalla.  Fatkeqsisht ai shërbeu si Kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobel-it në vitet 2009-2015 dhe u largua në vitin 2020.

[4] Sean Hannity Fox News, 10/12/09

[5] Fox News’ Fox & Friends, 10/09/2009

[6] Christian Tybring-Gjedde, parlamentar norvegjez dhe Kryetar i Delegacionit të Norvegjizë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: “Barack Obama fitoi çmimin në vitin 2009, ndërsa refuzoi të takohej me Kim Jong-il dhe, meqë ra fjala, zgjeroi programin amerikan të dronëve. (Ai fitoi për promovimin e tij, veçanërisht jo suksesin e tij në arritjen ebashkëpunimit midis popujve”.) Lexoni: Mendimet më të çuditshme për çmimin Nobel të Obamës. E gjithë kjo tregon një nga dy përfundimet: Komiteti Nobel mund t’ua japë çmimin organizatave më të mira si Kryqi i Kuq ose Mjekët pa Kufij (dhe t’i luajë gjërat më të sigurta), ose mund ta mbajë çmimin të mbyllur për një kohë të gjatë, ndërsa, dhe rivlerësoni arsyetimin e tij për një epokë moderne. Unë dyshoj, se ai rivlerësim do të përfundojë, nëse Komiteti është i sinqertë, me pranimin se Paqja, mund të njihet vetëm nga frytet e saj, të cilave u duhen dekada për t’u pjekur, dhe jo nga farat e saj. Të vazhdosh të japësh çmime për farat, është siklet dhe të bëhesh peng i nominimeve të çuditshme, që kërkojnë vëmendje si ai i Presidentit Donald J. Trump. Më mirë ta mbyllni, përpara se trollët ta bëjnë më parë.”

[7] Ish Presidentit demokrat Jimmy Carter, në ditët tona të vitit 2023, ia kalon si presidenti më i dobët në të gjithe historinë e presidentëve të SHBA-së, vetëm personi dhe familja më skandaloze dhe supër e korruptuar në botë e Joseph Robert Biden Junior ose sikurse njihet ndryshe e Big Guy zv/Presidentit (2008-2016) dhe sot Joe Biden (2020-).

[8] Geir Lundestad (1945), është një historian norvegjez, i cili deri në vitin 2014 shërbeu si drejtor i Institutit Norvegjez Nobel, kur Olav Njølstad mori detyrën. Në këtë cilësi, ai shërbeu edhe si sekretar i Komitetit Norvegjez të Nobelit. Megjithatë, ai nuk është anëtar i Komitetit. I lindur në Sulitjelma, Lundestad studioi histori në Universitetin e Oslos dhe Universitetin e Tromsø, duke u diplomuar në 1970 me një diplomë dhe në vitin 1976 mori doktoraturë. Në vitet 1974-1990, ai mbajti poste të ndryshme si pedagog dhe profesor në Universitetin e Tromsø, para se të fillonte pozicionet e tij në Institutin dhe Komitetin Norvegjez Nobel. Më pas, ai ka qenë i lidhur me Universitetin e Oslos si një profesor ndihmës i Historisë Ndërkombëtare. Lundestad erdhi disa herë në SHBA si studiues, në Universitetin e Harward-it, në vitet 1978-1979 dhe në vitin 1983, dhe në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington, DC, në vitet 1988-1989.

[9] Former Nobel secretary says Obama prize was a mistake. Geir Lundestad, the former secretary of the Nobel Peace Prize committee, says President Obama’s 2009 prize was a”mistake” and “disappointment.” CBSN’s Contessa Brewer has the latest. https://www.cbsnews.com/video/former-nobel-secretary-says-obama-prize-was-a-mistake/

[10] Mairead Maguire (1944), i njohur gjithashtu si Mairead Corrigan Maguire dhe më parë si Mairéad Corrigan, është një aktiviste paqeje nga Irlanda e Veriut. Ajo bashkëthemeloi, me Betty Williams dhe Ciaran McKeown, Gratë për Paqe (Komuniteti për Njerëzit e Paqes), një organizatë për të inkurajuar një zgjidhje paqësore të problemeve në Irlandën e Veriut. Maguire dhe Williams, u nderuan me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1976. Lëvizja e përbashkët e qytetarëve romakë katolikë dhe protestantë, të përkushtuar për t’i dhënë fund grindjeve sektare në Irlandën e Veriut. Maguire, që në moshë të re e fitonte jetesën si sekretare, ajo gjithashtu ishte që në rini anëtare e Legjionit të Marisë, një organizatë laike katolike e mirëqenies, dhe përmes saj u përfshi thellësisht në punën sociale vullnetare midis fëmijëve dhe adoleshentëve në të ndryshme Lagjet katolike të Belfast-it. Ajo u nxit për të vepruar kundër dhunës në rritje në Irlandën e Veriut, pasi dëshmoi në gusht të vitit 1976 një incident në të cilin një makinë që drejtohej nga një terrorist i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) doli jashtë kontrollit kur njeriu i IRA-s u qëllua nga trupat britanike. Makina goditi dhe vrau tre fëmijët e motrës së Maguire. Williams ishte gjithashtu dëshmitar. Brenda pak ditësh, çdo grua kishte denoncuar publikisht dhunën dhe bëri thirrje për kundërshtim masiv ndaj saj. U organizuan marshime të grave katolike dhe protestante, të numëruara në mijëra, dhe pak më vonë u themelua Populli i Paqes bazuar në bindjen se pajtimi i vërtetë dhe parandalimi i dhunës në të ardhmen ishin të mundur, kryesisht përmes integrimit të shkollave, zonave të banuara dhe sportive apo klubeve. Williams u shkëput nga Peace People në 1980, Maguire mbeti një anëtar aktiv dhe më vonë shërbeu si president nderi i grupit. Në vitin 2006, Maguire iu bashkua Williams-it dhe fituesve të çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, Jody Williams, Wangari Maathai dhe Rigoberta Menchú për të themeluar Iniciativën e Grave Nobel. Ajo foli kundër luftërave të udhëhequra nga SHBA në Irak (2003-2011) dhe Afganistan (2001-2014).

[11] Henry Kissinger, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1973 dhe ai organizoi bombardimet sekrete të Kamboxhias dhe Laosit për Presidentin Nixon rreth asaj kohe. Menjëherë pas kësaj, doli në dritë se në atë fushatë, spitalet ishin në shënjestër rutinë për bombardime. (The Nation)

[12] Kryqit të Kuq, tashmë kishte marrë tre Çmime Nobel për Paqen.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.