Dardan Osmanaj
Dhe sot e pamë fytyrën e tij.
Miliona euro janë harxhu sot nga militantë që mezi e mbyllin muajin. Biletë, benzinë, një kafshatë bukë, një qofte… para të nxjerra me djersë. Para që mungojnë në shtëpi. Para që mungojnë për fëmijë. Para që mungojnë për jetë.
E ndërkohë, pyes:
A e dini sa ish-ushtarë të UÇK-së e UÇKN-së sot jetojnë në heshtje, në varfëri, me trauma që askush nuk ua shëroi?
A e dini sa prej tyre, pas luftës, u thyen nga brenda?
Sa u mbytën nga kujtimet?
Sa e vranë veten, sepse luftën e mbijetuan, por paqen kurrë nuk e gjetën?
Disa, pas luftës, u bënë milionerë.
Të tjerët, heronjtë e vërtetë, mbetën pa bukë.
Pa përkrahje.
Pa dinjitet.
Pa zë.
Respekt për ata që luftuan për këtë vend.
Respekt për uniformën që u mbush me baltë e gjak.
Respekt për ata që sot nuk kërkojnë asgjë, veçse të mos harrohen.
Por le ta themi troç:
Këto shfaqje nuk u hyjnë në punë atyre.
Nuk ua shërojnë plagët.
Nuk ua paguajnë terapinë.
Nuk ua ushqejnë fëmijët.
Patriotizëm do të ishte t’u ndihmojmë familjeve të dëshmorëve për Vitin e Ri.
Patriotizëm do të ishte të mos e lëmë ish-ushtarin vetëm me makthet e tij.
Patriotizëm do të ishte të mos e përdorim luftën si kartë politike, ndërsa luftëtarin ta harrojmë.
Flamuri nuk është dekor.
Lufta nuk është slogan.
Drejtësia nuk është marshim i organizuar nga xhepat e të varfërve.
Populli nuk është karburant.
Dhembja nuk është mjet.
Dhe nderi nuk ndërtohet mbi varfërinë e atyre që dhanë gjithçka.
Kujdesuni për njerëzit, jo për skenat.
Sepse një shtet që i harron luftëtarët e vet,
nuk ka drejtësi — ka vetëm zhurmë












I respektuari Dardan Osmanaj!
Po i bie shkurt KOMENTIT
Kam lexuar se ka tri lloje mendimesh:
1. Mendimi yt,
2. Mendimi im, dhe
3. MENDIMI I DUHUR
Të mënçurit e zgjedhin TË TRETIN.
Po, është emocional.
Sepse flas për njerëz që sot jetojnë në varfëri, me trauma dhe të harruar.
Nëse kjo nuk të bën emocional, problemi nuk është mendimi im.
Lufta nuk ishte “mendim i ftohtë”, ishte dhimbje, sakrificë dhe gjak.
Kush sot flet pa ndjerë asgjë, vështirë se ua di vlerën atyre që dhanë gjithçka.
“Mendimi i duhur” nuk lind nga indiferenca,
por nga përgjegjësia morale ndaj atyre që u lanë pas.
I nderuar, faleminderit për komentin dhe respekt